Autor: TV News
Presidenti i SHBA, Donald Trump, dekalroi këtë të enjte se brenda dy javësh do të jetë më e qartë nëse ka shanse reale për paqe. “Do të thosha se brenda dy javëve të ardhshme do ta dimë, në një mënyrë apo tjetër. Nëse jo, mund të na duhet të ndjekim një qasje tjetër,” u shpreh Trump gjatë një interviste telefonike për gazetarin konservator Todd Starnes. Presidenti i SHBA nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e tij apo përmbajtjen e bisedimeve. Trump zhvilloi takime të ndara me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë të premten dhe me homologun ukrainas Volodymyr…
Sot pasdite, rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident, ku dy automjete u përplasën si pasojë e një parakalimi të gabuar. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Drita – Differdange 03. Pjesa e parë e duelit ka përfunduar me avantazhin e ekipit të Dritës, shkruan GazetaBlic Sport. Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e realizoi, Albert Dabiqaj, pas asistimit të Veton Tushës. Dabiqaj realizoi në minutën e 30’të të sfidës. Kujtojmé se kjo ndeshje po luhet për kualifikim në Conference League. /GazetaBlic Sport
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me presidentin Vladimir Putin, që do të synonte gjetjen e një zgjidhjeje për luftën e nisur nga pushtimi rus. Në një reagim në rrjetet sociale, Zelensky tha se sulmet masive ajrore të Rusisë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës janë dëshmi se Moska nuk është e interesuar për paqe. “Aktualisht, sinjalet që po dërgon Rusia janë shumë të qarta, për të mos thënë të pahijshme. Ata po përpiqen të shmangin nevojën për të organizuar një takim,” deklaroi ai në fjalimin…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet lokale të tetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të votohet për certifikimin apo jo të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit,…
Ekipi shqiptar, KF Shkëndija sonte ballafaqohet me Ludogorets në “Play Off” të kualifikimeve për Europa League. Shkëndija e mirëpret ekipin bullgar me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes për kualifikimin në garën e madhe, Europa League, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve. Ja përbërjet: Shkëndija: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Webster, Ramdani, Alhassan, Tamba, Zejnullai, Latifi, B. Ibrahimi Ludogorets: Padt, Nedyalkov, Almeida, Nachmkas, Son, Stanic, Duarter, Naressi, Choular, Bile, Marcus /GazetaBlic Sport
Janë dashur pothuajse katër javë për të arritur marrëveshjen, por tashmë Uashingtoni dhe Brukseli kanë dalë me një deklaratë të përbashkët që vulos marrëveshjen mbi tarifat doganore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dokumenti është fryt i takimit në Skoci mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Pas shpalljes së marrëveshjes për vendosjen e tarifave prej 15%, më 27 korrik, u krijua shumë paqartësi rreth sektorëve dhe produkteve të përfshira apo të përjashtuara, llogaritjeve të tarifave totale dhe angazhimeve reciproke. Vëmendje e veçantë iu kushtua sektorëve farmaceutikë dhe të gjysmëpërçuesve. Nga takimi…
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Ndërmenas të Libofshës, në Fier. Një automjet tip “Citroen”, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier. Burimet nga spitali bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në sallën e operacionit, me dëmtime më të rënda.
Skuadra shqiptare, Dinamo City e udhëhequr nga Ilir Daja do të përballet sonte me Jagellonian. Dinamo luan si mysafir i Jagellonias në ndeshjen e “Play Offit” për Conference League me fillim nga ora 20:15, shkruan GazetaBlic Sport. Dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare. Ja përbërjet:
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit. Një javë pas samitit SHBA-Rusi, Reuters ka bërë të ditur kornizat e asaj që Kremlini do të donte të shihte në një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës tre vjeçare. Në thelb, sipas burimeve ruse, Putin ka bërë kompromis dhe lëshime mbi kërkesat territoriale që kishte paraqitur një vit më parë e ku kërkonte që Ukraina ti jepte…
