Autor: TV News
Arber Veliaj, vëllai i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut për t’u marrë në pyetje. Ai ka qendruar ne ambientet e Prokurorise se Posaçme rreth 4 ore nderkohe u pyet si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në lidhje me dosjen ndaj vëllait të tij, Erion Veliaj.Pas daljes nga SPAK Arber Veliaj u shpreh per gazetaret se ka arrdhur vullnetarisht per te sqaruar pozicionin e tij.Kujtojme qe tre jave me pare Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi nje ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se prania e trupave të huaja në territorin ukrainas nuk mund të pranohet nga Moska. Kjo deklaratë u bë gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar. Sipas Ministrit të Jashtëm rus, diskutimet që po zhvillohen midis Perëndimit dhe palës ukrainase tregojnë se ka plane që lidhen me ofrimin e garancive përmes ndërhyrjes ushtarake nga forcat e huaja në zona specifike të Ukrainës. “Siç duket, të gjitha këto mendime lidhen në thelb me perspektivën e ndërhyrjes ushtarake të huaj në një pjesë të territorit ukrainas “, tha ai. Lavrov shprehu shpresën…
Ndërsa edhe pak ditë kanë ngelur nga ardhja e shtatorit dhe nisja sesioni të ri parlamentar, ende nuk ka një informacion të qartë në lidhje me atë që pritet të bëjë opozita dhe kursin që do të ndjekë, referuar faktit që PD nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatin e dalë prej tyre. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD Sali Berisha, i pyetur në lidhe me atë çfarë pritet të ndodhë në shtator, ka preferuar të mos japë një panoramë të qartë. Sipas tij asnjë vendim nuk është marrë ende.
Personi më i vjetër në botë feston sot 116-vjetorin. Ethel Caterham, e cila jeton në një shtëpi të moshuarish në Lightwater, Surrey (Britani), u bë personi më i vjetër në prill pas vdekjes së murgeshës braziliane, motër Inah Canbarro Lucas, në moshën 116 vjeçare. Caterham ka lindurmë 21 gusht 1909, tre vjet para katastrofës së Titanikut, tetë vjet para Revolucionit Rus dhe jetoi gjatë dy luftërave botërore. E lindur në Shipton Bellinger, Hampshire, ajo u rrit në Tidworth në Wiltshire. Gjatë adoleshëncës ajo punoi si dado në Indi dhe më vonë jetoi në Hong Kong dhe Gjibraltar me bashkëshortin e saj Norman,…
Kryetarja e Komisionit përgjegjës për Kulturën Ina Zhupa ka kërkuar nga ministri përgjegjës për kulturën Blendi Gonxhe që menjëherë të ngrihet një grup ekspertësh për të vlerësuar demët që shkaktuan zjarret, për mirëmbajtjen aktuale dhe përgatitjen për restaurimin profesional sa më shpejt. Zhupa numëron se janë djegur 4 objekte kulti 1- Kisha e Senicës në Delvinë 2- Kisha e Leftehorit në Delvinë 3-Teqeja e Shemberdhenjes në Gramsh 4- Kisha në Lekel në Tepelenë. Ajo shton se “Evidentimi i këtyre dëmeve nuk mund të jetë punë rutinore e bashkive por është detyrë e MEKI, ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit” “Do…
Izraeli ka nisur fazën e parë të ofensivës së planifikuar tokësore në Gaza. Pushtimi i qytetit më të madh në veri të qytetit, që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një nga fortesat e fundit të Hamasit, do të kërkojë mobilizimin e 60 mijë rezervistëve të rinj dhe zgjatjen e shërbimit për 20 mijë të tjerë. Një numër i madh i palestinezëve po largohen nga qyteti i Gazës pasi ushtria izraelite ka nisur ofensivën. Këto plane kanë shkaktuar reagime dhe kritika të shumta si brenda Izraelit, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të frikës se kriza humanitare dhe…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar emigracionin si “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumit, shpenzimet dhe vetë punësimin. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku u referua të dhënave të fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi tek personat mbi 64 vjeç është rritur me 7.9%, duke sinjalizuar plakjen e tregut të punës. “Shqipëria nuk e ka më avantazhin konkurrues të të rinjve që punonin dhe investonin këtu; shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë,” tha Tabaku, duke…
Pavarësisht përpjekjeve për arritjen e paqes, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës. Forcat ajrore në Kiev raportuan se ushtria ruse lëshoi 574 dronë dhe 40 raketa gjatë natës, që shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha në zonat e banuara dhe në infrastrukturë. Një nga raketat goditi një fabrikë të madhe amerikane për prodhimin e pajisjeve elektronike në perëndim të Ukrainës, duke sjellë shkatërrime të mëdha. Sulmet e fundit u kryen disa ditë pasi Presidenti Volodymyr Zelensky u takua me Presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë në Uashington, për të diskutuar mbi garancitë e mundshme të sigurisë për…
Dashi Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme. Demi Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift. Binjakët Nëse jeni…
AC Milan ka vendosur ta nxjerrë në shitje sulmuesin Santiago Gimenez vetëm dy javë para mbylljes së afatit kalimtar evropian. Ky vendim vjen në përputhje me performancat e tij të dobëta që nga mbërritja në San Siro. Pas mbërritjes së Massimiliano Allegrit, sulmuesi ka humbur rëndësinë në skuadër dhe largimi i tij do të ishte çelësi për financimin e nënshkrimit të Victor Boniface, sulmuesit të Bayer Leverkusen i cili ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Rossonerët. Sulmuesi meksikan, Gimenez mbërriti në San Siro gjatë afatit kalimtar të dimrit për 32 milionë euro, por vetëm në gjashtë muaj, performanca…
