Autor: TV News
Gjyqtari i famshëm amerikan, Frank Caprio, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi familja e tij. Caprio ishte diagnostikuar me kancer në pankreas. David Caprio, djali i tij, falënderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre dhe u bëri thirrje njerëzve të “përhapin pak mirësi” në kujtim të babait të tij. I njohur për dhembshurinë dhe humorin e tij në sallën e gjyqit, videot e gjyqtarit Caprio kanë pasur miliarda shikime në mediat sociale, duke i dhënë atij titullin “gjyqtari më i mirë në botë”. Pasi u diagnostikua me kancer në pankreas në vitin 2023, gjykatësi Caprio tha se ishte…
Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi i zhvilluar më 19 gusht në Paris mes ministrit të Jashtëm sirian, Assaad el-Chaibani, dhe ministrit izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer, u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe synon uljen e tensioneve në jug të Sirisë, informon gazeta prestigjioze amerikane “NYT”. Ky është kontakti i parë i njohur zyrtarisht nga pala siriane, megjithëse diskutime joformale janë mbajtur edhe më herët në qytete si Baku, Abu Dhabi dhe vetë Parisi. Në takim mori pjesë edhe…
Kampionët bullgarë të Ludogoretsit edhe pse në letër kishin rolin e favoritit, u mposhtën në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Evropës nga Shkëndija, e cila triumfoi 2-1 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. Paraqitja e kuqezinjve dëshmoi edhe njëherë se jo gjithmonë favoritët fitojnë, ndërsa gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Razgrad. Pas ndeshjes, trajneri i Ludogoretsit, Rui Mota, nuk e fshehu zhgënjimin nga paraqitja e skuadrës së tij. Ai pranoi se pas golit të epërsisë, ekipi nuk reagoi siç duhet dhe u ndëshkua nga Shkëndija. “E nisëm mirë dhe shënuam,…
Poleni veror është një nga shkaktarët më të shpeshtë të alergjive sezonale. Ai përhapet nga bari, lulet dhe bimët e tjera që lulëzojnë gjatë muajve të ngrohtë, dhe grimcat e tij mikroskopike mund të shkaktojnë reaksione tek personat e ndjeshëm. Sipas American College of Allergy, Asthma & Immunology (ACAAI, 2024), ekspozimi ndaj polenit mund të provokojë teshtima të shpeshta, hundë që rrjedh, kruajtje të syve dhe lodhje. Parandalimi ▪Për t’u mbrojtur nga poleni veror, rekomandohet të ndiqen disa masa të thjeshta: ▪Qëndrimi brenda gjatë orëve me përqendrim të lartë të polenit, zakonisht mëngjesi dhe pasdite. ▪Mbajtja e dritareve të mbyllura…
Mburoja bërthamore e Rusisë duhet të përmirësohet në vitet e ardhshme përballë kërcënimeve kolosale, tha kreu i korporatës shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse RIA. “Tani, në situatën aktuale gjeopolitike, është një kohë kërcënimesh kolosale për ekzistencën e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse mburoja bërthamore, është një garanci e sovranitetit tonë”, tha Alexei Likhachev, sipas RIA. “Sot e kuptojmë se mburoja bërthamore duhet patjetër të përmirësohet në vitet e ardhshme”, shtoi ai. Sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë Ndërkohë, Rusia nisi sulme masive me dronë dhe raketa në disa qytete në Ukrainën perëndimore herët këtë mëngjes. “Një person u vra dhe dy…
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kritikuar paraardhësin e tij, Joe Biden, për moslejimin e Ukrainës të “luftojë” kundër Rusisë. Trump shpeshherë sulmon ish-rivalin e tij, i cili e mundi në zgjedhjet e vitit 2020. Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Trump e ka krahasuar Ukrainën me “një ekip të shkëlqyer në sport që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë në sulm”. “Nuk ka asnjë shans për të fituar!” shtoi Trump. “Është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e pushtuesit. Është njësoj si një skuadër e…
Mesfushori i Ludogorets, Deroy Duarte, nuk e fshehu zhgënjimin e tij për humbjen 2:1 ndaj Shkendijës në ndeshjen e parë midis dy ekipeve në fazën “Play Off” të Ligës së Evropës. “Mendoj se pas golit të parë nuk bëmë presion aq sa duhej. Humbëm shumë topa, Shkendija bëri shumë kundërsulme kundër nesh. Kjo u dha atyre besim dhe shënuan 2 gola kundër nesh”, tha golashënuesi i Ludogorets. “Nuk i nënvlerësova. Mund të gjejmë shumë justifikime, por Shkendija ishte skuadra më e mirë dhe për këtë arsye humbëm”, potencoi ai. Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet pas 1 jave në Bullgari.…
Zelensky: Jam gati për një takim me Putinin, SHBA të reagojë fuqishëm nëse presidenti rus thotë “jo”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve mbrëmë se është gati për një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin. “Ne synojmë të organizojmë një takim trepalësh në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së”, sqaroi ai. Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se do të donte të shihte një “reagim të fortë” nga Uashingtoni nëse presidenti rus nuk dëshiron të ketë një takim me të. Ai shtoi se nuk është e qartë se çfarë lëshimesh do të ishte e gatshme të bënte Moska. “Unë iu përgjigja menjëherë një propozimi për një takim dypalësh: ne jemi gati. Por çfarë ndodh…
Igli Tare vijon të konfirmojë emrin e tij si një prej arkitektëve më të aftë të merkatos dhe këtë gjë po e tregon me Milanin. Sipas mediave italiane sulmuesi nigerian Victor Boniface është në prag të kalimit te kuqezinjtë, një tjetër lëvizje që mban vulën e Tares. Sipas “Fabrizio Romano”, palët kanë arritur një marrëveshje verbale: 5 milionë euro tarifë huazimi, 24 milionë euro opsion blerjeje (jo i detyrueshëm) dhe kontratë deri në vitin 2030. Hapi i radhës pritet të jenë vizitat mjekësore, përpara se të hidhen firmat në kontratë. Boniface, i cili spikati dy sezonet e fundit si një…
Albion Rrahmani po kalon një superformë këtë fillim sezon. Ylli kosovar po vazhdon të lërë gjumë te skuadra çeke, Sparta Praga. Rrahmani sonte shënoi një trjetër gol, në fitoren 2-0 ndaj Rigas, ndeshje kjo e vlefshme për play-offin e Conference League. Sparta shënoi fitore me rezultat 2-0, derisa javën e ardhshme e luan ndeshjen e kthimit, ku ka gjasa të mira të kualifikohet në fazën e grupeve. Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Albion Rrahmanin, në shtatë ndeshje zyrtare.
