Autor: TV News

Koreja e Veriut ka ndërtuar një bazë ushtarake sekrete pranë kufirit të saj me Kinën, e cila mund të strehojë raketat balistike më të reja me rreze të gjatë veprimi të Phenianit, sipas një studimi të ri. Baza operative e raketave Sinpung-dong “e padeklaruar” ndodhet rreth 27 km (17 milje) larg kufirit kinez, tha në një raport të publikuar të mërkurën organizata me seli në Uashington, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Studimi tha se objekti në provincën e Pyonganit të Veriut ka të ngjarë të strehojë gjashtë deri në nëntë raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) të afta për të…

Read More

Palestinezët po ikin nga disa pjesë të qytetit të Gazës pasi ushtria izraelite filloi fazat e para të një ofensive tokësore të planifikuar, thonë zyrtarët në qytet, raporton BBC. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka ripërsëritur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm “për të shmangur vdekjen dhe shkatërrimin” që një sulm do të “shkaktonte në mënyrë të pashmangshme”. Izraeli dëshiron të sinjalizojë se po ecën përpara me planin e tij për të pushtuar të gjithë qytetin e Gazës, pavarësisht kritikave ndërkombëtare. Qindra palestinezë në lagjet Zeitoun dhe Sabra të qytetit të Gazës janë larguar drejt pjesës veriperëndimore të…

Read More

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti. Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Sekuestrohen dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në…

Read More

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.91%, nga 2.69% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë ka përvijuar gjithashtu një tendencë të qëndrueshme të rritjes me bazë vjetore. Në qershorin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.29% Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024. Inflacioni bazë…

Read More

Shkëndija, përpara dy ndeshjeve të vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Evropës ndaj Ludogoretsit, ka qenë aktive edhe në afatin kalimtar dhe pasditen e sotme zyrtarizoi afrimin e saj të radhës. Mazari rikthehet në elitën e futbollit të Maqedonisë, i cili te Shkëndija vjen nga radhët e skuadrës së Ligës së Parë kroate, Varazhdin. Marrëveshja mes klubeve është arritur për një huazim njëvjeçar. Sulmuesi 24-vjeçar pati një periudhë jo shumë të suksesshme në Kroaci, ku sezonin e kaluar zhvilloi vetëm gjashtë ndeshje. Shkëndija e kishte ndjekur me vëmendje situatën dhe duket se afrimi i Mazarit do të ndihmojë shumë repartin…

Read More

Frenkie de Jong dhe Barcelona po bëjnë përparim të konsiderueshëm drejt rinovimit të kontratës, me përfaqësuesit e rinj të mesfushorit holandez që takohen me drejtorin sportiv Deco në Ciudad Deportiva të mërkurën. Bisedimet, të cilat kishin ngecur pasi De Jong u nda nga agjenti i tij i hershëm Ali Dursun, tani janë rikthyer në rrugën e duhur, ndërsa 27-vjeçari kërkon të zgjasë qëndrimin e tij me gjigantët katalanas. Presidenti i klubit Joan Laporta kishte konfirmuar më parë se negociatat ishin duke u zhvilluar, dhe deklaratat e fundit publike të De Jong që shprehnin dëshirën e tij për të qëndruar në…

Read More

Një spec që i shton shije gatimit tuaj dhe mbron shëndetin tuaj – Sasi të vogla janë të mjaftueshme për të përfituar nga lëndët ushqyese të tij. Një pikante s’është vetëm një “prekje” e shijshme në tryezën tonë. Gjithashtu mund të forcojë zemrën dhe sytë tanë. Qoftë pluhur apo i freskët, speci djegës është i pasur me vitamina. Në veçanti, ai përmban vitaminë A, thelbësore për shëndetin e syve, organeve, sistemit riprodhues dhe sistemit imunitar. Specat djegës të kuq përmbajnë gjithashtu vitamina B6, K dhe C. Vitamina K ndihmon në ndalimin e gjakderdhjes dhe forcon kockat, ndërsa vitamina C mbështet…

Read More

Mesfushori i Ludogorets, Deroy Duarte, po e merr shumë seriozisht ndeshjen kundër Shkendisë, duke e përshkruar ekipin shqiptar si mjaft të mirë. Sipas Duarte, Shkendija ka një përzierje të mirë lojtarësh të rinj dhe me përvojë, dhe në pozicionet sulmuese ekipi është i shpejtë dhe krijues. “Para së gjithash, ata ishin kampionë sezonin e kaluar, kjo thotë shumë për ta. Ata kanë një përzierje të mirë lojtarësh të rinj dhe me përvojë, ata gjithashtu kanë personalitete. Ata janë krijues. Një ekip mjaft i mirë me një mentalitet mjaft të mirë. Ata janë mjaft të shpejtë, do të jetë një ndeshje…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim mbi vendimin e gjykatësit Hazbi Balliu, për të dhënë vendimin pro pronarëve të pallatit pa leje të konfiskuar nga shteti i cili më pas ju dha si i tillë ASHK-së. Rama ka postuar edhe kohën në të cilën gjykatësit Balliu i është dashur të japë vendimin, ku seanca gjkyqësore ka zgjatur vetëm 10 minuta, ndërsa sipas kryeministrit vetëm për të lexuar materialet e paraqitura duhen më shumë se 9 minuta. Postimi i Ramës: As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e…

Read More

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Tayyip Erdogan Vladimir Putinit në një telefonatë sot, sipas presidencës turke. Po ashtu presidenti turk Erdogan i tha Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet në lidhje me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës, tha presidenca turke. Sipas mediave të huaja, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë…

Read More