Autor: TV News
Manchester United është në kërkim të një mesfushori para mbylljes së afatit kalimtar të verës dhe një nga emrat që ka fituar më shumë vëmendje në orët e fundit është Angelo Stiller i Stuttgartit. Sipas gazetarit Ben Jacobs, 24-vjeçari gjerman është shfaqur si një alternativë e vërtetë pas vështirësive në mbylljen e nënshkrimit të Carlos Balebas, një objektiv prioritar këtë verë. Klubi anglez e konsideron nënshkrimin e Balebas të komplikuar për shkak të negociatave të vështira të Brighton dhe kostos së lartë të marrëveshjes, e cila vlerësohet në shifra marramendëse pas shitjes së lojtarëve të tjerë si Moises Caicedo dhe…
Bosnja në krizë kushtetuese, Dodik nuk pranon të largohet nga posti, çfarë pritet të ndodhë – faxweb
Tani është zyrtare: Milorad Dodik nuk është më president i Republika Srpska (RS), një nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës. Më 18 gusht 2025, Gjykata Supreme e B-H hodhi poshtë ankesën e tij kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të revokuar mandatin e tij dhe për t’ia ndaluar atij aktivitetin politik për gjashtë vitet e ardhshme. Kjo i jep fund një procesi dyvjeçar – por zbatimi i vendimit nuk do të jetë i lehtë, pasi Dodik nuk do të japë dorëheqjen pa luftuar. “Unë nuk do ta respektoj këtë. Do ta respektoj vullnetin e popullit serb. Ata ishin të…
Një seri zjarresh të qëllimshme kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme zonat e Dukatit, Drashovicës dhe Vajzës në qarkun e Vlorës, duke ngritur alarmin tek autoritetet dhe banorët lokalë. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit nW lidhje me situatën ndërsa ka shtuar se dyshohet që zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar. Zjarret u shfaqën mes orës 20:15 dhe 22:15, në një periudhë kohe që konsiderohet kritike për shkak të pamundësisë për ndërhyrje ajrore. “Anëtarët e këtij grupi kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur…
Sipas football.london, Eberechi Eze nuk ka gjasa të luajë për Crystal Palace në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Konferencës kundër Fredrikstad të enjten në mbrëmje. Fillimisht, Palace planifikoi të përdorte yllin e tyre në ndeshje, por kjo ka ndryshuar pasi Arsenali ra dakord për një marrëveshje për ta nënshkruar atë. Në vend të kësaj, Eze ka të ngjarë të jetë i pranishëm në ndeshje për t’i dhënë lamtumirën tifozëve në Selhurst Park para se t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të premten. Arsenali ka rënë dakord të paguajë deri në 68 milionë funte për Eze. /GazetaBlic Sport
Berisha: Daniel Shima u mor peng. Kreu i PD pyet Ramën: Përse e ke kërcënuar ish-zyrtarin e AKSHI-t?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ish-zyrtari i lartë i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, u rrëmbye të mërkurën. Edhe pse vetë Shima deklaroi në polici se zhdukja e tij për disa orë lidhej me një problem personal me të dashurën, lideri i opozitës, Berisha, theksoi se ish-nëndrejtori i AKSH-it u mor peng.Lexo edhe :Related Posts “Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye. Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij. Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan…
Kampionët e Kosovës, Drita do të ballafaqohet sonte me Differdange në një ndeshje tejet të rëndësishme. Drita dhe Differdange luajnë nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të “Play Off” të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet titullare të dyja ekipeve. Ja përbërjet: Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Sheji, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Ajzeraj, Tusha, Manaj Differdange: Felipe, Bredouret, Brusca, D’Anzico, Lemperuer, Rafa Pinto, Rouch, Franzoni, Borges, Artur, Hadji. /GazetaBlic Sport
Kryeministri Edi Rama, ka postuar një tjetër vido nga prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike. Në postimin e tij Rama shkruan se ky nuk është aksion, por një transfromim i ri për një Tiranë dhe qytete të tjera më të pastra dhe më të gjelbra. Postimi i Ramës: Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin🖐️
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vazhduar sulmet personale ndaj homologut australian, Anthony Albanese, lidhur me vendimin e Qeverisë australiane për të njohur një shtet palestinez, duke thënë se karriera politike e Albaneses është njollosur përgjithmonë. Raportet diplomatike mes Australisë dhe Izraelit janë përkeqësuar që kur Qeveria e Albaneses javën e kaluar njoftoi se do të njihte një shtet palestinez. Edhe Franca, Britania dhe Kanadaja kanë paralajmëruar se do të njohin një shtet palestinez. Ky vendim e nxiti Netanyahun që të sulmonte personalisht Albanesen dhe ai vazhdoi sulmet ndaj udhëheqësit australian gjatë një interviste për Sky News Australia. “Mendoj se karriera e…
Skuadra e Dritës ka fituar ndaj Differdange 03 me rezultatin 2:1 në Play Off të Conference League. Drita ka fituar me golat e Dabiqaj dhe Krasniqit, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit të madh, megjithatë duhet pritur edhe ndeshja e kthimit pas një jave. Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani u shpreh i lumtur me fitoren e ekipit të tij. “Dje e thashë që nuk më intereson loja, por më interson, sot e morëm fitoren, i përgëzoj futbollistët për sonte, sepse nuk e kishim freskinë dhe ndeshja u bë e vështirë, e dini pse (ndeshja me Ferizaj). Kjo është shenjë…
Vitet e fundit, zona e Hamallajt ka përjetuar një rritje të ndjeshme të frekuentimit nga turistë vendas dhe të huaj, duke u shndërruar nga një destinacion i qetë bregdetar në një pikë të rëndësishme të hartës turistike shqiptare. Afërsia me kryeqytetin dhe Durrësin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, si dhe prezenca e projekteve moderne rezidenciale, kanë kontribuar që Hamallaj të vendoset në qendër të vëmendjes si shembull i zhvillimit të qëndrueshëm turistik në bregdetin shqiptar. Ky zhvillim nuk është vetëm një proces lokal, por pjesë e një transformimi më të gjerë të tregut turistik, ku bregdeti po bëhet gjithnjë e më…
