Autor: TV News

Një mjet fluturues hapësinor pa pilot, i ndërtuar për ushtrinë amerikane dhe i aftë të qëndrojë në orbitë për qindra ditë pa ndërprerje, u lëshua me sukses mbrëmjen e djeshme (e enjte) nga baza e Cape Canaveral, në Florida, me anë të një rakete Falcon 9 të kompanisë SpaceX. Lëshimi u krye në orën 23:50 me orën lokale dhe u transmetua drejtpërdrejt nga kompania e Elon Musk. Liftoff! pic.twitter.com/oQFgBJqWg3 — SpaceX (@SpaceX) August 22, 2025 Anija pa pilot, e quajtur X-37B, është ndërtuar nga kompania Boeing. Ka pamjen e një mini-anije kozmike dhe ka realizuar tashmë shtatë fluturime afatgjata, duke…

Read More

Në një operacion të gjerë policor, forcat e Policisë së Korçës arrestuan sot shtetasin në kërkim Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç. Ai ishte në arrati që prej muajit korrik, kur dyshohet se plagosi me armë zjarri dy shtetas, Gëzim Hoxhaj (32 vjeç) dhe Ernest Lama (24 vjeç), në qytetin e Sarandës. Zoto u kap në qendër të qytetit të Korçës, teksa udhëtonte me një mjet tip “Audi”. Arrestimi u realizua me pjesëmarrjen e forcave të shumta policore, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan disa armë zjarri dhe u shoqëruan disa persona të tjerë të dyshuar. I…

Read More

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht shitjen e mesfushorit Douglas Luiz te skuadra e Ligës Premier, Nottingham Forest, në një marrëveshje të përhershme, për një shumë totale prej 31.5 milionë eurosh. Bianconerët kanë dhënë një shpjegim të plotë të detajeve financiare të përfshira në transferimin e brazilianit te klubi anglez. Douglas Luiz teknikisht do të kalojë në një marrëveshje huazimi për një sezon me një kosto prej 3 milionë eurosh, me një detyrim blerje të vendosur në 25 milionë euro, i cili paguhet në katër këste, plus bonuse deri në 3.5 milionë euro, të cilat nëse arrihen, do ta çojnë koston e…

Read More

Presidenti kinez Xi Jinping do të presë homologun e tij rus Vladimir Putin, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe më shumë se 20 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish këtë muaj për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, tha të hënën Pekini. Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të mbahet në qytetin e Tianjin më 31 gusht dhe 1 shtator. SCO përbëhet nga 10 vende, përfshirë Kinën, Rusinë, Iranin, Indinë, Pakistanin dhe vendet e Azisë Qendrore. Synon të kundërshtojë organizatat perëndimore dhe të forcojë bashkëpunimin midis vendeve anëtare në fusha të tilla si politika, siguria, lufta kundër terrorizmit dhe tregtia. Më…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë më 2 gusht 2025, ku një 28-vjeçar mbeti i plagosur. Policia ka ndërmarrë veprime  hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri tani është arrestuar një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa autori i dyshuar i plagosjes vijon të jetë i lirë. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Njoftimi i policisë: Tiranë     Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, te Fresku, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar. Vihet në pranga…

Read More

DASHI Ky muaj ju sheh aktivë falë mbështetjes së Diellit dhe Merkurit. Është një muaj me shumë mundësi dhe frymëzim. Krenaria tipike e kësaj shenje mund të transformohet në një shtysë pozitive, por gjithashtu rrezikon t’ju zërë në kurth nëse tejkaloni kufijtë tuaj. DEMI Është koha të shkëputeni nga e kaluara, të lini mënjanë pasiguritë dhe të shpikni diçka të re. Është koha ideale për të bërë një deklaratë ose për të kaluar një ditë të veçantë me të dashurin tuaj. BINJAKËT Idetë po rrjedhin shpejt gjatë kësaj periudhe, pothuajse sikur mendja juaj të jetë çliruar nga një vello që…

Read More

Igli Tare ka bindur tifozët e Milanit se është një drejtor sportiv i cili di të nxjerr fitime mbi çmimin e tregut për lojtarë që pakkush i vlerësonte që shumë. Por mbështetësit kuqezinj kanë filluar ta cilësojnë si “magjia më e madhe” e drejtuesit sportiv shqiptar atë që do të finalizojë në ditët në vijim me një lojtar i cili është prej kohësh i padëshiruar në klubin kuqezi. Mediat italiane raportojnë se më në fund Milani do të shpëtojë nga Divok Origi. Lojtari belg, i afruar me bujë nga Liverpuli, nuk ia doli kurrë të linte shenjë në radhët e…

Read More

Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefshme të SHBA-së, për çdo shkelje që mund të çojë në dëbim. Kjo është pjesë e masave gjithnjë e më të ashpra kundër të huajve që kanë leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Në një përgjigje me shkrim për Associated Press, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se të gjithë personat me viza – përfshirë turistët e huaj – i nënshtrohen kontrollit të vazhdueshëm për të parë nëse kanë bërë diçka që i bën të papërshtatshëm për hyrje ose qëndrim në SHBA.…

Read More

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Gramshit, pasi u kap duke ndezur zjarr në një zonë pyjore në fshatin Bersnik i Poshtëm. Bashkë me të u procedua penalisht edhe babai i tij 70-vjeçar. Zjarri shkaktoi djegien e një sipërfaqeje pylli dhe rrezikoi banesat përreth. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Njoftimi i policisë: Gramsh/Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik i Poshtëm, që dogji një sipërfaqe pylli dhe rrezikoi banesat përreth, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, procedohet penalisht babai i tij.     Si rezultat i veprimeve…

Read More

Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk pranon paqen sipas kushteve të diktuara nga Izraeli, kërcënoi sot Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. “Së shpejti portat e ferrit do të hapen për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit në Gaza, derisa ata të pranojnë kushtet e vendosura nga Izraeli për t’i dhënë fund luftës, kryesisht lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin” e lëvizjes islamiste palestineze”, shkroi ministri në llogarinë e tij X. “Nëse ata nuk pranojnë, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah ose Beit Hanoun”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve në Rripin e Gazës që janë shkatërruar kryesisht…

Read More