Autor: TV News

Mesfushori portugez Renato Sanches i është bashkuar Panathinaikosit në formë huazimi, raportoi klubi francez Paris Saint-Germain (PSG) në një deklaratë pa zbuluar detaje të mëtejshme mbi kushtet ose kohëzgjatjen e marrëveshjes. Panathinaikos grek njoftoi në një deklaratë mbërritjen e ndërkombëtarit portugez, duke e përshkruar atë si një shtesë të madhe në skuadrën e tyre për sezonin aktual. Panathinaikos synon titullin e Superligës Greke këtë sezon, pasi përfundoi i dyti pas rivalëve të tij, Olympiacos Piraeus, i cili e ngriti trofeun në vitin 2024. /GazetaBlic Sport

Read More

Dashi Energjia e ditës të shtyn drejt veprimeve të shpejta, por kujdes mos nxitohesh në vendime të rëndësishme financiare. Marrëdhëniet personale mund të kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim. Demi Një ditë e mirë për të organizuar punët dhe për të vendosur prioritetet. Financat mund të përmirësohen përmes një lajmi të papritur. Në dashuri pritet qetësi dhe stabilitet. Binjakët Do ndihesh i/e mbushur me ide dhe dëshirë për komunikim. Është moment i mirë për takime dhe projekte të reja. Kujdes vetëm që të mos “hallakatesh” shumë. Gaforrja Shëndeti dhe energjia juaj kanë nevojë për kujdes sot. Mos u lodh tepër…

Read More

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka zbuluar se ylli i ekipit, Kylian Mbappe, ka shtuar 4 kilogramë që nga Kupa e Botës për Klube. “Mendoj se ishim shumë të mirë. Dominuam më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak më shumë, por luajtëm mirë në mbrojtje. Po zhvillohemi dhe jam i lumtur”, komentoi Alonso pas fitores 3-0 ndaj Real Oviedos në xhiron e dytë të La Ligas. Për Vinicius: “Do të përpiqem të hyj në çdo ndeshje me skuadrën më të mirë. Vinicius ishte i rëndësishëm, me golin dhe asistet e tij. Dhe kjo është…

Read More

Paraditen e së hënës, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm që koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” fitoi më 11 maj, duke i dhënë fund betejës ligjore të forcave politike për zgjedhjet parlamentare. Dhe vetëm pas vendimit të gjyqtarëve të Kolegjit, Komisioni Rregullator mund të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, tre muaj e gjysmë pasi shqiptarët shprehën vullnetin me votë. Në këtë betejë të fundit për zgjedhjet parlamentare, Adriatik Lapaj ka ndryshuar padinë në Kolegjin Zgjedhor; dhe nuk kërkon më që të bëhet ai deputet, por të lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit, e…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu gjatë natës në centralin bërthamor Kursk, në perëndim të Rusisë, pasi mbrojtja ajrore e  vendit rrëzoi një dron ukrainas. Nuk u raportuan viktima ose të lënduar, megjithatë kapaciteti i centralit u zvogëlua përkohësisht. Ende nuk ka një deklaratë nga autoritetet në Ukrainë, ndërsa Kievi ka intensifikuar sulmet me dronë brenda Rusisë në muajt e fundit në përgjigje të goditjeve  të vazhdueshme ruse në vend. Ukraina thotë se sulmet synojnë shkatërrimin e infrastrukturës që është kritike për përpjekjet ushtarake të Moskës. Centrali i Kurskut gjendet 40 kilometra në perëndim të qytetit. Agjencia Ndërkombëtare për…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ky emër”, ku rikujtoi kohën e qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme të BBVK. Gjatë intervistës, bukuroshja nga Shqipëria diskutoi për një moment që kishte tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, ku modelja nga Kumanova ishte krahasuar me palaço dhe bretkosë. Vivien tregoi se kjo ndodhi për shkak të një keqkuptimi dhe se nuk kishte njohur më parë personin në fjalë. “Më mirë të merret me problemet e shtëpisë së vet se sa me problemet e Big Brotherit, se kam përshtypjen se kanë probleme më…

Read More

Mësohen identitetet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, si dhe një tjetër vajzë është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, fshat në Bashkinë Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e automjetit të aksidentuar dhe Rozina Dhimaku, pasagjere, motra me njëra-tjetrën. Ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa pasagjere në automjet, ka mbetur e plagosur. Mësohet se makina ku udhëtonin tre vajzat u përplas me një “Audi” që lëvizte me shpejtësi. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në…

Read More

Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më në fund se energjitë po punojnë në favorin e tyre. Një projekt i ri, një promovim apo një investim i menduar mirë mund të sjellin përfitime të dukshme financiare. Këshilla: Mos kini frikë të bëni hapa të guximshëm, idetë tuaja kanë potencial të lartë për sukses! Luani- Rritje profesionale dhe shpërblime konkrete Puna e palodhur e Luanëve më në fund po shpërblehet. Shtatori do t’u sjellë vlerësim profesional, oferta për role më të mirëpaguara dhe shpërblime monetare, si bonuse apo…

Read More

Ajatollah Ali Khamenei bën thirrje për unitet të shoqërisë, qeverisë dhe forcave të armatosura kundër SHBA-së dhe Izraelit, duke denoncuar përpjekjet për të minuar Republikën Islamike. Udhëheqësi suprem i Iranit i bëri thirrje popullit iranian të formojë një front të bashkuar kombëtar kundër asaj që ai e përshkroi si plane të SHBA-së për të nënshtruar vendin. Vërejtjet e tij u bënë gjatë një fjalimi në një xhami në Teheran dhe u botuan në faqen e tij zyrtare të internetit. Ndërhyrja e Khameneit vjen dy muaj pas përfundimit të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit, një luftë në të cilën SHBA-ja ishte e përfshirë përkohësisht. Duke iu…

Read More

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll. Dueli mes Ballkanit dhe Malishevës ka përfunduar pa fitues, 1:1. Malisheva e pati epërsinë në pjesën e parë, por Ballkani barazoi, teksa pas dy ndeshjeve ka 2 pikë. Në anën tjetër, Malisheva e fitoi pikën e parë në sezonin e ri në Superligë. Fitore të madhe sot shënoi Dukagjini i Ismet Munishit që në shtëpi e mposhti Gjilanin me rezultat 2:0. Nga një gol në secilën pjesë ishte i mjaftueshëm për fitoren dhe pikët e para në edicionin e ri në Superligë. Gjilani në…

Read More