Autor: TV News

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtoji 38 vjeçarin nga Franca . Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte. Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të vazhdojë të luftojë për lirinë e saj “ndërsa thirrjet e saj për paqe nuk dëgjohen”, në një fjalim drejtuar kombit në ditën e pavarësisë. “Na duhet një paqe e drejtë, një paqe ku e ardhmja jonë do të vendoset vetëm nga ne”, tha ai, duke shtuar se Ukraina “nuk është viktimë, është luftëtare”. Ai vazhdoi: “Ukraina nuk ka fituar ende, por sigurisht që nuk ka humbur.” Komentet e Zelenskyt erdhën pasi Moska tha se Ukraina kishte sulmuar objektet ruse të energjisë gjatë natës, duke fajësuar sulmet me dronë për zjarrin në një…

Read More

Një zjarr i fuqishëm ra pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Shërbimet e zjarrfikësve u njoftuan shpejt dhe mbërritën në vendngjarje me katër automjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Një pjesë e Shkozetit u përball me mungesën e energjisë elektrike për të shmangur pasojat dhe më të rënda. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll pa e lejuar zjarrin të përhapej në bizneset dhe banesat përreth. Fatmirësisht,…

Read More

Forcat izraelite kryen sulme ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të kontrolluar nga rebelët Huthi, të dielën. Forcat izraelite goditën instalimet ushtarake pranë pallatit presidencial, rezervuarët e karburantit dhe dy termocentralet. من العدوان الصهيوني الغاشم على منشآت الطاقة في صنعاء pic.twitter.com/G222gwlREI — AHMAD SLMAN (@ahmadslmanx) August 24, 2025 Sulmi u ndoq nga qendra e komandës së IDF-së në Tel Aviv nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe shefi i Shtabit Eyal Zamir. צופה בתקיפת מטוסי חיל האוויר בתימן מהבור בקריה, ביחד עם ראש הממשלה והרמטכ”ל pic.twitter.com/aF0RwUv0zH — ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) August 24, 2025 Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga…

Read More

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet britanike për zjarrvënie në një restorant në Ilford. Zjarri shpërtheu në restorantin “Indian Aroma” në zonën Ilford, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe plagosjen e disa personave. Tre persona u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kërcënuese për jetën, ndërsa dy prej tyre mbeten në gjendje kritike edhe këtë të diel. Sipas Policisë Metropolitane, dy persona të tjerë dyshohet se janë larguar nga vendngjarja përpara mbërritjes së forcave të rendit. Hetimet janë ende në zhvillim për të identifikuar këta individë. Pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga agjencia britanike PA, tregojnë…

Read More

Nuk ndalen sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e të dielës nga goditjet, 7 prej të cilëve kanë humbur jetën teksa po kërkonin ushqim. Zona me popullsi të dendur ka pësuar shkatërrime të rënda nga goditjet. Palestinezët jetojnë në kushte shumë të vështira nëpër tenda, duke u përballur edhe me urinë e shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme izraelite. Që nga tetori i vitit 2023, ushtria ka vrarë më shumë se 62 mijë palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka çuar në migrim të detyruar dhe përhapje të sëmundjeve. Nëntorin…

Read More

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji. Përmes një postimi në rrjete sociale, Arvizu shpreh dhimbjen për humbjen e një figure qw, sipas tij, kishte aftësinë e rrallë për të dëgjuar me vëmendje dhe për të kuptuar thellë zhvillimet në shoqëri. “‘Zheji i Madh’, ti dije të dëgjoje. U prehsh në paqe,” shkruan Arvizu, duke përdorur një nga nofkat që përdorej shpesh në rrethin mediatik për gazetarin. Artur Zheji u nda papritur nga jeta tw shtunwn, duke lënë pas një boshllëk…

Read More

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE” Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë intensivisht monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht: 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar. 11 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej…

Read More

Pas disfatës zhgënjyese të Milanit ndaj Cremoneses, drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, është parë në ambientet e “Casa Milan” në një takim të rëndësishëm me trajnerin Massimiliano Allegri. Sipas raportimeve nga Sky Sport, në këtë takim është diskutuar mbi strategjinë e merkatos dhe përforcimet e mundshme për skuadrën në javët e ardhshm. Pjesë e bisedimeve ka qenë edhe agjenti i futbollistit të Sporting Lisbonës, Conrad Harder, duke shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm të mesfushorit drejt Serie A. Takimi midis Tares, Allegrit dhe përfaqësuesit të Harder sinjalizon një lëvizje konkrete nga klubi kuqezi për të përforcuar skuadrën, në…

Read More

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi vijon të zhvillohet me detaje të reja tronditëse. 40-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të tyre në Volos, u paraqit këtë të diel në gjykatë. I pyetur nga gazetarët për motivin e krimit dhe nëse shprehte pendesë, ai nuk dha asnjë përgjigje, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur. Brenda ambienteve të gjykatës, ai është përballur me vajzën e tij 18-vjeçare, të cilës sipas raportimeve i ka thënë: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”, raportojnë mediat greke. Prokuroria greke ka ngritur ndaj tij akuza…

Read More