Autor: TV News

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur sot (25 gusht) apelin kundër vendimit të GJKKO-së që e la në arrest me burg. Presidenti i PL-së kërkon rishikimin e masës së sigurisë duke kërkuar një lehtësim të saj, me 3 forma “ndalimi të daljes jashtë shtetit, paraqitje përpara oficerit të policisë gjyqësore ose  garancia pasurore.” “Në kushtet e krijuara dhe persa cituam me siper, i kerkojme Gjykatës se Posaçme te Apelit ndryshimin e vendimit nr. 546 date 13.08.2025 te Gjykates Shkalles Pare kunder Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, dhe pranimin e kerkesës per zëvendesimin e mases sigurimit personal per te pandehurin…

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar. “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz. “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil. “Ukraina mund…

Read More

Gianluigi Donnarumma është gjithnjë e më afër një transferimi te Manchester City. Portieri 26-vjeçar italian ka arritur një marrëveshje personale me klubin anglez dhe mezi pret t’i bashkohet Pep Guardiolës. Përvoja dhe cilësia e tij e bëjnë atë një shtesë të dëshirueshme për ekipin e Cityt që dëshiron të ruajë dominimin në Angli dhe të garojë në nivelin evropian. Megjithatë, transferimi nuk është finalizuar ende. Ardhja e Donnarumma-s varet nga largimi i portierit të Manchester City-t, Ederson. Braziliani është lidhur me një transferim të mundshëm te Galatasaray, një klub që ka shprehur interes për shërbimet e tij. Derisa Ederson të…

Read More

Personalitete të jetës publike, politikës, miq, kolegë dhe qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji ndërsa zhvilluan homazhe në nderim të tij në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë. Artur Zheji u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare të shtunën e 23 gushtit. Homazhet zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura dhe pas homazheve do të organizohet edhe ceremonia e përcjelljes në varrezat e Tufinës. Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej…

Read More

Izraeli është gati të mbështesë Libanin në procesin e çarmatosjes së Hezbollahut, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë sot. Gjatë këtij muaji, kabineti i Libanit miratoi objektivat e një plani amerikan për çarmatosjen e grupit të lidhur me Iranin. Vendimi i kabinetit libanez për të punuar drejt çarmatosjes së Hezbollahut deri në fund të vitit 2025 ishte i rëndësishëm, tha zyra e kryeministrit izraelit, duke shtuar se nëse ushtria libaneze ndërmerr hapa drejt çarmatosjes së grupit, Izraeli do të marrë masa reciproke, duke përfshirë një reduktim gradual të pranisë ushtarake izraelite në Liban./vizionplus.tv

Read More

Bukayo Saka mund të mungojë deri në një muaj për shkak të një dëmtimi, ndërsa pjesëmarrja e Martin Odegaard në ndeshjen kundër Liverpool mbetet e pasigurt, raporton BBC. Saka pritet të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Liverpool të dielën dhe gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 të Anglisë në shtator kundër Andorrës dhe Serbisë. Reprezentuesi anglez mund të mungojë deri në katër javë gjithsej. Ndërkohë, kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, përballet me dyshime për gjendjen fizike pasi pësoi një dëmtim në shpatull në të njëjtën ndeshje kundër Leeds. Mediat tregojnë se…

Read More

Izraeli ka sulmuar spitalin “Nasser” në Gaza të hënën. Si pasojë e sulmeve të paktën 15 persona u vranë, përfshirë 4 gazetarë, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Gazetarët e vrarë janë identifikuar si Hossam al-Masri, fotoreporter me agjencinë e lajmeve Reuters, Mohammed Salama, fotoreporter me Al Jazeera, Mariam Abu Daqa, gazetare me disa media, përfshirë The Independent Arabic dhe Associated Press dhe Moaz Abu Taha, gazetar në rrjetin NBC. Më shumë se 240 gazetarë palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë. Sipas Al Jazeera, forcat…

Read More

Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram do të luajnë si titullar për Interin kundër Torinos sonte në ndeshjen e fundit të javës së parë të Serie A. Nerazzurrët kanë nevojë për tre pikët për t’u kundërpërgjigjur ndaj Napolit dhe Juventusit, të cilët fituan në debutimin e tyre kundër Sassuolos dhe Parmës respektivisht. Më poshtë gjeni formacionet e mundshme: Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Sucic, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram. Torino (4-2-3-1): Israel; Pedersen, Coco, Maripan, Biraghi; Anjorin, Ilkhan, Casadei; Ngonge, Adams, Vlasic. /GazetaBlic Sport

Read More

Elton Bani, 41vjeç, humbi jetën më 17 gusht në Itali, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve. Pasditen e së martës, më 20 gusht, u krye autopsia, rezultatet e së cilës janë publikuar ditën e djeshme.Lexo edhe :Related Posts Sipas mjekes ligjore Isabella Caristo, e cila kreu autopsinë, tre elektroda nga taseri kanë goditur Banin, duke shkaktuar një arrest kardiak fatal. Nga ekzaminimi rezulton se një nga elektrodat e para e ka prekur lehtë në pjesën e përparme të trupit, ndërsa dy të tjerat e kanë goditur në pjesën e sipërme të shpinës. Këto dy goditje të…

Read More

Emma Watson ka tërhequr sërish vëmendjen gjatë pushimeve në Saint Tropez. Aktorja 35-vjeçare u pa duke shëtitur me një fustan të zi transparent me dantella, mbi bikini të kuqe dhe atlete blu, e shoqëruar nga trajneri i saj personal. Ylli i “Harry Potter” po kalon disa ditë pushimi në Francë, vend ku ka jetuar në fëmijëri dhe ku familja e saj zotëron një vresht, shkruan DailyMail. Ajo është gjithashtu bashkëpronare e markës së xhinit Renais, që e ka krijuar me vëllain e saj, Alex. Kohët e fundit, Watson u përball me një ndalim gjashtëmujor për drejtimin e makinës në Britani, pasi…

Read More