Autor: TV News

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi sot nga Kievi se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadezë në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë të propozuara që po shqyrtohen tani nga Ukraina dhe aleatët e saj. Carney dha një konferencë për shtyp së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.Lexo edhe :Related Posts Nga ana e tij, presidenti ukrainas tha se prania e ushtarëve të huaj në Ukrainë pas përfundimit të luftës me Rusinë “do të ishte e rëndësishme”. Kryeministri kanadez ndodhej sot në Kiev me me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në vitin…

Read More

Manchester United nuk ka arritur më shuëm se një barazim 1:1 me Fulham, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Premierligë. Bruno Fernandez pati mundësinë që të kalonte “Djajtë e Kuq” në epërsi, por dështoi të shënonte nga penalltia. Rodrigo Muniz shënoi autogol për epërsinë e Manchester United në minutën e 58-të të ndeshjes. Me të hyrë në lojë, në prekjen e parë të topit Emil Smith Roëe realizoi për të barazuar rezultatin në minutën e 73-të, që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi. Me këtë barazim, Manchester United fiton pikën e parë në…

Read More

Një 40-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Korçës largimin e së bijës. Policia informon se 13-vjeçarja, sipas kallëzimit të së ëmës, është larguar nga banesa më datë 23 gusht dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej saj.“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja M. Ç., 40 vjeçe, se më datën 23.08.2025, është larguar nga banesa vajza e saj e mitur 13-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia e Korçës.

Read More

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës, duke shkatërruar ndërtesa dhe shtëpi, thanë banorët, ndërsa udhëheqësit izraelitë u zotuan të vazhdojnë me ofensivën e planifikuar në qytet. Dëshmitarët thanë se dëgjuan shpërthime pa ndërprerje gjatë natës në zonat e Zeitoun dhe Shejaia, ndërsa tanket bombarduan shtëpitë dhe rrugët në lagjen Sabra dhe disa ndërtesa u hodhën në erë në qytetin verior të Jabalia. Sulmet shkaktuan panik, duke bërë që disa familje të largoheshin nga qyteti. Të tjerë thanë se do të preferonin të vdisnin dhe të mos largoheshin. Ushtria izraelite tha të dielën se…

Read More

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri I tij, Skot Parker, jep një afat për rikthimin, dhe nuk flitet për tepër larg. Tekniku anglez deklaroi pas fitores 2-0 që skuadra e tij arriti në Premier Ligë ndaj Sandërlendit, se sulmuesi shqiptar është vetëm fare pak prapa formës së shokëve të tij, dhe se ai mund të ketë minuta që në ndeshjen e radhës. Bërnli do të luajë këtë të martë në fushën e vet ndaj Derbi Kauntit në Kupën e Ligës, apo siç njihet zyrtarisht në Angli,…

Read More

Vijon puna për rikonstruksionin e Spitalit të Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruktimi i spitalit, ku përmes një posëtimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky spital do t’i shërbyer banorëve të zonës, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë. ‘Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’i shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë’, shkruan Rama.

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ditën e sotme i dërgoi Ukrainës një mesazh për Ditën e Pavarësisë. Trump lavdëroi guximin e Ukrainës duke shtuar se Shtetet e Bashkuara besojnë në të ardhmen e tyre si një shtet i pavarur. Letra e Trump u publikua në platformën X nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha: Ne nuk do të humbasim. Udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë Presidentin Kinez Xi Jinping, Mbreti Charles III dhe Papa Leo XIV, gjithashtu dhanë mesazhe për të shënuar Ditën e Pavarësisë. Kryeministri kanadez Mark Carney shfrytëzoi rastin për të bërë vizitën e tij të parë…

Read More

Pas disfatës zhgënjyese të Milanit ndaj Cremoneses, drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, është parë në ambientet e “Casa Milan” në një takim të rëndësishëm me trajnerin Massimiliano Allegri. Sipas raportimeve nga Sky Sport, në këtë takim është diskutuar mbi strategjinë e merkatos dhe përforcimet e mundshme për skuadrën në javët e ardhshm. Pjesë e bisedimeve ka qenë edhe agjenti i futbollistit të Sporting Lisbonës, Conrad Harder, duke shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm të mesfushorit drejt Serie A. Takimi midis Tares, Allegrit dhe përfaqësuesit të Harder sinjalizon një lëvizje konkrete nga klubi kuqezi për të përforcuar skuadrën, në…

Read More

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtoji 38 vjeçarin nga Franca . Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte. Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More