Autor: TV News

Pritjes i erdhi fundi. Trajneri i Burnley, Scott Parker ka zbuluar se kur sulmuesi i Kombëtares Armando Broja do të debutojë te ekipi i ri pas transferimit nga Chelsea. Bëhet fjalë për duelin e nesërm, ku Burnley do të luajë kundër Derby Country, “Carabao Cup”, e njohur si Kupa e Ligës. “Ai nuk është shumë larg, aspak shumë larg. Siç thashë, nuk dua të rrezikoj asgjë këtu ose të marr një rrezik shumë, shumë të madh me Armandon. Ai thjesht ka nevojë për pak më shumë punë. Shpresojmë që të mund të fillojmë ta integrojmë atë, ndoshta të martën (kundër…

Read More

Sot nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi në një postim në rrjetet sociale se, kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor. Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

Read More

Katy Perry ka shkëlqyer me një paraqitje të guximshme në Miami, ku ndau fotografi nga turneu i saj Lifetimes. Këngëtarja 40-vjeçare u shfaq me një fustan rozë transparent, të ngushtë pas trupit, pa reçipeta dhe me një shall të hollë në qafë, duke tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve të saj. Ajo kompletoi pamjen me flokë të gjatë në onde të lëmuara, vathë argjendi dhe grimin e saj karakteristik me sy të theksuar dhe buzë në nuancë rozë, shkruan DailyMail. Postimi i saj u pëlqye mbi 170,000 herë dhe u shoqërua me një emoji fjongo rozë. Paraqitja e saj vjen mes…

Read More

Çështja e shtetit palestinez ka nxitur tensione mes Uashingtonit e Parisit. Ambasadori amerikan në Francë i kishte dërguar një letër Presidentit francez Macron ku i kërkonte që shteti i tij të bënte më shumë për të luftuar antisemitizmin. Letra nuk u prit mirë nga shefi i Elizesë, ndërsa këtë të hënë ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin amerikan dhe ka deklaruar se akuzat e tij janë të papranueshme. “Franca i hedh poshtë akuzat nga Kushner dhe autoritetet franceze janë plotësisht të mobilizuara për të luftuar rritjen e akteve të antisemitizmit që nga sulmi i Hamasit Në izrael më 7 tetor…

Read More

Franca ka thirrur ambasadorin amerikan, Charles Kushner, pas një letre që ai i dërgoi Presidentit Emmanuel Macron, ku akuzonte se Franca nuk kishte bërë mjaftueshëm për të luftuar dhunën antisemitizëm. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze tha se kjo ngjarje ndodhi të dielën. Kushner, i cili është hebre dhe djali i të cilit, Jared Kushner, është i martuar me vajzën e Presidentit të SHBA, Donald Trump, publikoi letrën e tij të hapur në “Wall Street Journal”, në një kohë kur raportet mes Francës, SHBA-së dhe Izraelit janë tejet të tensionuara. “Shkruaj me shqetësim të thellë për ngritjen dramatike të antisemitizmit…

Read More

Skuadra e Ferizajt e ka nisur mjaft mirë kampionatin në Kosovë, duke fituar dy ndeshjet e para, të dyja me rezultatin 1:0. Ekipi i Arsim Abazit fillimisht triumfoi ndaj kampionit aktual, Dritës, e në vikend e mposhti edhe Prishtinën e Re si mysafir, duke arkëtuar kështu pikët e plota në dy xhirot e para. Arsim Abazi, kryetrajneri i ekipit thotë se ekipi po luan shumë mirë si grup dhe kjo është arsyeja e fitoreve dhe mos pranimit të golave në dy ndeshjet hapëse të kampionatit. “Po, në dy ndeshjet e para kemi arritur dy fitore, kemi shënuar 2 gola edhe…

Read More

Është arrestuar shoferi 23-vjeçar Kevi Norra, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to. Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Norra, banues në Fier, ishte me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme. Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi…

Read More

Ushtria izraelite ka shënjestruar spitalin Nasser në Gazën jugore këtë të hënë duke vrarë rreth 20 persona. Mes viktimave janë 5 gazetarë dhe punonjës mediash. Sipas raportimeve, një sulm fillestar ndodhi gjatë orëve të paradites në pjesën e sipërme pranë taracës së spitalit. a strike targeted the Vocational Training floor in Nasser Hospital in Khan Yunis, the Vocational Training floor located in the southern part of the Nasser Medical Complex was known to be the floor of Hamas’s Ministry of Internal Affairs in Gaza. pic.twitter.com/L3x7Q373li — Ph.Gritti (@Philipp27960841) August 25, 2025 Ndërkohë që  reporterët dhe fotografët kishin mbërritur për të…

Read More

Bundesliga sapo ka filluar dhe trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, po merret tashmë me një problem të vogël që u shfaq në dhomën e zhveshjes në pushimin e ndeshjes kundër St. Pauli. Pas një pjese të parë të dobët nga Jobe Bellingham, trajneri kroat vendosi ta linte atë në dhomën e zhveshjes në pushim. Ky vendim nuk u pëlqye nga babai i tij, Mark, dhe nëna e tij, Denise, të cilat, sipas Sky Sport DE, thuhet se shkuan në dhomën e zhveshjes për të kërkuar një shpjegim. Për më tepër, pas fishkëllimës së fundit, Mark Bellingham u pa pranë…

Read More

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Britney Spears, ka bërë një postim të çuditshëm së fundmi. Ajo është shfaqur e tëra e zhveshur, derisa pozoi duke kthyer pjesën e prapme të trupit të saj nga kamera. Megjithëse, Spears këso lloj postimesh i ka bërë edhe më herët, duke ngritur pikëpyetje për shëndetin e saj mendor, derisa fansat e saj janë shprehur shpesh edhe të shqetësuar për të.

Read More