Autor: TV News
Disa njësi të Gardës Kombëtare që patrullojnë në Washington kanë filluar të mbajnë armë në një intensifikim të vendosjes ushtarake të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në kryeqytetin e SHBA-së. Anëtarë të Gardës Kombëtare të Karolinës së Jugut u panë atje me pistoleta në këllëf të dielën, shkruajnë mediat e huaja. Zhvillimi vjen pasi Trump vendosi qindra trupa në qytetin e qeverisur nga demokratët si pjesë e asaj që ai e quajti një goditje kundër krimit. Fillimisht, presidenti i SHBA-së thirri 800 anëtarë të Gardës Kombëtare të Distriktit të Kolumbias, përpara se gjashtë shtete të udhëhequra nga republikanët të dërgonin…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Aberavon Beach, pranë Neath Port Talbot në Uellsin Jugor, ku gjashtë fëmijë u gjendën në vështirësi serioze në det. Sipas autoriteteve, Port Talbot Coastguard Rescue u njoftua menjëherë pas raportimeve se disa fëmijë po rrezikoheshin nga dallgët. Tre prej tyre u shpëtuan duke përdorur një litar shpëtimi, ndërsa pjesa tjetër u nxor nga uji nga oficerët e shpëtimit që hynë vetë në det. Në operacion mori pjesë edhe Porthcawl Coastguard, ndërsa fëmijët e shpëtuar u morën në kujdes nga personeli mjekësor. Fillimisht ata u kontrolluan në vendngjarje dhe më…
Nëse do të na duhej t’i ndanim gratë në kategori sipas aromës së tyre, atëherë ndoshta do t’i ndanim në ato që mbajnë një parfum gjithë jetën e tyre dhe ato që duan të nuhasin ndryshe çdo stinë apo edhe çdo ditë. Cilado qoftë kategoria në të cilën bini, patjetër që dëshironi që parfumi juaj të zgjasë shumë dhe të mos “zhduket” pas një kohe. Disa janë më të fortë se të tjerët dhe zgjasin mjaft shumë vetëm me një spërkatje. Disa kanë nevojë për pak “ndihmë” dhe ne do t’jua japim. Para së gjithash, aromat frutore dhe lulesh zgjasin…
Afati kalimtar për basketbollistët vendorë është gati të mbyllet. Kanë mbetur edhe katër ditë deri në fund, ndërsa për dy nga lojtarët që kanë dominuar në plot edicione ende s’dihet nëse kanë nënshkruar me ndonjë ekip të Superligës. Dardan Berisha dhe Jan Palokaj, janë dy basketbollistët të cilët nuk janë zyrtarizuar nga asnjë klub. Të dy kanë një karakteristikë që kanë luajtur vetëm për nga dy skuadra të ndryshme në Kosovë, Berisha për Pejën dhe Prishtinën e Palokaj për Prishtinën dhe Yllin.
Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e kësaj të hëne në Britaninë e Madhe. Në bord ndodheshin gjithsej katër persona. Incidenti ndodhi rreth orës 09:24 pranë rrugës A3020 Shanklin Road, në Isle of Wight, kur helikopteri që po përdorej për qëllime trajnimi, u pa të rrotullohej në ajër dhe të përplasej në tokë. Pamjet nga vendngjarja treguan pjesë të rrënojave mbi rrugë. Shanklin Road u mbyllu dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën. Helikopteri u ngrit në fluturim nga Sandown Airport dhe qëndroi vetëm shtatë minuta në ajër para se të rrëzohej në një fushë pranë rrugës Shanklin. Një…
Pas përfundimit të pistës së Victor Boniface, AC Milan ka zhvendosur vëmendjen te talenti danez Conrad Harder, i cili pritet të bëhet sulmuesi më i ri i kuqezinjve. Sipas mediave italiane, gjithçka u bë e qartë të dielën në mëngjes gjatë takimit në Casa Milan, ku morën pjesë drejtori Giorgio Furlani, Igli Tare dhe trajneri Massimiliano Allegri. Pak para mbërritjes së trajnerit, nga selia doli edhe agjenti i Harder, duke treguar qartë se negociatat kishin hyrë në fazën përfundimtare. Një tjetër detaj që shtoi zërat për transferimin ishte prania e agjentit të lojtarit në San Siro për ndeshjen ndaj Cremonese,…
Mërgim Pefqeli ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll. Pefqeli realizoi gol në ndeshjen ndaj Gjilanit, që skuadra e tij e fitoi me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport. Më poshtë keni njoftimin e plotë të FFK-së dhe deklaratën e lojtarit: “Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e dytë në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të KF Dukagjinit, Mërgim Pefqeli. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të…
Qasja e Ukrainës në shërbimin e internetit satelitor Starlink, mund të bllokohet për shkak të vetos së presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki në një projektligj për ndihmë për refugjatët, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri polak të hënën, teksa konflikti mes Qeverisë dhe kreut të shtetit sa shkon e thellohet. Polonia e paguan shërbimin e Starlinkut për Ukrainën, duke mundësuar shtrirjen e internetit në këtë shtet dhe në zonat ku janë të pociozionuara forcat ushtarake ukrainase, të cilat luftojnë pushtuesit rusë. Presidenti polak, Nawrocki i ka vënë veton projektligjit për vazhdim të ndihmës financiare për refugjatët ukrainas dhe i ka bërë…
Karyeministri Edi Rama ka ndarë një artikull të medias prestigjoze “The New York Times”, e cila e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje. “Prestigjiozja amerikane “The New York Times”, e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje. Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO”-shkruan Rama krahas linkut.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar. “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz. “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil. “Ukraina mund…
