Autor: TV News

Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Dy javë para se të mblidhet Parlamenti i ri, kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, përsëriti se 11 maji ishte farsë elektorale, duke hequr paralele mes zgjedhjeve parlamentare dhe procesit elektoral të vitit 1946, pas të cilit në Shqipëri u vendos diktatura komuniste. “Po afrohet momenti kur PD do marrë vendimet përkatëse. Një gjë është e sigurtë, se PD këto zgjedhje nuk do i njohë kurrë. Të njohësh këto zgjedhje do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, krimi më i madh elektoral në histori…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar të hënën një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar sistemin gjyqësor që t’i ndëshkojë ata që djegin apo përdhosin flamurin amerikan. “Nëse digjni një flamur, ju do të burgoseni për një vit, pa mundësi për të dalë më herët”, ka thënë Trump teksa e ka nënshkruar urdhrin në Zyrën Ovale. Urdhri udhëzon gjyqtarët që t’i ndëshkojnë njerëzit që shkelin ligjet për përdhosjen e flamurit dhe të ngrejnë padi për të sqaruar fushëveprimin e Amendamentit të Parë lidhur me këtë çështje. Ai, gjithashtu, ka kërkuar që shkelësve t’iu pezullohen vizat, lejet e qëndrimit dhe procedurat e…

Read More

Kryeministri Edi Rama është kthyer sot në zyrën e tij në godinën e qeverisë, për herë të parë pas pushimeve të verës. Pushimet kanë përfunduar edhe për kabinetin qeverisës, por edhe për deputetët, të cilët pritet të marrin mandatin më 10 shtator, kur pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Parlamentit të ri. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ekipi me të cilin Edi Rama do të vendosë të drejtojë vendin, pasi shqiptarët i dhanë një mandat të katërt në krye të qeverisë. Tradicionalisht, lideri i mazhorancës i ka shpallur emrat e ministrave të rinj në Asamblenë…

Read More

Kasımpaşa ka bërë një ofertë zyrtare për Mërgim Berishën, sulmuesin 27-vjeçar që aktualisht luan te Hoffenheim, por ka mbetur i harruar. Interesimi i Kasımpaşas u raportua nga gazetari Yagız Sabuncuoglu, i cili konfirmoi se klubi turk ka paraqitur një propozim formal për transferimin e lojtarit te Hoffenheimi. Kontrata e Berishës me Hoffenheim skadon në vitin 2027, dhe vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 3.5 milionë euro. Të tjera klube, përfshirë Kayserispor dhe Hertha BSC, gjithashtu janë lidhur me lojtarin, që dikur refuzoi Kosovën për Gjermaninë, por asnjëherë nuk arriti të bëjë hapin e madh. Nëse vendos të…

Read More

Siria ka thënë të hënën se Izraeli i ka dërguar 60 ushtarë për të marrë kontrollin e një zone brenda kufirit sirian, afër malit Hermon, në një operacion që ia ka shkelur sovranitetin dhe përbën kërcënim të mëtejmë për sigurinë rajonale. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se trupat kanë kryer aktivitet rutinor në një zonë në jug të Sirisë, mirëpo nuk kanë operuar në Beit Jin, zonë e afërt me kufirin me Libanin dhe afër malit Hermon. Ky incident vjen teksa dy shtetet janë të angazhuara në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara për ulje tensionesh në…

Read More

Një shtetas italian është arrestuar nga policia shqiptare në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në vendin tonë një automjet të vjedhur. Në pranga ka rënë 38-vjeçari G.L. Makina që ai tentoi të trafikonte në Shqipëri rezulton se është e vjedhur para 1 muaji në Itali. Pas verifikimit të rastit, ai u arrestua për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian. Sekuestrohet automjeti. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet…

Read More

Milan ka tentuar sërish për sulmuesin danez Rasmus Højlund, por gjithçka tregon se e ardhmja e tij do të jetë në Napoli. Sipas raportimeve nga “Gazzetta”, kuqezinjtë kanë rifilluar kontaktet me menaxherët e lojtarit, duke bërë një telefonatë të drejtpërdrejtë nga “Casa Milan” për të kuptuar nëse pozicioni i sulmuesit kishte ndryshuar. Kërkesa e qartë e Højlund ka qenë gjithmonë një: nëse huazohet, atëherë vetëm me një obligim blerjeje të kushtëzuar, gjë që e bënte operacionin më të ndërlikuar për drejtuesit rossonerë. Ndërkohë, Napoli ka marrë një epërsi të dukshme në këtë garë. Drejtori sportiv Giovanni Manna dhe përfaqësuesit e…

Read More

Kryeministri Benjamin Netanyahu pohoi se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi këtë të hënë në spitalin Nasser. Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se autoritetet ushtarake po kryenin një hetim të plotë për atë që ndodhi. “Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza”, tha Netanyahu. “Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë. Lufta jonë është me terroristët e Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe sjellja e pengjeve tona në shtëpi”, shtoi ai.

Read More

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive. Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.Në mbështetje të forcave në…

Read More

Në orën 20:45 në “Giuseppe Meazza”, Interi i trajnerit Cristian Chivu do të hapë sezonin e ri të Serie A përballë Torinos së Marco Baronit. Për zikaltërit, lajmi kryesor është mungesa e Hakan Calhanoglu për shkak të skualifikimit. Në vend të tij, Chivu ka vendosur një zgjidhje interesante: Nicolo Barella do të luajë si organizator loje, ndërsa Luka Sucic do të vendoset në rolin e mezalles. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Dumfries dhe Dimarco do të mbulojnë krahët, ndërsa në sulm rikthehet dyshja e zakonshme: Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Mbrojtja përbëhet nga Pavard, Acerbi dhe Bastoni, me Yann Sommer mes…

Read More