Autor: TV News
Xhesild Kapllanaj është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran, merr kështu sulmuesin 19-vjeçar, nga ekipi i moshave, duke e sjellë në ekipin e parë dhe vendosur nën urdhrat e trajnerit Martini. Në sezonin që lamë pas, sulmuesi i krahut të djathtë mori pjesë në 9 ndeshje në Kategorinë Superiore U21. Ai ia doli që të shënonte 1 gol, me të cilin ka fituar besimin e ekipit të parë. Ndërkohë që lajmin për firmën me futbollistin shkodran, e ka bërë vetë klubi “kuqeblu”. Këta të fundit kanë publikuar një video mjaft të bukur, ku prezantohet 19-vjeçari.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se puna për shembjen e objekteve pa leje, nuk do të ndalet. Shefi i qeverisë paralajmëron paketë të re masash për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës në nivele të ndryshme. Rama ka ndarë gjithashtu pamjet nga prishja e një objekti në Kepin e Rodonit. Rama: Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët…
Një delegacion ukrainas do të zhvillojë një sërë takimesh me aleatët e saj amerikanë këtë fundjavë për të zhvilluar një plan bazë për garancitë e sigurisë. Takimi u njoftua nga presidenti Volodymyr Zelensky, pasi u takua me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg. Në fokus të bisedimeve ishte situata e luftës në Ukrainë. Më herët presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin. Takime që u pasuan me një tjetër tryezë, ku këtë herë ishin edhe liderë europiane dhe presidenti Volodymir Zelensky. Fokusi i të cilave ishte arritja e një marrëveshje për paqen.
Arsenali është duke bërë presion për të siguruar shërbimet e Piero Hincapie. Pas lajmeve të djeshme që mesfushori ka kërkuar largim të menjëhershëm nga Bayer Leverkusen, londinezët kanë filluar kontaktet. Hincapie i ka dhënë dritën jeshile Arsenalit, derisa londinezët janë të informuar për klauzolën e lojtarit në çmimin 60 milionë €. Farmaceutikët madje janë të gatshëm që edhe nën atë shumë ta largojnë lojtarin. Duhet kujtuar që edhe Tottenhami është njëra nga skuadrat e interesuara për ekuadorianin.
Vendimin që e la në burg para dy javësh, Ilir Meta e ka çuar në Apelin e Posaçëm. Ai mbrohet me pretendimin se gjyqtari Erion Çela ka paragjykuar procesin sepse e fajson ish-presidentin për akuza të cilat nuk janë provuar ende. Madje sipas avokatit, gjyqtari ka harruar që në fakt po shqyrton një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, e jo themelin e çështjes. “Pretendimi se i pandehuri është një person influent dhe kryetar duke akuzuar fare hapur se mund të sajojë prova dokumentare nuk është arsyetim ligjor nga gjykata, por një paragjykim me nuancë akuze për ish-presidentin Ilir…
Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka ashpërsuar paralajmërimet e tij lidhur me planin për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një propozim armëpushimi për lirimin e pengjeve të mbetura. “Ka një marrëveshje mbi tryezë, është marrëveshja e përmirësuar Witkoff, duhet ta pranojmë”, citoi televizioni izraelit “Channel 13” fjalët e Zamir drejtuar komandantëve gjatë një vizite në një bazë detare në Haifa. Shefi i ushtrisë iu referua një propozimi të negociuar më parë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, që parashikon një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit…
Leon Avdullahu ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës dhe duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën. Kjo zgjedhje u konfirmua nga presidenti i FFK-së Agim Ademi, ku i shtoi se mesfushori i talentuar ka zgjedhur me zemër Dardanët. “Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak…
Ana Dajko do të jetë deputetja e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Parlamentin e ri. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Adriatik Lapajn, i cili u tërhoq nga beteja për t’u bërë deputet, e këtë herë kërkonte nga gjykata që mandatin e deputetes ta merrte Kleana Xhuveli, e renditur e katërta në listën e mbyllur të kandidatëve për qarkun e Tiranës. Më 23 korrik, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi të pranojë dorëheqjet nga kandidimi të kandidatëve të listës së mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, por Celibashi vendosi të njohë edhe të drejtën e kandidatëve për të ndryshuar qëndrim, duke…
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka reaguar për sulmin izraelit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë. Trump ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të sulmit, teksa theksoi se “nuk është i lumtur për këtë”Lexo edhe :Related Posts “Nuk e dija këtë. Nuk jam i kënaqur me këtë që ndodhi. Nuk dua ta shoh këtë. Por, në të njëjtën kohë, duhet t’i japim fund këtij… këtij makthi”, tha ai. Nga sulmi ajror izraelit ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis në Gaza mëngjesin e kësaj të hëne, mbetën të vrarë 20 persona. 5 prej…
Sulmuesi anësor i Kosovës, ish-lojtar i AC Sparta Prague, Ermal Krasniqi, është huazuar te Legia Varshavë për sezonin 2025/26, me mundësi blerjeje. Krasniqi ka zhvilluar 45 ndeshje për klubin më të suksesshëm të Republikës Çeke, përfshirë shtatë takime në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të UEFA-s kundër finalistëve të mëvonshëm, Inter Milan dhe Manchester City. Sukseset më të mëdha vendase i arriti me FK Ballkani, ku fitoi dy herë titullin e kampionit të Kosovës në vitet 2022 dhe 2023. Ai u bashkua me Ballkanin në moshën 19-vjeçare dhe spikati për katër sezone, çka e çoi në transferimin te CFR…
