Autor: TV News
Një ngjarje e pazakontë në portin e Zonguldakut, Turqi ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi një jaht superluksoz, me vlerë rreth 90 mijë euro, u fundos vetëm 15 minuta pas hedhjes në ujë. Sipas mediave turke, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord shpëtuan pa lëndime, pasi arritën të notojnë deri në breg. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin kur jahti fillon të anohet dhe brenda pak minutash zhytet plotësisht. Autoritetet kanë nisur hetime për të përcaktuar nëse fundosja u shkaktua nga gabime në ndërtim apo gjatë procesit të hedhjes në det. Ky incident ka rikthyer në…
Azdren Llullaku nuk është më futbollist i Gloria Bistrita. Futbollisti shqiptar tashmë është një lojtar i lirë në treg, pasi ka mbyllur aventurën e tij me ekipin rumun. Skuadër me të cilën luajti në ligën e dytë rumune. 37-vjeçari me shumë gjasa do t’i japë fund karrierës së tij si futbollist. Ish-i i Kombëtares me fanellën kuqezi ka luajtur në 5 ndeshje, të cilët kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës Rusi 2018. Ndërkohë Llullaku ka një karrierë të pasur, ku ka luajtur me disa ekipe si Astana, Astra Giurgia, Tamasi, SandonaJesolo, ACSM Poli lazi, CSMS lasi,…
Irena Gjoka do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen Meta, e cila kaloi në GJKKO më 29 gusht. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Dosja Meta përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Gjoka ka qenë edhe gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen e aferës Partizani, e cila ka caktuar po ashtu masat e sigurisë për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, tashmë të pandehur. Gjoka ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve të vazhdueshme të Berishës, duke…
Ukraina u godit nga 502 dronë dhe 24 raketa nga Rusia gjatë natës. Forcat Ajrore Ukrainase njoftuan se kishin rrëzuar 430 nga 502 dronë dhe 21 nga 24 raketat e lëshuara gjatë natës nga Rusia, kryesisht kundër Ukrainës perëndimore. Autoritetet rajonale në Ukrainën perëndimore raportuan lëndime dhe dëme në infrastrukturën civile dhe banesa./vizionplus.tv
Milani po shqyrton një lëvizje dramatike për futbollistin e lirë Sergio Reguilon, pasi raportet nga Italia pretendojnë se përfaqësuesit e lojtarit kanë kontaktuar kuqezinjtë me shpresën për t’i bindur ata të marrin mbrojtësin me përvojë për të përmirësuar forcën e skuadrës. Sipas asaj që është raportuar nga CalcioMercato, nëpërmjet MilanNews24, skuadra e Massimiliano Allegrit mund të mos përfundojë në tregun e transferimeve – pavarësisht mbylljes së afatit kalimtar dje në mbrëmje. Sergio Reguilon ka luajtur për gjashtë klube të ndryshme në gjashtë vitet e fundit. 28-vjeçari, i cili e filloi karrierën e tij te Real Madridi, e kaloi sezonin 2019-20…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar që do të mbetet përherë frymëzim për brezat që vijnë. Në mesazhin e saj drejtuar familjes së regjisorit, Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Anagnostit në fushën e artit dhe kulturës. Ajo theksoi se vepra e tij shumëvjeçare ka pasuruar trashëgiminë kulturore shqiptare dhe i ka dhënë identitet të veçantë kinemasë sonë në arenën ndërkombëtare. “Veprat e tij mbeten të ngulitura thellë në kujtesën e publikut…
Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do ndihen gati për te filluar histori dashurie me personat qe kane njohur para disa kohesh. Ekuilibri financiar do tronditet jashtë mase. Kujdes! Demi Do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me bashkëpunues dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë as…
Nga Prokuroria e Posaçme, e cila e akuzon për korrupsion, Sali Berisha shënjestroi kreun e këtij institucioni, Altin Dumani duke e quajtur zgjatim të pushtetit dhe të bandave kriminale. “Sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini. Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës. Ju jeni dëshmitarë se unë kam paraqitur këtu para jush bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën. Bisedën e tyre të famshme telefonike ku i thotë Suel Çelës se ne po e arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që ne kërkojmë. Dhe ky pakt u zbatua.…
Kryeministri Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku personazhe të jetës politike dhe kulturore në vend, aktorë, kineastë, si dhe shumë dashamirës të artit e njerëz të thjeshtë nderuan regjisorin e mirënjohur. Anagnosti u shua në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur personazhesh dhe rolesh të spikatura në filmat shqiptarë. Në një dedikim të ndjerë për humbjen e tij, një ditë më parë, kryeministri Rama shkroi mes të tjerash se Dhimitër Anagnosti ishte babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë…
Emri i Edon Zhegrovës është kthyer në senasacion jo vetëm të dashamirësit e futbollit në Shqipëri e Kosovë, por edhe te politikanët. Pasi Kryemisnitri Edi Rama e “pagëzoi” kalimin e Zhegrovës te Juventusi, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erion Barçe. Në një “story” në rrjetin social “Instagram”, Braçe shkruan me nota ironike rreth veshjes së sulmuesit 26-vjeçar gjatë prezantimit në Torino: “Pupupupupu! Ngriji pantallonat u çun. Po vjen te ekipi i avokatit, jo te klubi i getos”. Sulmuesi i “Dardanëve” ka shansin e “artë” të tregoi veten në një nivel të lartë të futbollit botëror.
