Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sulejmani: 30 qershori është afër, lëvizim sigurt drejt agjendës reformuese

9 Qershor, 2026

Akademikja greke: Në 1831 shumica e shtëpive të Athinës ishin shqiptare

9 Qershor, 2026

Eurodeputetja me origjinë shqiptare merr një post të rëndësishëm në Parlamentin Evropian

9 Qershor, 2026

ASH: Institucionet publike të respektojnë dygjuhësinë, ministri Aliu dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve të veprojnë urgjentisht

9 Qershor, 2026

Revizioni zbulon parregullsi të mëdha në Teatrin Shqiptar në Shkup

9 Qershor, 2026

Granit Osmani, në qeverisjen e BDI-së institucionet lokale dhe shtetërore respektonin ligjin dhe funksiononin në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.

9 Qershor, 2026

MPB paralajmëron masa më rigoroze për trotinetët elektrikë

9 Qershor, 2026

Hyseni: Edhe me korrigjimin e tabelës, e nënçmoni gjuhën shqipe

9 Qershor, 2026

Mbi 1,600 gra të lindura në Maqedoni të Veriut lindën foshnje në Gjermani vitin e kaluar

9 Qershor, 2026

Deputetja e VV Edona Llalloshi në Shkup, kafen e pin në Çarshi me kolegët e VLEN-it (Foto)

9 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 11 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet – faxweb

TV NewsBy TV News3 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dokumenti, që pritet të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, synon të frenojë shpërqendrimin e nxënësve dhe varësinë e tyre ndaj rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek procesi i mësimit. Me këtë udhëzim, Ministria e Arsimit synon të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar në shkollë. Telefoni, që për një kohë të gjatë është parë si shoqërues i pandashëm i të rinjve, do të ketë një rol më të kufizuar brenda klasës. Pyetja që mbetet është nëse rregullat e reja do të sjellin vërtet një ndryshim të qëndrueshëm tek mënyra se si nxënësit e shohin mësimin dhe teknologjinë.

Sipas udhëzimit, përdorimi i telefonave brenda orës së mësimit është i ndaluar. Nxënësit do të kenë detyrimin t’i mbajnë pajisjet të fikura ose në modalitetin “silent”, pa mundësi për të telefonuar, dërguar mesazhe apo përdorur aplikacione sociale. Telefoni do të lejohet vetëm në pushime dhe vetëm për komunikime të domosdoshme. Mësuesi është i vetmi që mund të lejojë përdorimin e telefonit gjatë orës, por vetëm nëse kjo shërben për zhvillimin e lëndës. Në çdo rast tjetër, mbajtja e telefonit të hapur apo përdorimi pa leje do të konsiderohet shkelje disiplinore.

Një nga pikat më të forta të udhëzimit lidhet me provimet. Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm nxënësit që kanë nevoja të posaçme shëndetësore, të cilët mund të përdorin pajisje të miratuara paraprakisht nga drejtoria e shkollës.

Ministria ka vlerësuar se përdorimi pa kriter i telefonave ka ndikuar në cilësinë e procesit mësimor, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për nxënësit të përqendrohen tek lënda. Rritja e varësisë nga rrjetet sociale dhe aplikacionet digjitale ka sjellë rënie të nivelit të vëmendjes dhe ulje të rezultateve shkollore. “Shkolla është vendi i dijes, jo i shpërqendrimit”, – thuhet në dokument, ku theksohet se teknologjia duhet të mbetet vetëm një mjet ndihmës, jo qëllim në vetvete. Vendimi është pritur pozitivisht nga shumë prindër dhe mësues. Ata vlerësojnë se rregullat e reja do të ndihmojnë në disiplinimin e fëmijëve dhe do të forcojnë autoritetin e shkollës. Sipas tyre, kufizimi i përdorimit të telefonave do të ulë presionin e vazhdueshëm të mesazheve dhe rrjeteve sociale, duke i kthyer nxënësit tek librat dhe aktivitetet tradicionale. “Është një hap i domosdoshëm.

Fëmijët sot janë të lidhur më shumë me ekranin sesa me klasën. Ky rregull i ri do t’i ndihmojë të përqendrohen”, – shprehen disa prindër. Nga ana tjetër, nxënësit nuk e kanë pritur me entuziazëm udhëzimin e ri. Shumë prej tyre e shohin telefonin si mjet të dobishëm për kërkime të shpejta, përdorimtë aplikacioneve edukative dhe komunikim të menjëhershëm. Ata e konsiderojnë vendimin shumë të ashpër dhe kërkojnë që të ketë fleksibilitet, veçanërisht në rastet kur telefoni mund të përdoret si mjet ndihmës në mësim. “Telefoni nuk është vetëm për lojëra apo rrjete sociale. Ka aplikacione që na ndihmojnë në mësim dhe nuk duhet të ndalohet plotësisht”, – shprehen disa nxënës të gjimnazeve.

Lexuar: 115

Lajme te ngjashme

Akademikja greke: Në 1831 shumica e shtëpive të Athinës ishin shqiptare

Eurodeputetja me origjinë shqiptare merr një post të rëndësishëm në Parlamentin Evropian

Numërohen votat e para të kandidatëve, prof. Avni Dehari sërish mes deputetëve më të votuar

Numërimi i votave: Kurti dominon top 10-shen e LVV-së

Besojeni ose jo, por kaq vota ka fituar Mulla Osmani

Prognoza e Buzhalës për zgjedhjet e 7 qershorit

Lajmet e fundit

Sulejmani: 30 qershori është afër, lëvizim sigurt drejt agjendës reformuese

9 Qershor, 2026

Akademikja greke: Në 1831 shumica e shtëpive të Athinës ishin shqiptare

9 Qershor, 2026

Eurodeputetja me origjinë shqiptare merr një post të rëndësishëm në Parlamentin Evropian

9 Qershor, 2026

ASH: Institucionet publike të respektojnë dygjuhësinë, ministri Aliu dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve të veprojnë urgjentisht

9 Qershor, 2026

Revizioni zbulon parregullsi të mëdha në Teatrin Shqiptar në Shkup

9 Qershor, 2026

Granit Osmani, në qeverisjen e BDI-së institucionet lokale dhe shtetërore respektonin ligjin dhe funksiononin në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.

9 Qershor, 2026

MPB paralajmëron masa më rigoroze për trotinetët elektrikë

9 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.