Autor: TV News

Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Presidenti i Shteteve të Bashkuara reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi: “I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë”. Charlie Kirk, drejtues dhe bashkëthemelues i organizatës konservatore rinore Turning Point, u qëllua me armë zjarri gjatë një aktiviteti në një kolegj në Utah, sipas njoftimit të organizatës së tij. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Univerisiteti Utah Valley, Kirk shfaqet duke rregulluar mikrofonin teksa qëndron i ulur në një tendë të bardhë dhe prapa shihen…

Read More

E ngarkuara me punë e amabasadës amerikane në Tiranë, Nensi Van Horn ka deklaruae se ankorimi i anijes amerikane “Mount Whitney” në Porto Romano përfaqëson jo vetëm një vizitë simbolike, por një hap konkret drejt modernizimit ushtarak të vendit. Me anë të një postimi në Facebook, ajo thekson se Shtetet e Bashkuara mirëpresin plotësisht dhe nxisin zhvillimin e një baze detare në Shqipëri me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella pikërisht këtu në Porto Romano. Anija e SHBA “Mount Whitney” – Anija e Komandës së Flotës së 6-të – që ankorohet këtu në Porto Romano simbolizon fazën e radhës të modernizimit…

Read More

Tifozët e Napolit kanë njoftuar se do të bojkotojnë ndeshjen e kësaj fundjave në Serie A kundër Fiorentinës, për të protestuar ndaj sistemit të “lotarive” për biletat e pakta të disponueshme. Ndeshja do të zhvillohet në “Stadio Artemio Franchi” të shtunën në orën 20:45. Stadiumi është në rikonstruksion, shumë sektorë janë prishur dhe po rindërtohen, gjë që ka ulur ndjeshëm kapacitetin e stolave. Për më tepër, ka pasur shqetësime sigurie për shkak të tensioneve historike mes grupeve të tifozëve, ndaj fillimisht u ndalua shitja e biletave për banorët e rajonit Kampania. Kur ky ndalim u hoq, vetëm 380 bileta u…

Read More

Moska më në fund është deklaruar mbi inkursionet e shumta në Poloni nga dronë rusë. “Objektivat e sulmit janë arritur. Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”, thotë ministria e Mbrojtjes e Rusisë. “Rrezja maksimale e fluturimit të dronëve rusë të përdorur në sulm, të cilët dyshohet se kaluan kufirin me Poloninë, nuk i kalon 700 km. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me Ministrinë e Mbrojtjes së Polonisë për këtë çështje”, theksuan nga ministria ruse e Mbrojtjes. Referenca për dronë që kanë një rreze veprimi prej 700 km duket se përfaqëson një mohim të mëtejshëm të përgjegjësisë…

Read More

Partia Demokratike deklaron se do të jetë në krah të Shteteve të Bashkuara në betejën kundër narkomafies, pas shpalljes së luftës së hapur ndaj karteleve të drogës nga Presidenti Donald Trump, siç u konfirmua sot nga zonja Nancy Van Horn në një konferencë me OSBE. PD akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar këto grupe kriminale në motor elektoral të pushtetit të tij, ndërsa institucionet e drejtësisë mbyllin sytë. Statusi i Balliut: “PD, aleati më i besueshëm në betejën kundër karteleve të drogës” Sot, zonja Nancy Van Horn, në konferencën me OSBE, deklaroi se Presidenti Trump ka shpallur luftë të…

Read More

Ish-presidenti i Palermos, Paul Baccalini, ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij, raporton La Gazzetta dello Sport. Sipërmarrësi italo-amerikan, ish-korrespondent i emisionit televiziv “Le Iene” dhe ish-president i Palermos, u gjet i vdekur nga partnerja e tij në shtëpinë e tij në Segrate. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e vetëvrasjes, por një autopsi në orët në vijim do të sqarojë të gjitha dyshimet. Baccalini, 41 vjeç, u bë i famshëm në vitin 2017 kur filloi negociatat e gjata – dhe kontraverse – për të blerë Palermon. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Nepali po përballet me një krizë të thellë politike dhe shoqërore, pas dorëheqjes së kryeministrit K.P. Sharma Oli, e detyruar nga protestat masive të të rinjve të njohur si “GenZ”. Në një zhvillim të papritur, Sushila Karki, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë dhe e vetmja grua që ka mbajtur këtë post në historinë e vendit, ka pranuar të marrë drejtimin e qeverisë tranzitore, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e protestuesve. Në një intervistë publike, 73-vjeçarja u shpreh se vendi ka nevojë për unitet dhe maturi, ndërsa theksoi se është e gatshme të japë kontributin e saj për të…

Read More

Këshilli i Ministrave i ka dhënë sot dritën jeshile projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” përmes të cilit synon një reformë tërësore të trajtimit të mbetjeve. Ky projektligj ka për qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve duke mbështetur kalimin drejt ekonomisë qarkulluese. Sipas projektligjit, që u prezantua disa ditë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat…

Read More

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SHTETËRORE PËR SHPRONËSIMIN Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë. Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Ky vendim hyn në…

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se forcat izraelite do të reagojnë ndaj kujtdo që ‘godet Izraelin’. Kjo deklaratë erdhi pas sulmeve izraelite ndaj Huthëve në Jemen. “Disa ditë më parë ne neutralizuam shumicën e anëtarëve të qeverisë terroriste Huthi. Në përgjigje, Huthitë lëshuan raketa dy ditë më parë kundër aeroportit Ramon”, tha Netanyahu.Lexo edhe :Related Posts Duke vazhduar, ai theksoi se ky sulm nuk e ka dobësuar vendosmërinë e Izraelit. “Sot ne i goditëm ata përsëri nga ajri, duke goditur objektet e tyre terroriste, bazat e tyre me shumë terroristë dhe objektiva shtesë”, vuri në dukje ai. Kryeministri izraelit…

Read More