Autor: TV News

Kryeministri i ri francez, Sébastien Lecornu, njoftoi ndryshime në fjalimin e tij të parë. “Do të na duhet të ndryshojmë rendin e vendosur, jo vetëm në formë, jo vetëm në metodë, por edhe në substancë”, deklaroi Lecornu gjatë marrjes së pushtetit në Paris. Ne duhet të mbyllim hendekun midis situatës politike dhe pritjeve të qytetarëve. Për ta arritur këtë, deklaroi Lecornu, duhet të jemi gjithashtu më krijues, ndonjëherë më teknikë dhe më seriozë në mënyrën se si punojmë me opozitën. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi ndryshimet që dëshironte. Duke iu drejtuar publikut, Lecornu deklaroi: “Ne do t’ia dalim…

Read More

Sot, gjithçka i atribuohet stresit, mungesës së gjumit ose rraskapitjes së përgjithshme, përfshirë lodhjen. Megjithatë, nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjat për një kohë të gjatë, duhet t’i kushtoni vëmendje. Lodhja kronike është një nga simptomat e kancerit të mushkërive që pacientët e raportojnë shpesh, veçanërisht në fazat e mëvonshme të sëmundjes. Vështirësia në frymëmarrje e shkaktuar nga kanceri i mushkërive mund të çojë në një ndjenjë të theksuar lodhjeje, thekson Cancer Research UK. Përveç kësaj, grumbullimi i lëngjeve në zgavrën e barkut mund ta vështirësojë edhe më shumë frymëmarrjen, gjë që e shton më tej lodhjen. Simptoma të…

Read More

Iryna Zarutska, 23 vjeç u ther për vdekje më 22 gusht në një tren urban nga një person me histori të gjatë problemesh mendore dhe sjelljesh të dhunshme. Autori i dyshuar i krimit, Decarlos Brown Jr., 34 vjeç, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Pamjet filmike të publikuara së fundmi tregojnë momentin kur Zarutska hyn në tren dhe ulet përpara Broën, i cili disa minuta më vonë, pa asnjë ndërveprim të dukshëm, e qëllon në qafë me një thikë të vogël. Pasagjerët largohen me panik ndërsa viktima rrëzohet. Decarlos Dejuan Brown Jr. is…

Read More

Sipas L’Equipe, Federata Franceze e Futbollit ka marrë tashmë një vendim – Zinedine Zidane mund të emërohet trajner i kombëtares pas Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara. “Zidane po përgatitet në heshtje për të pasuar Didier Deschamps. Ai e di që lojtarët ëndërrojnë të punojnë me të”, shkruan botimi. “Dhjetëshja” legjendare e “gjelave” pritet të marrë drejtimin e ekipit menjëherë pas Kupës së Botës. Zidane ka folur tashmë me ish-trajnerin Laurent Blanc rreth përvojës së tij me ekipin në periudhën 2010–2012. Ai gjithashtu ndjek nga afër të gjitha ndeshjet e Ligue 1, turnetë evropiane, duke marrë shënime dhe…

Read More

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew G. Whitaker, riafirmoi mbështetjen e tij të plotë për Aleancën pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake. “Ne qëndrojmë me aleatët tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shkroi ai në X, duke i bërë jehonë deklaratës sëSekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Read More

Një incident serioz është regjistruar në Poloni, ku shtatë dronë dhe mbetje të një rakete të paidentifikuar u zbuluan në territorin e saj pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore nga drejtimi i Ukrainës. Autoritetet polake raportuan se një banesë dhe një automjet në lindje të vendit kanë pësuar dëme materiale nga rrëzimi i dronëve gjatë natës. Ngjarja ka alarmuar jo vetëm qeverinë polake, por edhe strukturat e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi shkeljen si “absolutisht të papërgjegjshme dhe të rrezikshme”, duke theksuar se pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, përbën një kërcënim serioz.…

Read More

Pas sjelljeve të tmerrshme në stadiumin “Rajko Mitic”, ka gjasa që Serbia do ta presë Shqipërinë para tribunave të zbrazëta muajin tjetër. Federata e Futbollit të Serbisë e ka vuajtur dënimin e saj të mëparshëm kundër Tre Luanëve – një kapacitet të reduktuar prej 15 përqind – por tani kërcënohet me një sanksion të ri. Sipas Sportklub, organizimi i dobët i ndeshjes së së martës në mbrëmje mund të rezultojë në një mbyllje të re të tribunave. Rrahja në tribuna, thirrje kundër Kosovës, korridore tradicionalisht të mbushura me njerëz – janë disa nga arsyet, pse Serbia pritet të denohet. Ndeshja…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen Kryesisë ka deklaruar se është droga ajo që emëron ministrat, drejtorët e policisë dhe deputetët.    “Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet”, tha Berisha, ndërsa theksoi se forca korruptive e saj është e tmerrshme. Sali Berisha: Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet. 38 mije metër katrorë tokë publike iu falën kartelit Troplini me 5 kulla dhe 12 ndërtime në zonën e Niko Dovanës në…

Read More

Rusia ka reaguar për herë të parë pas incidentit të paprecedentë që ndodhi në kufirin lindor të NATO-s. Mbi 10 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi në Ukrainën Perëndimore. Reagimi i parë zyrtar erdhi nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai deklaroi se “ky çështje nuk bën pjesë në kompetencat tona”, duke nënkuptuar se Rusia nuk e sheh veten të përfshirë në këtë incident. I pyetur për komentet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të cilat e cilësuan ngjarjen si një “provokim”, Peskov u përgjigj se “udhëheqësja e BE-së dhe NATO-s akuzojnë Rusinë për provokime çdo ditë, zakonisht…

Read More

Një 32-vjeçar banues në Maqedoninë e Veriut ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Qafë Thanës. I riu ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për mashtrim. I arrestuari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë. “Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim apo të atyre që tentojnë në kalojnë kufirin, në mënyrë të parregullt, janë kapur 2 shtetas në kërkim dhe është goditur 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë me vulë false, konkretisht: Në…

Read More