Autor: TV News

Forcat e armatosura britanike do të shqyrtojnë mundësitë për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s në Poloni, tha të mërkurën Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Haley, pasi Polonia rrëzoi dronë në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ajror rus në Ukrainë. “Si aleatët tuaj në NATO, ne do t’ju mbështesim ju, miqtë tanë polakë. Si aleatët tuaj në NATO, ne do të ndihmojmë në sigurimin e sigurisë së popullit tuaj”, tha Haley në një konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Ukraina. “Pas diskutimeve tona sot, u kam kërkuar Forcave të Armatosura të…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Përmes rrjeteve sociale, Begaj thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët. “Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe përgëzojmë reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive për të gjithë Aleatët”,- shkruan Begaj. Dronët rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë natës…

Read More

Agjenti i Manuel Neuer, Thomas Kroth, ka thënë se portieri i Bayern Munich mund të rikthehet në ekipin kombëtar gjerman. “Ai është në formë të shkëlqyer dhe po luan në mënyrën më të mirë. Nëse Julian Nagelsmann ka ndonjë problem në këtë pozicion, Manuel është i shëndetshëm dhe nëse i kërkohet të luajë, ai sigurisht që nuk do të refuzojë”, tha ai në një intervistë me gazetën Frankfurter Rundschau, transmeton GazetaBlic Sport. I pyetur nëse kapiteni i Bayernit, i cili së shpejti do të mbushë 40 vjeç, do të ishte ende mjaftueshëm i mirë për Kupën e Botës të vitit…

Read More

Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe. Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”. Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare. Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë. Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni. Rozmarina dhe vlerat shëndetësore Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin. Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në…

Read More

Rebelët jemenas Huthi thanë se Izraeli po kryen sulme të rënda ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Ende është e paqartë se çfarë caqesh po sulmohen ose nëse ka viktima.Lexo edhe :Related Posts Anees al-Asbahi, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga rebelët, dhe zëdhënësi ushtarak, Yahya Saree, konfirmuan sulmet e 10 shtatorit. Izraeli ende nuk ka reaguar për këto raportime. Izraeli edhe në të kaluarën ka kryer sulme në përgjigje të sulmeve të kryera nga rebelët jemenas, Huthi – të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – me raketa dhe dronë drejt Izraelit. Rebelët Huthi mbështeten nga…

Read More

Sipas Ministrisë së Brendshme Franceze, më shumë se 175,000 qytetarë morën pjesë në protesta, ndërsa pati ndërprerje të trafikut, përleshje në rrugë, zjarre në koshin e plehrave dhe përplasje. Qytetarët shprehën zemërimin e tyre kundër Emmanuel Macron, establishmentit politik dhe shkurtimeve të planifikuara me marshimet e “Lëvizjes së 10 Shtatorit”. Mbi 80,000 oficerë policie u vendosën gjithashtu në vend, të cilët hoqën barrikadat. Gjatë protestave, u bënë më shumë se 473 arrestime, 203 prej të cilave ishin në Paris, përfshirë gjashtë të mitur. Nga të arrestuarit, 339 u morën në paraburgim, me numrin në Paris që arriti në 106. Burimet…

Read More

Kombëtarja shqiptare arriti të marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme përballë Letonisë. Kuqezinjtë arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Kristjan Asllanit nga pika e penalltisë. Në sfidën e zhvilluar dje, Jasir Asani nuk arriti dot të merrte asnjë minutë nga trajneri Sylvinho. Megjithatë, sulmuesi 30-vjeçar nuk harron të shprehë patriotizmin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. “Moj Shqipni nan’loke ty t’qofsha fal”, shkruan Jasir Asani në një fotografi ku në sfond është flamuri shqiptar. Ish-sulmuesi i Partizanit gjithashtu konfirmoi dhe rikthimin me partneren e tij Giotan.

Read More

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që janë në tokën e tij. Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “I them Katarit dhe të gjitha vendeve që strehojnë terroristë, ose t’i dëboni ose t’i sillni para drejtësisë. Sepse, nëse nuk e bëni këtë, do ta bëjmë ne”, tha Netanyahu. Deklarata e Netanyahut vjen pasi më herët gjatë ditës ministri i tij i…

Read More

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Dorëheqja është dorëzuar mbrëmjen e sotme nga vetë Dredha, i cili deri më tani ka drejtuar bashkinë bregdetare. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi. Vlen per te theksuar se Dredha ka qene ne qender te sulmeve nga kryeministri muajt e fundit. Sulme te cilat kreu i qeverise nuk ka ngurruar ti beje as publikisht duke ngritur gishtin dhe duke theksuar se puna e Dredhes ne krye te bashkise se Vlores le per te deshiruar. Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të…

Read More

Java e tretë e Serisë A, sjell një nga ndeshjet më të rëndësishme në Itali, siç është derbi Juventus-Inter. Dy ekipet do të përballen mes tyre të shtunën e 13 shtatorit, ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Për këtë supersfidë, arbitër kryesor është zgjedhur Andrea Colombo. Tekniku 34-vjeçar do të arbitrojë për herë të parë në karrierë një Juve-Inter, ndërsa për të është edhe debutimi sezonal në Serie A. Ndihmës të Colombo-s në fushë do të jenë dy asistentët, Peretti dhe Perrotti. Mazzoleni do të jetë përgjegjës për VAR-in, së bashku me Abisson në AVAR. Colombo i sjell…

Read More