Autor: TV News

Superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet e tij për Ligën e Kampionëve 2025-26 , duke e nxjerrur Liverpoolin si favorit. Favoritët e përgjithshëm në këto llogaritje janë Liverpooli, të cilit i jepet një shans prej 20.4% për të fituar, i ndjekur nga Arsenali me 16% dhe kampionët në fuqi PSG me 12.1%. Manchester City renditet i katërti me 8.4% shanse, njësoj si Barcelona. /GazetaBlic Sport/

Read More

  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Deklaratë për shtyp e avokatëve të z. Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet: • asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat;• asnjë abuzim me…

Read More

Në 24 orët e fundit, katër persona – përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në tri incidente të ndara gjatë përpjekjeve për të kaluar kanalin e La Mansh nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian. Një incident ndodhi mbrëmjen e së martës pranë bregut të Sangattë, ku një gomone me 38 pasagjerë u fundos, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa tre të tjerë janë ende të zhdukur pas një aksidenti tjetër në Neufchatel-Hardelot, ku një anije me 115 pasagjerë u përfshi në një ngjarje të ngjashme. Gjithashtu, një grua vdiq pas një përpjekjeje shpëtimi në anën britanike…

Read More

 Christian Eriksen ka arritur një marrëveshjeje me Wolfsburgun dhe do të luajë në Bundesliga. Që kur kontrata e tij me gjigantët anglezë Manchester United skadoi në verë, shumë klube të mëdha në të gjithë Evropën kanë qenë në garë për nënshkrimin e Eriksen, megjithëse asnjë – deri më tani – nuk ka pasur ndonjë sukses. Këtë gjë tashmë e ka arritur skuadra e njohur gjermane, e cila e ka bindur mesfushorin danez që të pranojë ofertën e klubit. Në Wolfsburg, ai do t’i bashkohet një grupi gjithnjë në rritje të talenteve daneze, duke përfshirë Jonas Wind, Joakim Mæhle, Jesper Lindstrøm,…

Read More

Sipas njoftimit zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviq, dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica. Atyre iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Sipas Uashingtonit, Bozhoviq ka abuzuar me pozitat e tij publike për të mbështetur krimin e organizuar dhe operacionet të trafikimit ndërkombëtar të drogës. Ndërkaq, Medenica, sipas DASH-it, ka abuzuar me pozitën e saj publike për të mbështetur një organizatë kriminale të kontrabandës duke nxjerrë informacione gjyqësore, duke ndërmjetësuar vendime gjyqësore dhe duke pranuar ryshfet për të ndikuar në vendimet gjyqësore në këmbim të parave të gatshme dhe pasurisë…

Read More

Një sulm me thikë është regjistruar në një shkollë në Francë këtë të mërkurë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një person hyri në një shkollë në Antibes në Francë dhe goditi dy persona me thikë. Të plagosur mbetën një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare. Sipas policisë, autori ishte një 18-vjeçar, një ish-nxënës në shkollë, por ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi të rëndë.

Read More

Finlanda ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të basketit. Kjo kombëtare triumfoi me rezultat 93-79 ndaj asaj të Gjeorgjisë, shkruan GazetaBlic Sport. Paraqitje fantastike tek Finlanda kishte edhe Edon Maxhuni, basketbollisti shqiptar, i cili realizoi plotë 15 pikë. Në gjysmëfinale, Finalda do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Sllovenisë. /GazetaBlic Sport/    

Read More

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nënshkruar një Memorandum Historik me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues të shqiptarëve të Luginën e Preshevës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili thotë se ky momerandum synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e inovacionit, si ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Ministri Gonxhja shprehet se memorandumi u arrit edhe me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama. Kjo urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të forcojë diplomacinë kulturore dhe ekonomike shqiptare. Marrëveshja u…

Read More

Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, i quajti veprimet e Rusisë “të rrezikshme, të pamatura dhe të pashembullta”. Ai thotë gjithashtu se u ka kërkuar forcave të armatosura britanike të shqyrtojnë mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s mbi Poloninë. “Mbrëmë, Putini arriti një nivel të ri armiqësie kundër Evropës”, tha Healey. “Ne pamë përtej kufirit lindor të NATO-s një shkelje serioze të hapësirës ajrore polake, aq të thellë saqë Aeroporti i Varshavës u mbyll dhe avionë luftarakë të NATO-s që rrëzuan dronë rusë, në atë që është veprimi i parë mbrojtës i këtij lloji që…

Read More

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian. Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka. “Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë.…

Read More