Autor: TV News
Ish deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në Parlament. Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Sula tha se Partia Demokratike sot është shndërruar në parti personale të Sali Berishës, e cila nuk arrin më të ngjallë shpresë apo të mobilizojë qytetarët. Ai nënvizoi se disa zëra brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar protesta, por nuk janë realizuar, pasi nuk kanë mbështetjen e qytetarëve. INTERVISTA E PLOTË: Si është e mundur që edhe nuk i njohim zgjedhjet edhe do të…
Derbi i së shtunës midis Juventusit dhe Interit do të jetë një moment historik për Serie A, pasi një kamera speciale e bashkangjitur gjyqtarit do të përdoret për herë të parë. Liga italiane njoftoi lajmin, duke vënë në dukje se risia do t’u lejojë shikuesve televizivë të përjetojnë situata të caktuara nga këndvështrimi i gjyqtarit. Kamera speciale, e cila u testua me sukses në Kupën e fundit të Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, do të jetë një nga teknologjitë e para të zbatuara në kampionatet evropiane të futbollit. “Mikrokamera me rezolucion të lartë, e cila peshon vetëm 6…
Sot në orën 09:30 kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re. Asambleja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe i pari që do të flasë është kryesocialisti Edi Rama, i cili pritet të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029. Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë me deputetët që dolën nga vota e qytetarëve më 11 maj. Ndërkaq, në kampin e opozitës, Partia Demokratike do të mbledhë…
Ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry, nuk ka dyshime se Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së “gjelave” pas daljes në pension të Didier Deschamps pas Kupës së Botës verën e ardhshme. I pyetur në CBS, ku punon si analist, nëse do të kandidonte për punën e Deschamps, ish-sulmuesi i Arsenalit tha: “Nuk di çfarë të them. Të gjithë e dinë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e njihni atë, unë e njoh, i uroj gjithë të mirat.” Fjalët e tij përputhen me thashethemet, dhe sipas gazetës “Equipe” ekziston një konsensus i gjerë në…
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e kësaj të mërkure. Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se Dredha ka dhënë dorëheqjen, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e nesërme. Ndërkohë mbeten të paqarta se cilat mund të kenë qenë arsyet që mund të kenë shtyrë Dredhën të marrë këtë vendim. Ermal Dredha u zgjodh si kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2023, duke pasuar në këtë post Dritan Lelin. Në pritje të konfirmimit dhe procedurave ligjore, bashkia më e madhe e Jugut pritet të drejtohet përkohësisht nga një prej nënkryetarëve, deri në zgjedhjen…
Ka përfunduar pjesa e parë në super ndeshjen mes Gjermanisë dhe Sllovenisë. Rezultati pas 20 minutave është 45-51, shkruan GazetaBlic Sport. Luka Doncic po tregon paraqitje masive deri tash tek kombëtarja sllovene, duke shkëlqyer me pikët e realizuara, gjithsej 22. Kujtojmë që fituesi i këtij takmi, do të luajë në gjysmëfinalen e Eurobasket-it me Finlandën. /GazteaBlic Sport/
Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte “pranuar kërkesën e protestuesve të “GenZ” për të kryesuar qeverinë kalimtare të vendit. 73-vjeçarja Sushila Karki, e cila është e respektuar në vend, kishte thënë më parë se të gjitha palët duhet të “bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza”. Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan dorëheqjen e kryeministrit K.P. Sharma Oli. “Shefi i ushtrisë ka filluar bisedime me…
Izraeli kreu një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha të Katarit të martën pasdite. Mediat izraelite raportuan se sulmi u krye duke përdorur 15 avionë luftarakë izraelitë. Dëshmitarët në Doha thanë se dëgjuan deri në tetë shpërthime të ndara. Hamasi tha se pesë nga anëtarët e tij u vranë, por pretendon se udhëheqja e saj e lartë mbijetoi. Çfarë kanë thënë Izraeli, Katari dhe Hamasi për sulmin? Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo ishte “plotësisht e justifikuar” sepse shënjestroi udhëheqësit e lartë të Hamasit që organizuan sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në…
Princi Harry ka mbërritur në Clarence House në Londër, ku pritet të takohet me Mbretin Charles, në një takim të rrallë mes babait dhe të birit, i pari që nga shkurti i vitit 2024. Takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes pjesëtarëve të familjes mbretërore, pasi dyshja nuk janë parë ballë për ballë për më shumë se një vit. Kontakti i fundit i tyre ishte në muajin shkurt, kur Harry udhëtoi për në Mbretëri pas njoftimit publik të Mbretit Charles se ishte diagnostikuar me kancer. Gjatë vizitës së tij në Britani, Duka i Sussex ka marrë pjesë…
Gjermania ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. ‘Panzerët’ triumfuan me rezultat 99-91 ndaj Sllovenisë, shkruan GazetaBlic Sport. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me sllovenët që kishin avantazhin deri në fund të ndeshjes, por e lëshuan atë në momentet vendimtare. Në gjysmëfinale, Gjermania do të përballet me Finlandën. /GazetaBlic Sport/
