Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fëmijët me autizëm në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arsim dhe trajtim të barabartë

10 Maj, 2026

Barça një fitore larg titullit, prezantojnë listën për “El Clasico”

10 Maj, 2026

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

10 Maj, 2026

Filipçe: Mickoski gënjen, gjuha maqedonase është e pranuar nga Bashkimi Evropian

10 Maj, 2026

Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

10 Maj, 2026

Një Mësues Rilindas nga Likova!

10 Maj, 2026

VLEN-i nuk dorëzohet në Kërçovë, gjeti zëvendësim për Fatmir Limanin (Foto)

10 Maj, 2026

Është rregulluar sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës

10 Maj, 2026

Një shkrim plot lëvdata për Ali Ahmetin po shpërndahet në rrjetet sociale (Foto)

10 Maj, 2026

Ardita Sinani: Bashkimi i VLEN-it në interes të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

10 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 10 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rozmarina, aftësitë shëruese për kujtesën, reumatizmën dhe dhimbjet e muskujve

TV NewsBy TV News11 Shtator, 2025 Lifestyle Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe. Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”.

Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare. Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë.

Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni.

Rozmarina dhe vlerat shëndetësore

Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin. Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru. Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare, reumatizmën dhe artritin.

Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave. Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre.

Si ta përgatisni çajin e rozmarinës

Përbërësit:

1 filxhan me qumësht

Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë

Një lugë çaji me mjaltë

Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.

Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.

Si ta rrisni rozmarinën në shtëpi

Kur të vijë pranvera merrni një degë rozmarine dhe vendosni në një vazo të vogël. 2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organik.

Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit. Ujiteni rregullisht dhe mbajeni atë në një vend të ngrohtë deri sa dega të zënë rrënjë.

Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë. Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopsht.

Rozmarina kërkon një ujitje mesatare dhe i pëlqen uji i shiut. Ajo është një bimë e lumtur që lulëzon në temperatura si të ngrohta edhe të ftohta, buzë detit ose në male.

Kur ajo të jetë rritur, mblidheni rozmarinën sipas dëshirës. Shkurrja do të vazhdojë të rritet e të prodhojë sipas dëshirës. Duke qenë se rozmarina është bimë e e përhershme, frytet e saj do t’i shijoni gjatë gjithë vitit.

Lexuar: 201

Lajme te ngjashme

Ushqyerja, ushtrimet dhe gjumi: si ta zgjasni vërtet jetën tuaj

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Veronika, thesari i natyrës për shëndetin; Si ta përdorni

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Vitamina C, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Lajmet e fundit

Fëmijët me autizëm në Maqedoninë e Veriut kërkojnë arsim dhe trajtim të barabartë

10 Maj, 2026

Barça një fitore larg titullit, prezantojnë listën për “El Clasico”

10 Maj, 2026

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

10 Maj, 2026

Filipçe: Mickoski gënjen, gjuha maqedonase është e pranuar nga Bashkimi Evropian

10 Maj, 2026

Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët dhe ia prenë veshin

10 Maj, 2026

Një Mësues Rilindas nga Likova!

10 Maj, 2026

VLEN-i nuk dorëzohet në Kërçovë, gjeti zëvendësim për Fatmir Limanin (Foto)

10 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.