Autor: TV News

Kombëtarja e Turqisë është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian në basketboll. Kombëtarja turke arriti fitore bindëse në gjysmëfinale ndaj Greqisë, duke triumfuar me shifrat 68-94. I jashtëzakonshëm në këtë takim ishte basketbollisti me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani, i cili ishte më i miri i takimit, duke shënuar 28 pikë. Në finale, Turqia do të përballet me Gjermaninë, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën në ora 20:00. /GazetaBlic Sport/

Read More

Një zjarr ra në një aeroplan të linjës ajrore United Airlines, i cili po udhëtonte nga Japonia drejt Filipineve, duke e detyruar avionin të kryente një ulje emergjente. Fluturimi 32 i United Airlines pati një incident rreth 50 minuta pas ngritjes, kur dyshohet se u zbuluan flakë në ndarjen e bagazheve. Avioni, që kishte 142 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ndodhej ende mbi territorin japonez kur pilotët morën vendimin të ktheheshin pas dhe të uleshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Kansait, pranë Osakës. Në pistë i pritën automjete emergjente dhe zjarrfikëse, megjithëse, sipas raportimit të Daily Mail, nuk u konstatuan…

Read More

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka konfirmuar se i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi”. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një person ishte plagosur nga të shtënat.

Read More

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Greqisë dhe Turqisë. Kombëtarja turke ka avantazh me rezultat 49 me 31, shkruan GazetaBlic Sport. Basketbollisti me prejardhje shqiptare, Erxhan Osmani, po shkëlqen me paraqitjen e tij, duke realizuar 18 pikë pas 20 minutave. Kujtojmë që fituesi i këtij takimi do të përballet me Gjermaninë në finalen e madhe. /GazetaBlic Sport/

Read More

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një deklaratë që bënte thirrje për “hapa konkretë drejt një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve. Rezoluta u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime, pak para një takimi të udhëheqësve nga e gjithë bota. Deklarata erdhi pas një konference ndërkombëtare të OKB-së në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca. Ndërkohë që SHBA-të dhe Izraeli e bojkotuan këtë ngjarje.

Read More

Izraeli hodhi poshtë të premten një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila u miratua me shumicë dërrmuese dhe përmban një deklaratë që përshkruan hapat drejt një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve. “Edhe një herë, është treguar se sa shumë Asambleja e Përgjithshme është një cirk politik i shkëputur nga realiteti: Në dhjetëra klauzola të deklaratës së miratuar nga kjo rezolutë, nuk ka asnjë përmendje që Hamasi është një organizatë terroriste,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, në një postim në platformën X. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi më…

Read More

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka marrë një lajm shumë të keq. Trajneri i Los Blancos nuk do të jetë në gjendje të mbështetet te mbrojtësi qendror Antonio Rudiger për një kohë të gjatë, transmeton GazetaBlic Sport. Mbrojtësi pritet të jetë jashtë fushave për rreth tre muaj për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë, të cilin e pësoi sot. Ai do të mungojë në ndeshjet e Real Madridit kundër Real Sociedad, Marseille, Espanyol, Levante, Atletico Madrid, Kairat Almaty, Villarreal, Getafe, Juventus, Barcelona, ​​Valencia, Liverpool, Rayo Vallecano, Elche, Olympiacos, Girona dhe Celta. /GazetaBlic Sport/

Read More

Pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, NATO ka njoftuar nisjen e një misioni të ri të quajtur “Eastern Sentry” (Roja Lindore), që synon forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të Aleancës. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për shtyp ku dënoi ashpër incidentin me dronët rusë, duke e cilësuar si “të papranueshëm dhe të rrezikshëm”. “Nuk mund të pranojmë që dronët rusë të hyjnë në hapësirën ajrore të Evropës, të NATO-s apo të ndonjë aleati,” u shpreh Rutte. “Për këtë arsye ne po rrisim mbrojtjen tonë.”…

Read More

*Kryeparlamentari Peleshi: Do të garantoj hapësirën e fjalës dhe dinjitetin e çdo deputeti *Kryeparlamentari Peleshi: Deputetët e kësaj legjislature janë bashkëudhëtarë drejt Bashkimit Europian *Peleshi: Synojmë mbylljen e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2030 *Peleshi: Konsensusi popullor për Europën duhet të kthehet në konsensus politik në Kuvend *Peleshi: Do të forcojmë bashkëpunimin me Kosovën dhe shqiptarët në rajon *Kryeparlamentari Peleshi: Kuvendi do të jetë aleat i palëkundur i forcimit të shtetit ligjor *Peleshi: Do të mbështesim institucionet e drejtësisë që qytetarët të ndjejnë frytet e reformës *Peleshi: Kuvendi do të ushtrojë mbikëqyrje të fortë ndaj…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Izrael dhe Mbretërinë e Bashkuar nga data 13 deri më 18 shtator, ku do të diskutojë çështjet kyçe të sigurisë në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përballë krizave globale. Gjatë qëndrimit të tij në Tel Aviv, diplomati i lartë i SHBA-së do të përcjellë prioritetet e administratës amerikane lidhur me konfliktin Izrael–Hamas, duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit. Rubio pritet të theksojë dy objektiva të përbashkëta me autoritetet izraelite: Të parandalohet që Hamasi të rikthehet në pushtet në Rripin e Gazës…

Read More