Autor: TV News
Kombëtarja e Turqisë është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian në basketboll. Kombëtarja turke arriti fitore bindëse në gjysmëfinale ndaj Greqisë, duke triumfuar me shifrat 68-94, shkruan GazetaBlic Sport. I jashtëzakonshëm në këtë takim ishte basketbollisti me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani, i cili ishte më i miri i takimit, duke shënuar 28 pikë. Trajneri i Turqisë, Ergin Ataman, ka shpërthyer në lot pas ndeshjes, duke u deklaruar shumë i emocionuar. “Zëri im ka shkuar, i tërë zëri im. Le të jetë kjo fitore historike si dhuratë për tërë shtetin tonë. Erdhëm këtu për të synuar vetëm një medalje, por…
“Sot, në drejtim të Parlamentit u zgjodh një njeri me pesë dose korrupsioni. Niko Peleshi është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegëset, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëmet kolosale që i ka bërë shqiptarëve. Niko Peleshi është i akuzuar për pronat në Kolonjë dhe zona të tjera kur ka qenë ministër Bujqësie. Nga pikëpamja fizike, ai është një qenie amorfi. Ai në vend ku të shkojë atje ku e ka vendi, ky merr kreun e Parlamentit, vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Ramën. Nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre.…
Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot për një darkë zyrtare kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në resortin e tij të golfit në New Jersey, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Takimi vjen vetëm tre ditë pas një sulmi ajror të paprecedentë nga Izraeli ndaj drejtuesve të lartë të lëvizjes palestineze Hamas, gjatë një takimi të tyre në një kompleks banimi në kryeqytetin e Katarit, Doha. Në darkë do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Whitkoff, i cili do të bashkohet me Trump dhe Al Thani për të diskutuar zhvillimet e…
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka thënë se në derbin e së dielës në Premier League ndaj Manchester Cityt, në portë do të luajë Altay Bayindir. Tekniku portugez, në konferencën për shtyp të mbajtur sot, deklaroi se portieri i kombëtares turke do të jetë titullar kundër Manchester Cityt. “Altay do të vazhdojë, sepse kemi nevojë për këtë. Kjo është një shenjë e besimit tonë tek ai.” Manchester United gjatë merkatos verore transferoi portierin 23-vjeçar Senne Lammens nga Antwerp, ndërsa gardiani kamerunas Andre Onana u huazua te Trabzonspori. Amorim, lidhur me huazimin e Onanas te skuadra bord kaltër, i pati…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikthen në qendër të debatit ndërkombëtar zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez”. E njohur si “Deklarata e Nju Jorkut”, dokumenti 7-faqësh u miratua të premten me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe aleatin e ngushtë SHBA, dhe 12 abstenime. Mes vendeve që abstenuan është edhe Shqipëria. E paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite, rezoluta bën thirrje për “veprime të përbashkëta për t’i dhënë fund…
Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot tha sot se “shteti palestinez është zgjidhja e vetme për të sjellë paqe në rajon”. “Unë them se do të ketë shtet palestinez sepse është e vetmja zgjidhje që ka të ngjarë të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, sepse është alternativa e vetme ndaj një gjendjeje të përhershme lufte”, tha Barrot për transmetuesin “France Inter”. Duke treguar dështimin e Izraelit për të përmbushur detyrimet e tij për të drejtat e njeriut, ai përsëriti gatishmërinë e tyre për të rritur presionin mbi qeverinë izraelite. “Ajo që po ndodh në Gaza, uria,…
Juventus dhe Inter premtojnë spektakël të madh ditën e nesërme në Serie A. Derbi i madh i Italisë do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport. Të dy skuadrat synojnë fitoren e madhe, me Juventusin që ka bilanc 100% nga dy takimet e para, kurse Interi u mposht nga Udinese dhe fitoi ndaj Torinos. Ja formacionet e mundshme: Formacioni i mundshëm i Juventusit: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Thuram, Locatelli, Mario; Koopmeiners, Yildiz; David Formacioni i mundshëm i Interit: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Thuram, Martinez /GazetaBlic Sport/
Elena Maraga, një mësuese 29-vjeçare nga Treviso, ka arritur një marrëveshje me institucionin arsimor ku punonte, duke përmbyllur zyrtarisht marrëdhënien e punës që ishte ndërprerë në prill, pas shpërthimit të një skandali që lidhej me profilin e saj në platformën OnlyFans. Maraga, e cila punonte në një çerdhe dhe qendër integrimi për fëmijë në një qytet pranë Trevisos, u pezullua nga puna pasi një prind zbuloi praninë e saj në faqen e njohur të përmbajtjes për të rritur. Rasti shkaktoi një debat të gjerë në opinionin publik, me prindër të ndarë mes mbështetjes dhe kritikave ndaj saj. Avokatja e shkollës,…
Gjermania, Franca dhe Britania bënë thirrje për ndalim të menjëhershëm të operacioneve ushtarake izraelite në Gaza. Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve nga Izraeli për të zgjeruar sulmet. “Ne bëjmë thirrje urgjente për një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake izraelite në Qytetin e Gazës, të cilat po shkaktojnë zhvendosje masive të civilëve, viktima civile dhe shkatërrimin e infrastrukturës thelbësore”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministritë e jashtme të tre vendeve, të dërguar nga Berlini. Në të njëjtën kohë, tre ministrat e jashtëm dënuan sulmet ajrore të Izraelit në Doha më 9 shtator, duke thënë se këto bastisje të…
Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj. Ky vendim pritet t’i prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë. Një pjesë e qytetarëve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar targat serbe me shkurtesa të qyteteve të Kosovës – si KM (Mitrovica e Kosovës), PR (Prishtina) e të ngjashme – i kanë riregjistruar automjetet në ndonjë qytet të Serbisë dhe kanë qarkulluar me…
