Autor: TV News

Klubi i basketbollit Trepça ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin 2025/2026. Xehetarëve i është bashkuar basketbollisti Adnan Arslanagiç, i cili do të luajë në pozitën e organizatorit të lojës. Arslanagiç, me gjatësi prej 182 cm, pritet të sjellë përvojë dhe energji të re në skuadrën mitrovicase, duke qenë një element i rëndësishëm për synimet e Trepçës në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ky transferim konfirmon ambiciet e klubit për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të luftuar për trofetë në sezonin e ri.

Read More

Rusia dhe Bjellorusia filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake në kufijtë e NATO-s të premten, duke përshkallëzuar tensionet me Perëndimin, dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore. Stërvitja e përbashkët ushtarake “Zapad-2025”, e cila po mbahet në bazat ushtarake në të dy vendet, përfshin gjithashtu zona pranë kufirit polak. The Zapad 2025 joint military exercise between Belarus and Russia has officially commenced, according to the Russian Ministry of Defense. pic.twitter.com/Eaoh2Mi0K2 — Visegrád 24 (@visegrad24) September 12, 2025 Stërvitja ishte planifikuar para incidentit me dron, i cili është rasti i parë i njohur në të cilin një anëtar i NATO-s është detyruar të “godasë”…

Read More

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama për të marrë këtë detyrë. Propozimi u hodh në votim të fshehtë në seancën e sotme plenare, ku ia doli të grumbulloi 84 vota pro. 87 deputetë morën pjesë në votim. Opozita, që ishte kundër emrit të Peleshit për drejtimin e Kuvendit, bojkotoi votimin dhe në vend të fletës së votës, hodhi në kuti pankarta kundër qeverisë ‘Rama 4’.

Read More

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit. Konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër. Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë. Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular. Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet. Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh,…

Read More

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, u shfaq në bazën stërvitore të katalanasve për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të reja në gju. Pas një ekzaminimi nga shërbimet mjekësore, u ra dakord me lojtarin, i cili shoqërohej nga agjenti dhe familja e tij, që trajtimi të vazhdonte për një javë tjetër. Pas një vlerësimi të ri, do të mbahet një takim tjetër: nëse gjendja e tij përmirësohet, trajtimi do të vazhdojë, nëse dhimbja vazhdon, do të merret në konsideratë ndërhyrja kirurgjikale. /GazetaBlic Sport/

Read More

Banorët e zhvendosur në kampin e mbipopulluar al-Mawasi shprehin frikë se do të detyrohen të lëvizin më në jug, drejt kufirit me Egjiptin, ndërsa jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Qindra mijëra njerëz janë ngjeshur në tenda të improvizuara brenda asaj që autoritetet e quajnë “zonë humanitare”, e cila nuk ka akses të rregullt në ujë e kanalizime. “Kjo nuk është jetë. Nuk mund ta bëjmë më këtë,” tha për Al Jazeera Shade al-Wawi, një palestineze e zhvendosur që jeton në al-Mawasi. “Po nuhasim pluhur, dhe bashkë me të, nuhasim pikëllim dhe vdekje”, shtoi më tej. Al-Wawi rrëfeu se shtëpia…

Read More

Nën zhurmën e krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët godisnin tavolinat, Niko Peleshi mbajti fjalën si kryetar i Parlamentit menjëherë sapo u zgjodh me 84 vota pro. Ai kërkoi nga deputetët që të vendoset një standard i ri në Kuvend, duke u zbatuar me përpikëri Kushtetuta dhe Kodi Etik. “Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit, është një nder dhe përgjegjësi e madhe. Përvoja ime e punës, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij kuvendi. Jam ftuar nga Rama dhe PS për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në një…

Read More

Ademola Lookman mund të rikthehet në ekipin e parë të Atalantës për ndeshjen e Serie A kundër Lecces të dielën, varësisht nëse lojtari ndërkombëtar i Nigerisë do të jetë në gjendje të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të ekipit të shtunën. Lookman pati një verë kaotike, gjatë së cilës ai paraqiti një kërkesë zyrtare për transferim pasi një ofertë prej 45 milionë eurosh nga Interi u refuzua. Pasi akuzoi klubin se kishte bërë premtime dhe se e kishte trajtuar keq në nivel profesional dhe njerëzor, ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për t’u stërvitur në mënyrë të…

Read More

Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit është nder dhe përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës në parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij vendi, në shërbim të Shqipërisë dhe qytetarëve. Për të shërbyer në këtë moment historik, angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë. Falenderoj Spiropalin për punën e saj gjatë vitit të fundit të legjislaturës së kaluar. Falënderoj të gjithë deputetët pavarësisht votës pro apo kundër. Do të bëj…

Read More

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila kohëve të fundit është kritikuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe zyrtarë të partisë së tij. Një zëdhënës i bllokut evropian tha të premten për Radion Evropa e Lirë se “roli i Gjykatës Kushtetuese është ta interpretojë dhe ta sigurojë respektimin e Kushtetutës së Kosovës”. “Është detyrë e të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë e ndërhyrjeve të papërshtatshme në punën…

Read More