Autor: TV News
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka folur për herë të parë pas transferimit të tij te Torino, duke ndarë emocionet dhe pritjet për aventurën e re në Serie A. “Jam këtu prej disa javësh dhe ndihem shumë mirë. Qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, prandaj kur më thirrën nuk hezitova”, u shpreh Ismajli. Ai kujtoi me krenari momentin kur mbajti shiritin e kapitenit me Shqipërinë. “Jam ndjerë gjithmonë kapiten edhe pa shirit. Me Shqipërinë pata nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj…
Opozita nuk propozoi asnjë emër për ngritjen e komisionit të përkohshëm që do të administrojë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion. Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin për kryeparlamentar të ri. “Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e…
Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që ju konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi juaj. Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm. Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë dhe deri në 27 gram për gratë shtatzëna. Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta. Për më tepër, mungesa e hekurit rezulton në një nivel…
Një i ri nga Utah, i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet në qytetin Orem, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje të premten, tha guvernatori i Utahs, Spencer Cox. “E kemi kapur”, u shpreh Cox për gazetarë. Vrasësi i Kirkut u kishte ikur policisë dhe agjentët federalë për më shumë se 33 orë pasi të mërkurën mbrëma e qëlloi me snajper Kirkun, aleatin e ngushtë të Trumpit, gjatë një paraqitjeje në Universitetin Valley në Utah. I dyshuari, i identifikuar si Tyler Robinson, e kishte pranuar para një miku të familjes, ose “kishte nënkuptuar se e…
Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Emmanuel Emegha nga Strasbourg, njoftohet në ueb-faqen e klubit. Holandezi do t’iu bashkohet kampionëve të botës zyrtarisht në verën e vitit 2026. 22-vjeçari realizoi 14 gola dhe dha tri asistime në Ligue 1 sezonin e kaluar. Sipas raportimeve jozyrtare, ai ka nënshkruar një kontratë 7-vjeçare me të Kaltrit.
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri,40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat Griselda Doksani,25-vjeçe dhe Ronaldo Lika,25-vjeç kanë mbërritur sot në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat,për tu njohur me masat e sigurimit. Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë ambjenteve të gjykatës,përveç familjarëve ka pasur edhe fermer dhe eksportues perimesh,që kishin ardhur në mbështetje të kolegut të tyre Mariglen Qorri. Prokurori e çështjes, Arjeta Plaku,pasi ka lexuar edhe akuzat ndaj tre shtetasve të arrestuar,ka kërkuar “cilësimin të ligjshëm” të arrrestimit të tyre. Prokurorja i ka kërkuar gjykatës masën e sigurimit personal: “arrest në burg”…
Të paktën 40 palestinezë u vranë të premten nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Shumica e viktimave ndodheshin në qytetin e Gazës, ku shumë banorë vazhdojnë të qëndrojnë, pavarësisht urdhrave izraelite për evakuim, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Izraeli pretendon se ka për synim të marrë kontrollin e plotë të qytetit të shkatërruar të Gazës, ku rreth një milion njerëz janë strehuar. Si pjesë e planit për të shkatërruar grupin militant Hamas, Izraeli ka shtuar sulmet, sipas banorëve. “Nuk kanë pushuar shpërthimet që nga dje”, tha Adel, një burrë 60-vjeçar me dy fëmijë, që…
Është hedhur shorti për Superligën e Kosovës në basketboll. Në prani të klubeve pjesëmarrësve dhe mediave është hedhur shorti, ku priten super përballja nga java e parë. Kampionia e Kosovës, Trepça, në xhiron e parë do të përballet me rivalin e vjetër, Pejën ndërsa nënkampioni Bashkimi është mysafir i Vëllaznimit. Në javën e parë janë edhe dy sfida interesante Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina dhe Bora-Rahoveci 029. Ky kampionat pritet të jetë i jashtëzakonshëm, duke marrë përforcimet që kanë bërë skuadrat dhe synimet që kanë. Po ashtu përgatitjet kanë filluar me kohë, duke bërë që të presim shumë duele të forta…
A8J5E0 woman smoke smoking cigarette tobacco nicotine inhale exhale consume cunsumption health unhealthy health Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj të ri për të luftuar pirjen e duhanit dhe për të mbrojtur shëndetin publik. Ligji ndalon shitjen e produkteve të duhanit tek të miturit dhe parashikon gjoba për prindërit nëse fëmijët e tyre kapen duke pirë duhan. Hapësirat pa duhan do të zgjerohen dhe cigaret elektronike njëpërdorimshe do të ndalohen. Gjithashtu, ndalohet reklama, promovimi dhe sponsorizimi i duhanit në të gjitha format e medias. Shkeljet do të ndahen në tre kategori me gjoba që variojnë nga 100 deri në 600,000…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se vrasësi i dyshuar i aktivistit Charlie Kirk është arrestuar dhe po merret në pyetje. “Kemi kapur dikë që mendojmë se e bëri këtë krim. Ai do mbahet në paraburgim në një shkallë të lartë sigurie”, tha Trump. Gjatë një interviste për Fox News Trump tha gjithashtu se autori Ii dyshuar u vetëdorëzua pasi ishte bindur nga babai i tij. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e sigurisë në Utah, që të konfirmojnë lajmin. Megjithatë më herët forcat ligjzbatuese po vijonin një operacion intensiv për gjetjen e autorit që dyshohet se…
