Autor: TV News

Në deklaratën e saj të parë publike pas vrasjes së bashkëshortit të saj, aktivistit konservator Charlie Kirk, Erika Kirk e përshkroi atë si një bashkëshort dhe baba “të përsosur”, dhe tha se ata që e vranë “nuk e kanë idenë se çfarë kanë shkaktuar”. “Ju nuk keni asnjë ide për zjarrin që keni ndezur brenda kësaj gruaje. Klithmat e kësaj të veje do të jehonojnë në mbarë botën si një thirrje për betejë,” tha ajo, nga studioja ku burri i saj regjistronte podcast-in. Në një fjalim emocional, ajo paralajmëroi se misioni i Charlie-t do të vazhdojë më fuqishëm se kurrë:…

Read More

Manchester City po pëson një krizë të re lëndimesh. Pas egjiptianit Omar Marmoush, edhe mbrojtësi i ri Rayan Ait-Nouri ka pësuar një lëndim në kyç të këmbës. Algjeriani do të mungojë rreth 5 javë jashtë fushës së blertë, ku do të mungojë edhe derbin e qytetit ndaj Manchester Unitedit. Kujtojmë se derbi i Manchesterit, do të zhvillohet nesër në orën 17:30.

Read More

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Sektor, ku për pasojë një grua 47-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, kur shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë: A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç,…

Read More

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi pranë bregdetit lindor të rajonit Kamchatka në Rusi. Epiqendra u regjistrua 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi prej 39 kilometrash. Deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo persona të lënduar.Megjithatë, Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i Paqësorit njoftoi për rrezikun e mundshëm të një cunami. Më 20 korrik 2025, Gadishulli i Kamchatkas u trondit nga pesë tërmete të fuqishme, ku më i forti arriti magnitudën 7.4. /vizionplus.tv

Read More

Opozita ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjen për kreun e Kuvendit të Shqipërisë, ku mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin. Në momentin që drejtuesi i seancës kërkoi nga opozita emrat për anëtarët e komisionit që do të monitorojnë zgjedhjene  kryetarit të ri të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, tha se opozita nuk merr pjes ënë këtë farsë. “Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është si të ulësh në krye të Kuvendit, Klodian Zoton. Me këtë propozim që po bëni thjeshtë po na tregoni se filozofia juaj…

Read More

Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve. Por, gjatë seancës së parë të Legjislacionit të ri nuk kanë munguar as batutat. Vasil Llajo, që kryesonte seancën, teksa po lexonte emrat e deputetëve për betim bëri një lapsus. Ai po lexonte emrin e Tërmet Peçit, i cili tha “betohem”, e më pas  Llajo vijoi përsëri me emrin e radhës i cili ishte demokrati Tomor Alizot, të cilin Llajo e lexoi Tërmet Alizoti. Deputetët “shpërthyen” në të qeshura. Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet. /vizionplus.tv

Read More

Barcelona fitoi apelin kundër UEFA-s për dënimet e trajnerit Hans Flick dhe asistentit të tij Markus Zorg. Në këtë mënyrë, të dy do të jenë në gjendje të jenë në stol për ndeshjen e parë të katalanasve për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, e cila është jashtë fushe kundër Newcastle. Flick dhe Zorg u pezulluan pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit sezonin e kaluar për “shkelje të parimeve dhe rregullave themelore të sjelljes”. Pavarësisht faljes, UEFA do të monitorojë sjelljen e të dyve. /GazetaBlic Sport/

Read More

Me 84 pro dhe 3 kundër, Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë opozita zgjodhi që në vend të fletëve të votimit në kuti, të vendoste pankarta që kishin marrë me vete ne sallë, me përjashtim të Tritan Shehut i cili zgjodhi të marrë pjesë në proces, duke votuar. Në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit ishin 138 deputetë në sallë të cilët bënë më herët betimin, ndërsa dy të zgjedhur e PSD në zgjedhjet e 11 majit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati pak minuta para…

Read More

Një arratisje me një makinë të vjedhur përfundoi në tragjedi këtë mëngjes në Via Murri, Bologna ku një tetëmbëdhjetë vjeçar shqiptar,  Valjero Maksuti, vdiq pasi u përplas me një shtyllë. Aksidenti ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit. Sipas mediave italiane, patrulla e policisë ndaloi një “Audi” për kontroll, e cila drejtohej nga një 19-vjeçar. Ndërsa Maksuti ishte pasagjer. Por dy të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe u larguan me shpejtësi. Pak më vonë, shoferi 19-vjeçar humbi kontrollin, duke u përplasur me një shtyllë dhe më pas me makina të tjera të parkuara në rrugë. 18-vjeçari vdiq menjëherë. 19-vjeçari, u dërgua me urgjencë në spital. Brenda…

Read More

Pas zgjedhjets me 84 vota si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, e ka cilësuar si nder dhe përgjegjësi marrjen e kësaj detyre në këtë moment historik për vendin. Peleshi kërkoi nga të gjithë deputetët që të vendosen standarde të reja në këtë moment kyç të Shqipërisë, ku në Kuvend të respektohen standardet europiane, ato të respektimit të Kushtetutës dhe Kodit të Etikës. “Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur Kryetar të Kuvendit të Shqiëprisë, është nder dhe përgjegjësi e madhe, e pranoj me përgjegjësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës dhe energjitë e mia do…

Read More