Autor: TV News
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së madhe të EuroBasketit mes Turqisë e Gjermanisë. Turqia ka shkuar në pushim me avantazhin prej gjashtë pikësh, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati pas pjesës së parë është 46-40 për Turqinë. Më i miri në parket në pjesën e parë ishte Wagner me 16 pikë të realizuara, i pasur nga Sengun i Turqisë me 15 pikë. /GazetaBlic Sport
Më shumë se 110 mijë protestues mbështetës të së djathtës ekstreme u mblodhën në qendër të kryeqytetit britanik, Londër, në protestën më të madhe nacionaliste në dekada. Tubimi u organizua nga aktivisti Tommy Robinson i të djathës ekstreme i njohur për qëndrimet e tij kundër islamit. Njerëzit u mblodhën në Londër nga e gjithë Britania e Madhe me qëllimin për të protestuar për lirinë e fjalës, por gjatë tubilimit u dëgjuan thirrje raciste dhe antimuslimane. Pjesëmarrja në demonstratë i tejkaloi disa herë vlerësimet e policisë duke rezultuar në përleshje të tensionuara dhe në disa raste edhe të dhunshme mes protestuesve…
Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Valencias. Golin e parë në këtë duel e realizoi Fermin Lopez, shkruan GazetaBlic Sport. Lopez shënoi pas 29 minutave lojë, për të ‘zhbllokuar’ rezultatin. Rezultati momental i duelit është 1-0. Ja goli: VIDEO
Guvernatori i Utah,Spencer Cox, tha të dielën se autori i dyshuar i vrasjes së Charlie Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet. “Ai nuk e ka rrëfyer fajin para autoriteteve. Ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë, por të gjithë njerëzit përreth tij po bashkëpunojnë. Dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Cox.Lexo edhe :Related Posts Autoritetet identifikuan personin e dyshuar për vrasjen e Kirk si 22-vjeçarin Tyler Robinson, i cili tani ndodhet në paraburgim. Akuzat pritet të ngrihen zyrtarisht të martën, tha Cox. Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar motivin e krimit. Cox tha se do të ketë zhvillime të…
Prishtina ka barazuar rezultatin ndaj Dritës. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Alban Shillova, shkruan GazetaBlic Sport. Shillova realizoi pas 88 minutave lojë, duke barazuar gjithçka. Rezultati aktual i takimit është 2-2. /GazetaBlic Sport
Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë prej 6.8 miliardë eurosh për të përmirësuar një nga kantieret e saj detare si dhe për të ndërtuar një flotë nëndetësesh me energji bërthamore. ”Ndërsa shuma prej 12 miliardë dollarësh australianë do të shpenzohet gjatë dhjetë viteve për të rinovuar dhe përmirësuar kapacitetet e kantierit detar Henderson, pranë Perthit, Australia Perëndimore, theksoi ministri i Mbrojtjes Richard Marles. Në vitin 2021, Australia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një pakt trepalësh, të njohur si Aukus, që synon të kundërshtojë ndikimin në rritje të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit. Kjo marrëveshje…
Kryeministri Edi Rama, si dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi këtë të enjte emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029. Emra të rinj në krye të ministrive, rikonfirmime, por edhe surpriza në listën e shpallur nga z.Rama.Lexo edhe :Related Posts Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, e cilësoi listën e Ramës si të pritshme. Ai nënvizoi se kryeministri ka zgjedhur në pozicionet kryesore emrat e besuar, ndërkohë nga ana tjetër ka sjellë rifreskim në…
Barcelona ka triumfuar bindshëm në “Camp Nou” në përballjen ndaj Valencias. Pavarësisht që ishin pa disa yje si Yamal e Gavi, katalunasit ishin të pamëshirshëm ndaj Valencias për të fituar me rezultat të thellë 6-0. Fermin Lopez me një gol të bukur e kaloi Barcelonën në epërsi pas asistimit të Ferran Torres (29’). Për dallim nga një gol në pjesën e parë, me inkuadrimin e Raphinha, katalunasit treguan krejtësisht fytyrë tjetër duke shënuar edhe pesë gola. Fillimisht, Raphinha me një super goditje pas asistimit të Marcus Rashford e dyfishoi epërsinë (53’), ndërsa tre minuta më vonë Fermin Lopez me një…
Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka nënshkruar zyrtarisht miratimin për vendosjen e trupave shtesë të NATO-s në territorin polak. Dislokimi bëhet në kuadër të operacionit “Roja Lindore“, një masë e konsideruar si përforcim i sigurisë kombëtare përballë kërcënimeve në rritje nga lindja, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore polake. “Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, nënshkroi një dekret për të dhënë pëlqimin për praninë në territorin e Polonisë të kontingjentit të forcave të huaja nga shtetet anëtare të NATO-s, në kuadër të përforcimit të Republikës së Polonisë në kuadër të operacionit ‘Roja Lindore’,” thuhet…
Qeveria “Rama 4” ishte tema e këtij fillim sezoni të Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi, tha se nuk sheh as një surprizë në zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij Rama edhe këtë herë zgjodhi të bëhej mburojë e atyre që kanë probleme me SPAK. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si tu duk kabineti i ri Rama sot? Këlliçi: Nuk është se ka surprizë. Këtë sistem e mabn në këmbë një individ i vetëm, Edi Rama. Ikin apo vinë ministra, a ka ministra me IA,…
