Autor: TV News

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes se ‘Djajve të Kuq’ në derbin ndaj Manchester City-t (3-0). Legjenda e Man Unitedit, ka kritikuar trajneri Ruben Amorim, duke thënë se ekipi ka bërë hapa mbrapa. “Dua të jem sa më mbështetës dhe pozitiv me trajnerin dhe lojtarët, por është shumë e vështirë të thuash se po shohim progres. Nuk shohim asgjë që mund të sjellë rezultate në të ardhmen e afërt. Është e vështirë,” u shpreh Rooney. Ai theksoi se pamja e tifozëve të United që linin stadiumin përpara përfundimit të ndeshjes ishte tregues i qartë…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano, ku një burrë 70-vjeçar, i cili tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në katin e katërt, përfundoi mbi një kalimtare 83-vjeçare që po ecte në trotuar, duke i shkaktuar vdekjen, raportojnë mediat italiane. Ngjarja ndodhi në rrugën “Fratelli di Dio”, në periferinë jugperëndimore të qytetit. Gruaja humbi jetën në vend, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të urgjencës. Ndërkohë, 70-vjeçari mbijetoi dhe u transportua në gjendje të rëndë, por i vetëdijshëm, në spitalin Niguarda. Ai nuk është në rrezik për jetën. /vizionplus.tv

Read More

DashiKjo ditë ju fton të merrni drejtimin e situatave me vendosmëri. Energjia juaj është e madhe, ndaj përpiquni ta kanalizoni në qëllime të qarta dhe të arritshme. Në dashuri, është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të kontrolloni emocionet; dëgjoni më shumë partnerin dhe kushtojini vëmendjen që ai apo ajo meriton. DemiE hëna do të jetë ideale për të sqaruar çështje praktike dhe për të vënë rregull në jetën tuaj të përditshme. Yjet tregojnë një ditë pa pengesa të mëdha, me mundësi për të marrë vlerësime të rëndësishme në punë. Në marrëdhënie, shmangni kokëfortësinë dhe hapni mendjen ndaj një qasjeje…

Read More

Punimet në aksin rrugor Shirokë–Zogaj në Shkodër po vijojnë me intensitet. Ky aks konsiderohet një nga investimet strategjike që nxit turizmin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, si dhe do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i punës në segmentin Shirokë–Zogaj, ku vijon puna për zgjerimin e trasesë, vendosjen e kanalizimeve dhe elementë të tjerë infrastrukturorë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën”. Ky projekt është pjesë e ndërhyrjeve…

Read More

Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazhojë ushtrinë për të përmirësuar sigurinë e brendshme në vend. Ushtarët belgë mund të patrullojnë së shpejti në qytetet e mëdha të Belgjikës për të frenuar krimin e lidhur me drogat. Qeveria belge po punon për një ligj që do të krijojë kornizën ligjore për këtë, njoftoi Ministri i Brendshëm Bernard Quintin. “Ushtria ka për detyrë të mbrojë integritetin e territorit kombëtar”, i tha ai gazetës “De Standard”. “Zakonisht ajo e bën këtë jashtë kufijve tanë, por lufta kundër krimeve me droga lidhet gjithashtu me integritetin e territorit kombëtar.” Quintin tha…

Read More

Policia në Shkodër lajmëron se një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin verior. Sipas efektivëve, një 43-vjeçar i pastrehë është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine. Burri dyshohet se ka pësuar atak kardiak. Njoftimi i policisë: Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43 vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Read More

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike. Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut…

Read More

Rumania tha të shtunën se forcat e saj ajrore kishin zbuluar një dron rus në hapësirën ajrore të vendit. Incidenti vjen disa ditë pasi dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë. Ministria e mbrojtjes e Rumanisë, një anëtare e NATO-s, tha në një deklaratë se vendi kishte ngritur dy avionë F-16 pak pas orës 6 të mbrëmjes sipas orës lokale për të monitoruar sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase pranë kufirit rumun. Rreth 20 minuta më vonë, ata zbuluan dronin në hapësirën ajrore rumune. Ministrja e jashtme e Rumanisë, Oana-Silvia Toiu, tha për mediat se Forcat Ajrore Rumune e…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se është gati të vendosë “sanksione të mëdha” ndaj Moskës nëse anëtarët e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse. Në një letër drejtuar anëtarëve të aleancës, të cilën e publikoi  në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi: “Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë filluar të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia.” Trump tha se beson që ndërprerja e blerjeve të naftës ruse, e kombinuar me…

Read More