Autor: TV News
Moderatorja shqiptare Eva Murati u shfaq në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia, duke kombinuar elegancën dhe magjinë e kinemasë në një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare. Ajo shkëlqeu me veshjen që e bëri të ndihej si një yll i vërtetë në një nga qilimat e kuq më ikonikë në botë Ngjarja në Venecia, ku takohen kinemaja, eleganca dhe bukuria e përjetshme, shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj./Indeksonline/
Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, e ka konsideruar proces politik gjyqin ndaj të GJKKO që nisi sot për aferën “Partizani”. Në përfundim të seancës, duke folur për gazetarët, Malltezi pretendoi se dokumenti i akt-akuzës ka falsifikime. Ai hodhi sërish akuza ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, për të cilën tha se ka qenë e dënuar në Greqi dhe ndaj saj nuk është marrë asnjë masë. Sipas tij, gjyqtarja Gjoka mbrohet nga Kryeministri dhe është përdorur si “kamikaze politike” kundër opozitës. “Është një proces politik siç u dëshmua. Kemi identifikuar me dhjetëra falsifikime të dokumentit zyrtar akt-akuzë. Ka 3 vite që…
Në fund të ndeshjes Chelsea kundër Tottenham në 2022, Conte dhe Tuchel patën një shtrëngim duarsh që gati përfundoi me kacafytje. Kësaj radhe protagonistët ishin trajnerët e Southampton dhe Portsmouth. Still dhe Mousinho u ndanë pa gol na derbin e Brgut Jugor, por që fërkimi s’u shmang në fundin e ndeshjes. Gjatë fishkëllimës së fundit, Mousinho i shtrëngoi dorën Still shumë fort , duke e kapur atë me dhunë dhe duke mos e lëshuar menjëherë, duke shkaktuar një reagim të habitur dhe të bezdisur nga kolegu i tij.
Partia Demokratike pritet që të ketë në parlament tre grupe parlamentare, që deputetët opozitarë të kenë më shumë kohë të flasin në Kuvend. Grup më vete parlamentar pritet të jetë Partia e Lirisë dhe Grupi i Aleatëve. Këto grupe parlamentare pritet “të marrin” deputetë demokratë, që të kenë numrin e deputetëve për të formuar një grup më vete.
Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Superligën e futbollit. Llapjanët gjenden në fundin e tabelës, ndërsa i kanë regjistruar 2 barazime e 2 humbje në 4 xhirot e para, pa e shijuar ende fitoren, shkruan “Gazeta Express”. Edhe në sezonin e kaluar ekipi nga “Zahir Pajaziti” mezi shpëtoi pa rënë nga Superliga duke e siguruar qëndrimin aty vetëm përmes barazhit. Sidoqoftë, trajneri Tahir Batatina siguron se më nuk do të përsëritet sezoni paraprak duke garantuar se Llapi do të rikthehet. Po ashtu, ai përmes një postimi në rrjetet sociale i goditi edhe kritikët e tij.…
Disa ditë pas sulmit në Katar, Donald Trump paralajmëroi Izraelin të “jetë shumë i kujdesshëm” sepse emirati është, siç tha Presidenti, “një aleat shumë i mirë”. Pavarësisht protestave ndërkombëtare, veçanërisht në botën arabe, për këtë sulm të paprecedentë ndaj shtetit që strehon bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, kreu i diplomacisë amerikane Marco Rubio, në një vizitë zyrtare në Izrael, theksoi se marrëdhënia dypalëshe mbetet e paprekur. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu siguroi dje se vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Rubio tregon se sa e palëkundur është marrëdhënia midis dy aleatëve. Presidenti i SHBA-së Trump e kishte kritikuar…
Këngëtarja kosovare Loreta Zeqiri, së shpejti do t’i jap fund beqarisë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këngëtarja do të kurorëzoi dashurinë me martesë me 18 shtator, ditën e enjte. Dasma do të mbahet në një ambient luksoz ku pritet të ketë numër të madh të të ftuarish. Kujtojmë që Loreta është një emër i kërkuar nga publiku edhe për ahengje familjare./Indeksonline/
Një takim urgjent i shteteve arabe dhe islamike po zhvillohet në Katar në përgjigje të sulmit ajror të Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha javën e kaluar. Një projektrezolutë e parë nga agjencia e lajmeve Reuters dënon atë që i quan “akte armiqësore të Izraelit, duke përfshirë gjenocidin, spastrimin etnik dhe urinë”, të cilat sipas saj kërcënojnë “perspektivat e paqes dhe bashkëjetesës”. Izraeli i ka mohuar fuqimisht akuza të tilla. Nuk është e qartë se çfarë vendimesh praktike mund të merren, pasi analistët thonë se çdo lloj reagimi ushtarak është jashtë diskutimit. Më parë, kryeministri i Katarit, Mohammed bin…
Rumania ka thirrur ambasadorin rus në Bukuresht, duke e akuzuar Moskën për “shkelje të papranueshme dhe të papërgjegjshme” të hapësirës së saj ajrore, pasi një dron rus u zbulua në hapësirën e saj ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, dy avionë luftarakë F-16 u ngritën në ajër për të monitoruar një sulm ajror rus mbi infrastrukturën ukrainase në lumin Danub dhe arritën të identifikojnë dronin rreth 20 kilometra në jugperëndim të fshatit Chilia Veche, përpara se ai të zhdukej nga radari.Lexo edhe :Related Posts Autoritetet rumune theksuan se droni nuk ka fluturuar mbi zona të banuara dhe nuk ka…
James Rubin, njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albrightit e Bill Clintonit, ka dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai është betuar se do ta thotë të vërtetën. Rubini pritet të dëshmojë për raportet e tij me Hashim Thaçin, angazhimin, UÇK-në dhe përvojën e tij në Kosovë. James Rubin, ish-diplomat dhe ish-asistent i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka paralajmëruar vetë do të japë dëshmi në Gjykatën Speciale. Ai do të jetë dëshmitar i mbrojtës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në një podcast me gazetaren e njohur Christiane Amanour, ai tregoi…
