Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026

Rikthehen temperaturat mbi 40 gradë – sinoptikanët paralajmërojnë valë të re të nxehti në Maqedoninë e Veriut

28 Korrik, 2026

Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

28 Korrik, 2026

Mickoski: Nuk do të lejoj ndryshime kushtetuese të tilla siç kërkon Bullgaria

28 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 29 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Qeveria e mandatit të katërt, analisti “zbërthen” skenarin e Edi Ramës, çfarë fshihet pas emrave të zgjedhur

TV NewsBy TV News15 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama, si dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi këtë të enjte emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.

Emra të rinj në krye të ministrive, rikonfirmime, por edhe surpriza në listën e shpallur nga z.Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, e cilësoi listën e Ramës si të pritshme.

Ai nënvizoi se kryeministri ka zgjedhur në pozicionet kryesore emrat e besuar, ndërkohë nga ana tjetër ka sjellë rifreskim në qeveri me emrat e rinj.

Sa i përket shkarkimit të z. Erion Veliaj dhe zgjedhjes së kandidates Ogerta Manastirliu, Hasimja u shpreh se nuk ishte surprizë, pasi shtoi se gjithmonë është përfolur si kandidatja kryesore.

INTERVISTA E PLOTË:

Si do ta përkufizonit ju shkurtimisht kabinetin Rama 4?

Hasimja: Rama ka vendosur në pozicionet kryesore të ketë njerëz që ka besim, si nga ana profesionale dhe nga pikëpamja politike, dhe nga ana tjetër përpiqet të rifreskojë imazhin e qeverisë me disa emra të rinj. Nuk ka ndonjë gjë të re në fakt, se të njëjtën logjikë ka përdorur edhe më përpara. E vetmja gjë që ka ndryshuar janë emrat, lëvizjet, pozicionet, por si logjikë është e njëjtë.

Kemi emra të rinj. Kemi dy kryetar bashkish që përfshihen, kemi zonja që vijnë nga një karrierë shumë e suksesshme jashtë Shqipërisë, kemi dhe teknikë të tjerë. Si e shihni këtë prurje të re, si pritet të ndikojë kjo tek performanca e qeverisë?

Hasimja: Prurjet e reja janë gjithmonë pozitive. Çështja është çfarë kontributi do japin prurjet e reja. Ky është problemi kryesor. Pa e gjykuar aspak gjithë karrierën e znj. Koçiu, pyetja e madhe është a do jetë ajo në gjendje të përplaset me krimin në Shqipëri, duke e ditur që shpesh krimi lidhet edhe me politikën. Këtu nuk është më çështja sa e aftë është, por sa do të jetë në gjendje të përplaset me politikën. Politika shqiptare gjithmonë e ka përdorur këtë si strategji për të vendosur emra të rinj, por ajo që mbetet për t’u parë është çfarë kontributi do japin këta të rinj.

Sa i shërben ky kabinet objektivit kryesor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030?

Hasimja: Objektivi kryesor i Ramës është të mbajë pushtetin, të vazhdojë qeverisjen e tij. Nëse kjo bëhet përmes integrimit, aq më mirë. Në një farë mënyre është një përpjekje për t’i kuruar imazhin Shqipërisë në raport me jashtë. Këtë e bën edhe me ministren e nderuar dixhitale që do të kemi, e cila synon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe do e marrë, se veç kësaj nuk ka çfarë merr tjetër.

Shkarkimi i Veliajt dhe zgjedhja e Manastriliut. Si e shihni këtë zgjedhje të z. Ramës?

Hasimja: Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe. Ishin dy-tre emra që qarkullonin saktësisht. U krijua ideja, nisur edhe nga rezultatet, nga votat në Tiranë, sidomos në raport me zotin Goxhen. Vërtitej mes 2-3 emrave. Manastriliu ishte një nga kandidatet kryesore. Rama ka besim tek Manastriliu, si nga ana e menaxhimit profesional edhe ka besim politikisht.

/vizionplus.tv

Lexuar: 12

Lajme te ngjashme

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.