Autor: TV News

Arsenali duhet të konsiderohet si një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, ka pohuar trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde. Skuadra e Mikel Artetës do të përballet me Bilbaon në stadiumin San Mames në ndeshjen e tyre hapëse të garës të martën. Topçinjtë humbën në fazën gjysmëfinale nga Paris St Germain sezonin e kaluar, por duke folur në prag të ndeshjes së tyre kundër londinezëve, Valverde tha: “Arsenali është plotësisht i përqendruar në këtë ndeshje. “Ata janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve falë aftësisë së tyre teknike dhe taktike, si dhe shpirtit…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se ditën e mërkurë, 17 shtator 2025, do të hapë garën për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon. Njoftimi i plotë: Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme. 1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme…

Read More

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë. Një vajzë e vogël, rreth 5 vjeç është sulmuar nga një ujk. Siç shkruajnë mediat greke, 5-vjeçarja me origjinë nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur ujku e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë.Lexo edhe :Related Posts Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmuan ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën. E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se…

Read More

Atletico Madrid më në fund siguroi fitoren e parë të sezonit në fundjavë pasi mposhti Villarrealin, por kjo nuk erdhi pa lajme të këqija për Diego Simeonen. Cholo mund të jetë pa dy titullarë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit. Atletico përballet me Liverpoolin të mërkurën, por para se të fillojë ndeshja do të jetë e nevojshme të përcaktohet nëse ata mund të mbështeten te sulmuesi i tyre Julian Alvarez dhe mbrojtësi kyç, David Hancko. Alvarez po vuan nga dhimbjet në gju, të cilat i mori në pjesën e parë kundër Villarrealit – gjë që çoi në nxjerrjen…

Read More

Nuk duhet ta habisë askënd fakti që David Bowie kishte shije të shkëlqyer në muzikë. Qendra e re David Bowie, e cila do të hapet në V&A East Storehouse në Londër, do ta ketë një ekspozitë që përfshin një listë të disa prej këngëve të tij të preferuara, sipas Rolling Stone, shkruan CNN. “Shënim për emisionin radiofonik – lista e këngëve të preferuara” do të jetë pjesë e ekspozitës dhe përfshin këto këngë: Ralph Vaughan Williams – “Fantasia on a Theme by Thomas Tallis” Richard Strauss – “Four Last Songs” Alan Freed and His Rock ’N’ Roll Band – “Right…

Read More

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjyqtarja paraprake  Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit. Kujtojmë se ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”.

Read More

Metoda japoneze 100-vjeçare që mund t’ju ndihmojë të kurseni deri në 35% të pagës çdo muaj Kur muaji përfundon, shpesh ndodh që edhe paga të ketë “mbaruar” shumë më herët se sa prisnim. Shpenzimet e padukshme dhe blerjet impulsive janë arsyet kryesore që paratë na zhduken pa kuptuar. Por një metodë e lashtë japoneze mund të bëjë ndryshimin. Kakeibo – një teknikë financiare mbi 100 vjeçare, është kthyer në një nga mënyrat më të thjeshta, por më efektive për të kontrolluar financat personale dhe për të kursyer deri në 35% të të ardhurave mujore, sipas CNBC. Si funksionon?Në fund të…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni do t’i ofrojë aleatit të tij “mbështetje të palëkundur” në luftën e tij në Rripin e Gazës, si dhe kërkoi eliminimin e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Populli i Gazës meriton të ardhme më të mirë, por ajo nuk mund të fillojë pa u eliminuar Hamasi”, tha Rubio para gazetarëve, duke folur përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. “Ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe përkushtimin tonë të palëkundur për ta çuar deri në fund këtë…

Read More

Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre. Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori! Rasti është i ububushëm! Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji…

Read More

Mesfushori Luka Modric ka hyrë në librat e rekordeve të Serie A, pasi u bë mesfushori më i vjetër në histori që shënon një gol në kampionat. Në moshën 40 vjeç e 5 ditë, ylli i Milanit realizoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Bolognas, në javën e tretë të kampionatit italian. Kroati theu rekordin e mëparshëm të ish-mesfushorit kuqezi Nils Liedholm, i cili kishte shënuar ndaj Interit në mars të vitit 1961 në moshën 38 vjeç e 169 ditë. Me këtë gol, Modric jo vetëm që vulosi një tjetër arritje personale, por gjithashtu u bë vetëm lojtari i tretë…

Read More