Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rubio premton “mbështetje të palëkundur” për Izraelin në luftën në Gaza

TV NewsBy TV News15 Shtator, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën gjatë një vizite në Izrael se Uashingtoni do t’i ofrojë aleatit të tij “mbështetje të palëkundur” në luftën e tij në Rripin e Gazës, si dhe kërkoi eliminimin e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Populli i Gazës meriton të ardhme më të mirë, por ajo nuk mund të fillojë pa u eliminuar Hamasi”, tha Rubio para gazetarëve, duke folur përkrah kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe përkushtimin tonë të palëkundur për ta çuar deri në fund këtë qëllim”, shtoi ai.

Netanyahu e quajti vizitën e Rubios “mesazh të qartë” se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Izraelit, duke e lavdëruar presidentin, Donald Trump, si “mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë”.

Rubio kritikoi planet e disa vendeve perëndimore për ta njohur shtetin palestinez, duke thënë se një gjë e tillë vetëm “e inkurajon” Hamasin.

Sekretari amerikan tha se do të diskutojë me Netanyahun planet izraelite për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës, qendra më e madhe urbane e territorit, si dhe bisedimet për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar, për ta pamundësuar krijimin e një shteti palestinez.

Ai shtoi se presidenti Trump dëshiron që lufta në Gaza të “përfundojë”, gjë që, sipas Rubios, nënkupton lirimin e pengjeve dhe eliminimin e Hamasit si kërcënim.

Lufta nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ku u vranë 1.219 persona, shumica civilë.

Kundërpërgjigjja ushtarake e Izraelit në Gaza ka lënë të vrarë mbi 64.800 persona, gjithashtu kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, shifra të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.

Presidenti Trump, për vite mbështetës i fortë i Netanyahut, ka shprehur edhe përkrahje për Katarin, ku ndodhet baza më e madhe ajrore amerikane në rajon.

Katari, bashkë me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, ka udhëhequr përpjekjet për ndërmjetësim mes Izraelit dhe Hamasit.

Rubio e nisi vizitën të dielën me një gjest simbolik të mbështetjes, duke shkuar me Netanyahun te Muri Perëndimor në Jeruzalem.

Ai më pas deklaroi se Jeruzalemi është “kryeqyteti i përjetshëm” i Izraelit – një qëndrim që, para mandatit të parë të Trumpit, liderët amerikanë ishin kujdesur ta shmangnin.

Pikërisht Trump zhvendosi Ambasadën amerikane në Jeruzalem, duke thyer praktikën ndërkombëtare.

Rubio pritet të marrë pjesë të hënën në inaugurimin e një tuneli për turistë fetarë që kalon nën lagjen palestineze Silvan. Projekti ka ngjallur shqetësime te banorët palestinezë se mund të dobësojë më tej praninë e tyre dhe madje të rrezikojë themelet e shtëpive.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.