Autor: TV News
Ukrainës do t’i duhen të paktën 120 miliardë dollarë për mbrojtjen e saj në vitin 2026, teksa lufta me Rusinë ka hyrë në vitin e katërt. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, theksoi se financimi është thelbësor për të mirëmbajtur linjat mbrojtëse, për të prodhuar më shumë dronë dhe armë të tjera, për të mbrojtur qiellin dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm rus. “Ekonomia e luftës tregon se nëse shpenzojmë më pak para se Rusia, atëherë do të fillojmë të paguajmë me territoret tona dhe, më e rëndësishmja, me jetën tonë“, shprehet Denys Shmyhal, ministër ukrainas i mbrojtjes. Shpenzimet…
Kapiteni i Chelseat, Reece James, ka folur përpara rikthimit të “Bluve” në Ligën e Kampionëve, ndërsa ata përgatiten të përballen me kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, në “Allianz Arena” më 17 shtator. “Liga e Kampionëve është vendi ku ne duhet të luajmë. Jemi të lumtur që po rikthehemi duke luajtur kundër ekipeve më të mira dhe duke garuar në garat më të mira, sepse nuk kemi qenë në këtë kompeticion për dy sezonet e fundit”, tha James. Udhëtimi evropian i Chelseat rifillon në një nga arenat më ikonike në futboll, “Allianz Arena”. “Ata janë gjithmonë super të fortë. Ata janë…
Parlamenti do të zhvillojë të martën dy mbledhje për të miratuar ndryshimet në rregullore dhe për të ngritur organet e reja të Kuvendit. Axhenda e seancave plenare dhe përbërja e komisioneve të Parlamentit u diskutua në një mbledhje mes kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla nga PS, Gazment Bardhi nga PD e Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. Balla, në emër të mazhorancës, argumentoi nevojën për ndryshimin e komisioneve për t’iu përgjigjur kërkesave të procesit të anëtarësimit në BE. Por opozita kritikoi gjithë procesin e ndjekur nga socialistët për ndryshimin e rregullores. Në emër…
Një tjetër trup u gjet sot në rrënojat e barit të shkatërruar nga një shpërthim i fuqishëm në Madrid, duke e çuar numrin e të vdekurve në dy. “Një trup i dytë i pajetë u gjet në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi” në lagjen Vallecas, thanë shërbimet spanjolle të shpëtimit në një postim në Platformën X, duke shtuar se po kryenin një operacion për të gjetur një person të zhdukur. Të dielën, një burrë u gjet i vdekur në rrënojat e barit. Të paktën dy nga 25 të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, shpërthimi iu…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj një vendimi të marrë nga gjyqtari Boshku, i cili, sipas tij, ka rikthyer në detyrë një ish-drejtor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) të shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit. Në një postim të gjatë në Facebook, Rama shpreh pakënaqësinë ndaj disa vendimeve gjyqësore që, sipas tij, nuk respektojnë interesin publik dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve te “Drejtësia e Re”. Reagimi i Ramës: Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të…
Anësori i Athletic Bilbaos, Inaki Williams, ka ndarë mendimet e tij përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Arsenalin. “Shpresoj të debutoj me një fitore, është për të ardhur keq që nuk munda ta bëj këtë së bashku me Nico Williams. E presim ndeshjen me shumë entuziazëm. Për shumë prej nesh, kjo do të jetë ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve. Kemi punuar prej vitesh për ta bërë të nesërmen realitet. “Jemi shumë kërkues ndaj vetes dhe duam të arrijmë rezultatet më të mira. Kalimi i fazës së ligës nuk do të jetë i lehtë, por kemi një shans.…
Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë. Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, Presidenti Begaj dekretoi: Emërimin e Këshillit të Ministrave; Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;…
Autoritetet polake kanë dhënë alarmin mbrëmjen e sotme pasi një dron u pikas duke fluturuar mbi ndërtesa qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë zonën e rrugës Parkowa dhe Pallatin Belweder, rezidenca e rëndësishme shtetërore. Lajmin e bëri publik kryeministri Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X, duke njoftuar se droni u neutralizua nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP). Pas incidentit, policia arrestoi dy shtetas bjellorusë, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë mision të dyshimtë. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivet dhe prapaskenat e ngjarjes. Ky rast vjen vetëm disa ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës…
Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë të ekipit të tij ndaj Espanyolit. Muriqi realizoi nga penalltia ndaj portierit serb, Dmitrovic, shkruan GazetaBlic Sport. Sulmuesi kosovar ishte i saktë nga penalltia pas 46 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-1. Ja goli: 🚨 GOAL | Vedat Muriqi has scored from the spot. 🇪🇸 Espanyol 2-1 Mallorcapic.twitter.com/9PEUpkuJ4k — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 15, 2025
Dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore pas publikimit të dy videove në rrjete sociale që tregonin shkelje të rënda të qarkullimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë. Pas verifikimeve, të dy janë identifikuar dhe janë ndëshkuar me masa administrative. Njoftim i Policisë: Në lidhje me 2 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 2 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve. Nga verifikimet e kryera, u bë…
