Autor: TV News
Hansi Flick ka folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Newcastle United në St. James’ Park. Flick beson se ndeshja nuk do të jetë një fitore e lehtë për Barcelonën, pasi ata po udhëtojnë në një fushë të vështirë. “Nuk kam qenë kurrë në këtë stadium, por e di që është një nga më të mirët e Premier League,” tha Flick. “Pres një ekip intensiv. Është një ekip që është ndërtuar me kalimin e viteve, dhe Eddie Howe dhe stafi i tij kanë bërë një punë fantastike. “Ne jemi një ekip i ri, por me përvojë. Lojtarët…
Këshilltaret socialist në Bashkinë e Tiranës kanë zhvilluar një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste ku kanë diskutuar për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë. Mbledhja eshte drejtuar nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino. Ne mbledhje eshte vendosur qe diten e marte ne oren 16:00 mbledhet keshillit bashkiak ku do të votohet shkarkimi i Erion Veliajt. Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të…
Paketat e para të ndihmës amerikane për armët për Ukrainën nga administrata Trump janë miratuar dhe së shpejti mund të dërgohen, ndërsa Uashingtoni rifillon dërgimin e armëve në Kiev – këtë herë sipas një marrëveshjeje të re financiare me aleatët, thanë për Reuters dy burime të njohura me situatën. Ky është përdorimi i parë i një mekanizmi të ri të zhvilluar nga SHBA-të dhe aleatët, për të furnizuar Ukrainën me armë nga rezervat amerikane duke përdorur fonde nga vendet e NATO-s. Nënsekretari i Mbrojtjes për Politikën, Elbridge Colby ka miratuar deri në dy dërgesa prej 500 milionë dollarësh sipas mekanizmit…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gjatë vizitës së tij zyrtare në Budapest. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar veçanërisht rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë. Begaj theksoi se faktori shqiptar në rajon është bashkëpunues dhe evropianist. Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik…
Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës. Për t’i shtuar kompleksitetin temës, ekziston edhe besimi se nëse nëna nuk i konsumon këto ushqime në momentin që i kërkon, foshnja do të zhvillojnë anomali, si për shembull njolla të vogla në lëkurë. Por pse gratë kanë dëshira të tilla gjatë shtatzënisë? Dhe cila është arsyeja se përse ky fenomen ndodh? A është nespi gjatë…
Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka folur me mediat përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës që luhet të enjten. Në fjalimin e tij, Howe tha se ndihet keq që ata nuk do të luanin kundër Yamal. “Është për të ardhur keq që Lamine Yamal nuk po luan,” tha Howe. “Ndihem i zhgënjyer sepse nuk do të kemi mundësinë ta shohim në formën e tij më të mirë, duke marrë pjesë në ndeshje,” tha Howe. Lidhur me Barcelonën, ai komentoi: “Ata janë një ekip shumë teknik me topin, me shumë shpejtësi në krahë. Ata e filluan sezonin shumë mirë…
IDF publikoi fotot dhe videot e para nga operacionet në Gaza. Pamjet tregojnë ushtarë izraelitë të armatosur plotësisht duke përparuar në Gaza, ndërsa automjete të blinduara operojnë në rrënojat nga bombardimet e ditëve të mëparshme. Sipas të njëjtës deklaratë, Forcat Ajrore dhe Artileria Izraelite kanë bombarduar “më shumë se 150 objektiva terroriste” në të gjithë Qytetin e Gazës gjatë dy ditëve të fundit “në mbështetje të forcave që manovrojnë në zonë”. Footage from the ground operation in the Gaza Strip: “IDF forces are deepening the maneuver in the Gaza City area” https://t.co/yjAKoAKAoN pic.twitter.com/wQoAnFiww7 — OrangeCryptoTech (@OrangeCryptoTec) September 17, 2025 Një nga videot tregon gjithashtu avionë luftarakë izraelitë që…
Influencerja boshnjake, Adna Rovčanin-Omerbegović ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës së saj. Adna dhe bashkëshorti i saj Faris u martuan të shtunën, më 13 shtator, në hotelin Hollywood të Sarajevës. Ajo u sëmur papritur dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës, ku ndërroi jetë më 15 shtator. Adna ishte profesioniste e kozmetikës dhe drejtonte sallonin e saj në Sarajevë.
“Arrest me burg” me afat 60- ditor ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX për goditjen e skemave piramidale online dhe “Detyrim Paraqitje” për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj. Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi, kanë mbërritur në gjykatë rreth orës 8:30 të ditës së sotme të shoqëruar nga dy furgonë policie, ndërsa në ambientet e jashtme ndodheshin familjarë të tyre. Në seancën me dyer të mbyllura ata kanë dhënë dëshminë e tyre para…
Skuadra e Trepçës e ka përmbysur rezultatin nga 2:0 në 2:3 ndaj Kikës në Hogosht. Trepça e nisi perfekt pjesën e dytë, ku ngushtoi rezultatin me Recin në minutën e 55’të, shkruan GazetaBlic Sport. Shtatë minuta më vonë, Miftari realizoi për të barazuar gjithçka, kurse Lucas realizoi golin e avantazhit për mitrovicasit në minutën e 68’të. Rezultati momental i takimit është 2-3. /GazetaBlic Sport
