Autor: TV News

Mijëra palestinezë po vazhdojnë të largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa ofensiva e madhe tokësore e Izraelit që synon pushtimin e zonës hyn në ditën e dytë. Mes bombardimeve në shkallë të gjerë gjatë natës, ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se spitali i fëmijëve al-Rantisi u shënjestrua në tre sulme të ndara izraelite, duke detyruar gjysmën e pacientëve dhe familjet e tyre të largoheshin. Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportin. Spitalet e tjera thanë se të paktën 35 persona ishin vrarë nga zjarri izraelit në të gjithë Gazën deri më tani të mërkurën, shumica…

Read More

Mbrëmjen e datës 5 shtator, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, lokalizohet dhe kapet shtetasi Frank (Urim) Dida, 47vjeç, banues në Pobreg. I ndaluari, i dënuar më parë, për armëmbajtje pa leje. Në pranga dhe nipi i tij, Sami Jeminaj, i pranishëm gjatë konfliktit në lagjen nr. 5, pasi nuk kallëzoi krimin.

Read More

Kryeministri Edi Rama njofton se Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë pamje, ndrësa shkruan se ‘transformimi tërësor e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, dhe kjo falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër’.   “Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura dhe kushte moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të…

Read More

Një incident që ngriti shqetësime për sigurinë ajrore ndodhi ditën e djeshme në hapësirën ajrore të SHBA-së, kur një avion pasagjerësh iu afrua më shumë se sa duhej avionit presidencial Air Force One, në të cilin ndodhej Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë udhëtimit drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas raportimeve,  avioni presidencial “Boeing 747”, i cili po fluturonte mbi Nju Jork, vuri re një aeroplan të “Spirit Airlines” që fluturonte në një kurs të ngjashëm. Kontrollorët e trafikut ajror ndërhynë menjëherë, duke urdhëruar pilotët e Spirit të ndryshonin kurs për të shmangur çdo afrim të rrezikshëm me avionin presidencial. Edhe pse distanca midis dy avionëve…

Read More

Me fillim nga ora 15:00, Drita dhe Drenica përballen në Superligën e Kosovës. Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë në Albi Mall Superligë, ndeshje që ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport. Kampioni i Kosovës e ka nisur keq sezonin e ri, ku në tre ndeshjet e para ka marrë vetëm dy pikë, kurse Drenica ka arkëtuar 4 sosh. Drita: Pas pak… Drenica: /GazetaBlic Sport/

Read More

Dhjetëra persona janë arrestuar apo proceduar penalisht në Tiranë gjatë orëve të fundit, për një sërë veprash penale që përfshijnë dhunë në familje, mashtrim, aksidente rrugore dhe posedim të lëndëve narkotike.Policia ka ndërhyrë në disa raste të dhunës, përfshirë ushtrim dhune ndaj vjehrrës dhe vajzës, si dhe për konfliktet pronësore. Gjithashtu janë evidentuar raste të vjedhjeve, manipulim të matësve elektrikë dhe kundërshtime ndaj forcave të rendit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Ded Gjo…

Read More

Diplomatja më e lartë e BE-së, Kaja Kallas, zbuloi të mërkurën planet për të dobësuar marrëdhëniet tregtare me Izraelin dhe për të sanksionuar zyrtarët e lartë, pas raportit se të drejtat e njeriut në Gaza janë shkelur, duke shënuar një ndryshim të madh në qasjen e bllokut ndaj kombit të Lindjes së Mesme. Masat e planifikuara nga Komisioni Evropian, të cilat duhet të miratohen ende nga vendet anëtare, synojnë të vendosin tarifa për rreth 5.8 miliardë euro mallra të importuara nga Izraeli, si dhe të sanksionojnë dy anëtarë të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu: Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben…

Read More

Real Madridi ka konfirmuar se Trent Alexander Anold vuan nga një dëmtim muskulor që do ta mbajë atë midis gjashtë dhe tetë javësh jashtë fushave të blerta. “Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Trent Alexander-Arnold nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në bicepsin femoris të këmbës së majtë.”, thuhet në raportin mjekësor të klubit. Mbrojtësi anglez u lëndua sapo nisi ndeshja në hapjen e Ligës së Kampionëve. Pa lodhje të dukshme të muskujve, pasi qëndroi në Madrid gjatë pushimit ndërkombëtar, futbollisti pësoi një shpim në bicepsin femoral tre minuta në lojë…

Read More

Xheneta Fetahu ka shprehur dyshime se dikush mund t’i ketë bërë magji të zezë në banesën e saj. Këtë e bëri të ditur gjatë një bisede live në TikTok me Malësoren, të cilën e pyeti këtë të fundit nëse besonte në ‘sehire’. Pavarësisht se përgjigjja e Malësores ishte “jo”, Xheneta tregoi për disa rrethana të çuditshme me të cilat është përballur në banesën e saj. “Se mua po më doket që dikush më ka bë diçka në këtë banesë se si vij në shtëpi ‘tem’, unë kurrë nuk ‘flej’ rehat. Natën shoh ëndrra, kur i shoh ata njerëz, që kurrë…

Read More