Autor: TV News
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, tha pas fitores 3-2 ndaj Atletico Madridit se ai dhe shokët e tij të ekipit kanë treguar vazhdimisht se janë të aftë të fitojnë në këtë mënyrë. “U përpoqëm, vazhduam të bënim presion dhe shënuam një gol për ta bërë rezultatin 3:1. Pësuam barazimin. Nuk ishte e lehtë. E gjetëm përsëri një mënyrë. Ishim të rrezikshëm në goditjet standarde gjithsesi, ata ishin mjaft agresivë, duhet ta them. Jam i lumtur që shënova golin e fitores”, komentoi Van Dijk. “Ata janë një ekip që nuk dorëzohet kurrë, kanë lojtarë cilësorë që mund të të ndëshkojnë…
Ledian Goka, shtetasi shqiptar që u shndërrua në hero në shtetin fqinj, pasi shpëtoi nga mbytja në lumë dy fëmijë në qershor, mori nënshtetësinë greke. Ai mori nënshtetësinë nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që e falenderoi për aktin heroik. “Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, u shpreh Mitsotakis.
Ushtria izraelite tha se do të hapë një rrugë të re të përkohshme më 17 shtator, për t’iu mundësuar banorëve që të largohen nga Qyteti i Gazës, një ditë pasi nisi një ofensivë të madhe që synon shkatërrimin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ushtria izraelite nisi bombardime masive në Qytetin e Gazës mëngjesin e së martës dhe çoi trupat më thellë brenda qendrës më të madhe urbane në Rripin e Gazës. Ofensiva vjen pasi një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara e akuzoi Izraelin për kryerje “të gjenocidit”…
FBI-ja është në kërkim të një burri të akuzuar për përplasjen e makinës së tij në portën e zyrës së FBI- së në Pittsburgh të mërkurën herët në mëngjes, në atë që e quajti një “sulm të synuar ” . Rreth orës 2:40 të mëngjesit (ora lokale), një sedan i bardhë u përplas në portën e hyrjes së zyrës dhe burri që e ngiste doli jashtë, rrëmbeu një flamur amerikan nga sedilja e pasme dhe e hodhi atë në portën e dëmtuar. Burri, i identifikuar nga FBI-ja si Donald Henson nga Penn Hills, Pensilvani , iku në këmbë dhe mbetet…
Ylli i Chelseat, Cole Palmer, tha pas humbjes 3-1 ndaj Bayernit se “Blutë” meritonin një rezultat më të mirë. “Mendoj se luajtëm mirë. Treguam se e meritojmë të luajmë këtu”, tha Palmer. “Tre golat që pësuam ishin pas gabimeve tona shumë serioze. Por ne patëm rastet tona”, shtoi ai. “Humbëm disa raste shumë të mira. Ata janë një ekip i mirë. Meritonim një rezultat më të mirë se ai që morëm”, shtoi Palmer. Autogoli i Chalobah dhe dy golat e Kane ia sollën fitoren Bayernit, kurse Palmer realizoi golin e nderit për mysafirët. /GazetaBlic Sport
Britania u zotua të mërkurën se do të luftojë ato që i quajti “pretendime shqetësuese të minutës së fundit” të përdorura për të bllokuar ose vonuar deportimin e emigrantëve, një ditë pasi një gjykatë bllokoi përkohësisht një azilkërkues i cili mbërriti me një varkë të vogël që po dërgohej në Francë. “Do të luftoj për t’i dhënë fund pretendimeve të bezdisshme dhe të minutës së fundit. Do t’i mbroj me forcë prioritetet e publikut britanik në çdo gjykatë. Dhe do të bëj gjithçka që duhet për të siguruar kufirin tonë”, tha ministrja e brendshme Shabana Mahmood në një deklaratë. Të…
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1302-të, ndërsa retorika politike dhe ushtarake vijon të përshkallëzohet në nivele të reja. Në një deklaratë të fundit që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, Papa Leoni ka folur hapur mbi situatën e krijuar në lindje të Evropës, duke nënvizuar se “NATO nuk ka nisur një luftë”, ndërkohë që ka vënë në pah shqetësimet e vendeve fqinjë me konfliktin. “Polakët janë të shqetësuar sepse ndiejnë se hapësira e tyre është pushtuar,” u shpreh Papa Leoni. “Është një situatë shumë e tensionuar.” Deklarata vjen në një kohë kur Perëndimi dhe Kremlini po shkëmbejnë akuza të drejtpërdrejta…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-3 ndaj Liverpoolit në Anfield në Ligën e Kampionëve, pasi u përlesh me një tifoz të Liverpoolit. “Reagimi im ndaj fyerjeve nuk është i mirë, por nuk e dini si është të të fyejnë vazhdimisht për 90 minuta”, shpjegoi Simeone në Movistar. “Ishim të pafat me golin e parë, na nxori nga shinat, por me shpirtin dhe cilësinë e djemve u rikthyem në lojë, dhe me Llorenten – ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, shtoi trajneri i Atleticos. “Ne e rritëm nivelin e performancës sonë, megjithëse…
Komisioni Evropian, organi kryesor ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka paraqitur një propozim për të “pezulluar disa dispozita të lidhura me tregtinë të Marrëveshjes së Asocimit midis BE-së dhe Izraelit” në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza. Megjithatë, sanksionet aktualisht nuk kanë mbështetje të mjaftueshme midis 27 vendeve anëtare të BE-së për t’u miratuar. Propozimet e njoftuara të mërkurën përfshinin gjithashtu sanksione të sugjeruara ndaj ministrave “ekstremistë” izraelitë dhe kolonëve të dhunshëm, si dhe ndaj Hamasit. Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, u kërkoi vendeve anëtare të rrisin tarifat për disa mallra izraelite dhe të vendosin sanksione…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemin. Presidenti turk u zotua se myslimanët nuk do të heqin dorë kurrë nga të drejtat e tyre për Jerusalemin Lindor dhe premtoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë palestinezët mes sulmeve izraelite. “Ne nuk do të lejojmë që Jerusalemi të përdhoset nga duar të pafe, megjithëse e di që hidhërimi i admiruesve të Hitlerit mund të mos zbehet kurrë”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së re të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në Ankara. Ai vuri…
