Autor: TV News

Të paktën dy persona u vranë sot nga një sulm izraelit në qytetin lindor libanez të Baalbek, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit. Siç shpjegon Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze, një makinë u godit nga një dron izraelit, duke rezultuar në vdekjen e dy personave. Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) shpesh kryejnë sulme në Liban, duke pretenduar se kanë në shënjestër anëtarë ose objekte të Hezbollahut, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që më 27 nëntor 2024 i dha fund më shumë se një viti armiqësish.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brandon Hanrahan, ku ka theksuar rëndësinë e partneritetit me SHBA-në. “Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik”,shkroi Osmani.     Presidentja konfirmoi angazhimin për të punuar me administratën e presidentit të ri amerikan. “Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në…

Read More

Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane. “Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me…

Read More

Në Sarajet e Toptanëve në Tiranë u zhvillua konferenca ndërkombëtare ku u prezantua projekti për Muzeun e Artit dhe Trashëgimisë Islame në Tiranë. Ky muze do të bëhet pikërisht te Sarajet e Toptanëve, një hapësirë që do të transformohet në funksion të këtij projekti. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili sapo ishte kthyer nga Brukseli. “Ky muze është i nevojshëm dhe mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi që përndryshe për shumëkënd është një dëshmi e munguar dhe madje edhe e pamundur sepse në mendjen edhe idenë e shumëkujt kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje…

Read More

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe politikave proteksioniste të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se ish-liderja e CDU foli në një simpozium të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës dhe teksa shqyrtoi vështirësitë gjeopolitike për Evropën nw raport me Rusinë ose Kinën, Merkel tha se po mendon për atë që “një shtet anëtar i Bashkimit Evropian mund të arrijë” mbi këto çështje. “Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të…

Read More

Skuadra e Bayern Munich sonte takohet me Chelsean në ‘Allianz Arena’. Bavarezët presin londinezët me fillim nga ora 21:00 në shtëpinë e tyre, në ndeshjen e tyre të parë në raundin e ligës së Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para ndeshjes, Kompany e Maresca kanë publikuar formacionet zyrtare. Ja përbërjet: Bayern Munich XI: Neuer, Laimer, Upamecano, Tah, Stanisic, Kimmich, Pavlovic, Olise, Gnabry, Diaz, Kane. Chelsea XI: Sanchez, Gusto, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella, James, Caicedo, Fernandez, Palmer, Neto, Joao Pedro.

Read More

Prej tre ditësh, në sheshin “Syntagma” të Athinës, një baba shqiptar i pikëlluar, ka nisur një betejë që po prek zemrat e mijëra qytetarëve. Pano Ruçi, babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej 57 viktimave të tragjedisë hekurudhore në Tempi më 28 shkurt të vitit 2023, ka hyrë në grevë urie dhe etjeje. Kërkesat e tij janë: drejtësi për fëmijën e tij dhe leja për zhvarrosjen e trupit, kërkesë që deri më tani është refuzuar nga gjykata e Larisës. Çdo ditë, njerëz të thjeshtë shkojnë pranë tij për t’i dhënë forcë  këtij babai që i pikon zemra, por që është…

Read More

Kostoja e nevojshme për çdo vit të luftës në Ukrainë arrin në 120 miliardë dollarë, sipas asaj që deklaroi Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me Kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. “Kostoja e kësaj lufte sot dhe sfidat që përballemi arrijnë në 120 miliardë për një vit. Nga këto, 60 miliardë mbulohen nga buxheti i Ukrainës. Për vitin e ardhshëm, duhet të sigurojmë edhe 60 të tjerë. Shpresoj që ta mbyllim këtë luftë. ‘Plani A’ është ndalimi i luftimeve, ndërsa ‘plani B’ janë 120 miliardë dollarë. Kjo është e gjithë historia. Është një problem shumë i madh. Nuk them që…

Read More