Autor: TV News

Që prej datës 16, në Tiranë po zhvillohet Konferenca e 28-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5), konferencë që do të përfundojnë më 18 shtator. Ditën e sotme pjesë e tryezës ka qenë dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka theksuar vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare me qëllim arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ndër të tjera, Vengu ka bërë me dije se përparimin që vendi ynë ka bërë në fushën e investimeve ushtarake për të arritur një infrastrukturë të njëjtë me kriteret e NATO-s. Fjala e plotë e Ministrit të…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur  mbrëmjen e të martës në  Mbretërinë e Bashkuar  për vizitën e dytë shtetërore. Garda e nderit priti kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe zonjën e parë Melanie  sapo ata ateruan me avionin presidencial në Stansted, afër Londrës. “Shumë gjëra këtu ma ngrohin zemrën. Ky është një vend shumë special”, tha Trump. Por një incident është shënuar pas arritjes së tij. Katër persona janë arrestuar nga policia britanike me dyshimin se kanë projektuar imazhe të  Jeffrey Epstein, të dënuar për pedofili, së bashku me Donald Trump në muret e Kështjellës Windsor. Mbreti Charles III do ta…

Read More

Kylian Mbappe ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 50 golash për Real Madridin. Ylli francez shënoi dy herë në ndeshjen e fundit kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve, duke arritur këtë shifër pas vetëm 64 ndeshjesh në të gjitha garat. Mbappe debutoi për ‘Mbretërit’ 13 muaj më parë dhe shpejt është bërë një figurë kyçe në sulmin e ekipit. Ai ishte golashënuesi më i mirë i La Ligës sezonin e kaluar dhe tani synon kurorën e golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve. Në historinë e klubit, vetëm një lojtar e ka arritur këtë moment më shpejt – Cristiano…

Read More

Ka mbaruar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në ktë mbledhje është vendosur që në seancën e nesërme do të zhvillohet debat parlamentar për programin qeverisës. Mësohet se nesër në seancë plenare do të flasin të gjithë deputetët me nga 10 minuta secili. Ky zhvillim erdhi, pasi opozita kërkoi zhvillimin e një debati pa kufizim kohor në Kuvend. Gazment Bardhi theksoi se prezantimi i qeverisë është një moment i rëndësishëm për vendin. Ai kërkoi që çdo deputet të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e tij pa pengesa procedurale.

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Evropën që të mos e lejojë Rusinë t’i përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”. “Putin po i teston limitet ka një kohë të gjatë”, tha Merz në parlamentin gjerman, ku po diskutohet për buxhetin e ri. “Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet t’i trazojë njerëzit”, u shpreh kancelari i Gjermanisë, të mërkurën, raporton DPA. Merz tha se kjo u bë e qartë në Poloni, javën e kaluar, kur…

Read More

Gjykatësi Fergal Gejnor gjatë seancës së sotme publikoi një pjesë të një dokumentari të vitit 2000 nga BBC ku ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, i referohet Thaçit si lider. Gjykatësi tha se dje Rubin deklaroi se Adem Demaçi ishte lider. Rubin u përgjigj se Demaçi ishte një person me status të lartë në Kosovë, në lartësinë e Nelson Madelës. Por, ai korrigjoi gjykatësin sa i përket deklaratës së Albrightit. “Unë mendoj që ajo ka zgjedhur me kujdes fjalët e saj. Ajo nuk tha lideri, por një prej liderëve. Dhe ka një dallim të madh. Ajo e krahasoi me Gary Adams.…

Read More

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa super ndeshje. Vëmendja e të gjithëve do të jetë në ‘Allianz Arena’, atje ku Bayern Munich dhe Chelsea, do të përballen me fillim nga ora 21:00. Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në ‘Anfield’, me Liverpoolin që do t’i bëjë ‘konak’ Atletico Madridit. Ja formacionet e mundshme: Liverpool: Alisson; Frimpong, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Szoboszlai; Salah, Wirtz, Gakpo; Ekitike Atletico Madrid: Oblak; Llorente, Le Normand, Lenglet, Ruggeri; Simeone, Barrios, Koke, Gonzalez; Griezmann, Sorloth /GazetaBlic Sport/

Read More

Kontroversë rreth gazetarit të ABC News: E quajti “prekëse” komunikimin e vrasësit të Charlie Kirk me partnerin e tij transgjinor Reagime të forta ka shkaktuar gazetari i ABC News, Matt Gutman, pas raportimit të tij mbi mesazhet personale të shkëmbyera mes Tyler Robinson , i akuzuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk  dhe partnerit të tij transgjinor. Gjatë raportimit nga një konferencë për shtyp në Utah, Gutman përshkroi mesazhet si “shumë personale”, “të pasura emocionalisht” dhe “shumë prekëse”. Ai shtoi se “ishin mesazhe që askush nuk i priste të ishin kaq të ngarkuara emocionalisht”. Gazetari tha se Robinson e…

Read More

Këshilli Lartë i Prokurorisë ka çelur garën për kreun e ri të SPAK.Ajo dha edhe emrat që janë kandidatë potencialë kër kreun e SPAK. Kështu, kandidatë potencialë për këtë post janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara, Arben Kraja, si dhe prokurorja Anita Jella. Të drejtën për të kandiduar e kanë prokurorët e SPAK. Kandidatë janë prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara dhe Arben Kraja, që e ka drejtuar këtë strukturë më herët. Kandidatja potenciale nga gratë është prokurorja Anita Jella.

Read More

Benfica ka njoftuar zyrtarisht largimin e Bruno Lage si trajner, një vendim i marrë nga Rui Costa pas humbjes 2-3 në shtëpi ndaj Qarabag të Azerbajxhanit në Ligën e Kampionëve . Negociatat për të gjetur një pasardhës kanë filluar tashmë, transmeton GazetaBlic Sport. Zgjedhja e preferuar e Rui Costas është Jose Mourinho, i cili, 25 vjet më vonë, është gati të kthehet në stolin e skuadrës së madhe portugeze. Negociatat kanë përparuar shumë mirë dhe marrëveshja është shumë afër finalizimit. /GazetaBlic Sport/

Read More