Autor: TV News
Skuadra e PSG’së ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Atalantas. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, shkruan GazetaBlic Sport. Kvara ka shënuar pas 39 minutave lojë, me një goditje të fuqishme nga distanca. Rezultati aktual i takimit është 2-0 Ja goli: VIDEO
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi nuk i ndali kritikat ndaj opozitës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Murrizi nënvizoi se po ngre shqetësimet në emër të 7250 qytetarëve që e votuan në 11 Maj dhe të demokratëve që kanë 13 vite në opozitë. Ai theksoi se nga 50 deputetë që ka PD-ja, vetëm 7 prej tyre kanë vota reale nga qytetarët. Murrizi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. INTERVISTA E PLOTË: Ku do të dalë Myslym Murrizi me këtë…
Skuadra e Interit ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Ajaxit. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Marcus Thuram, shkruan GazetaBlic Sport. Thuram realizoi pas 48 minutave lojë, për të thelluar avantazhin. Rezultati aktual i takimit është 0-2. Ja goli: VIDEO
Konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një stacion kyç i historisë së kombit tonë. Kryeministri Rama theksoi se në Shkodër do të ketë një tjetër muze që do i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik, duke plotësuar kështu mozaikun e munguar të fesë. Rama: Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytet dhe kryeqytet. Besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu, Muzeut Marubi në Shkodër, që është dhe projektuesi i Muzeut të ri Kombëtar me ndërhyrje të rëndësishme arkitektonike është…
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, tha pas fitores 3-2 ndaj Atletico Madridit se ai dhe shokët e tij të ekipit kanë treguar vazhdimisht se janë të aftë të fitojnë në këtë mënyrë. “U përpoqëm, vazhduam të bënim presion dhe shënuam një gol për ta bërë rezultatin 3:1. Pësuam barazimin. Nuk ishte e lehtë. E gjetëm përsëri një mënyrë. Ishim të rrezikshëm në goditjet standarde gjithsesi, ata ishin mjaft agresivë, duhet ta them. Jam i lumtur që shënova golin e fitores”, komentoi Van Dijk. “Ata janë një ekip që nuk dorëzohet kurrë, kanë lojtarë cilësorë që mund të të ndëshkojnë…
Një valë tensionesh politike po përplaset me botën e sportit, teksa zyrtarë të lartë të qeverisë spanjolle kanë sugjeruar se Spanja mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse Izraeli kualifikohet dhe lejohet të marrë pjesë në turne. Deklaratat vijnë në një moment kur fushata kualifikuese drejt Botërorit, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, është në fazën e saj të parë, me Spanjën që ka nisur fuqishëm me dy fitore radhazi. Megjithatë, tensionet politike ndërkombëtare mund të vendosin në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në evenimentin më të madh të futbollit botëror. Kryeministri spanjoll Pedro…
Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore. Megjithatë, konsumi i saj mund të shkaktojë ankth dhe nervozizëm tek disa persona. Dhe sipas një studimi, njerëzit që janë më të prirur të ndiejnë shqetësime të tilla janë ata që nuk pinë rregullisht kafe. Kafeina dhe nervozizmi Kafeina mund të shkaktojë një rritje të perceptimit duke stimuluar trurin. Ky efekt e bën një person më të vetëdijshëm për gjërat që mund ta bezdisin, duke rritur kështu nervozizmin. Gjithashtu, kur dikush që është mësuar të konsumojë sasi të mëdha kafeine, përpiqet të…
Liverpool ka shënuar golin e tretë ndaj Atletico Madridit. Golin e tretë në këtë duel e ka shënuar Virgil Van Dijk, shkruan GazetaBlic Sport. Van Dijk realizoi pas 93 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-2. Ja goli: VIDEO
Kostoja e çdo viti lufte është 120 miliardë dollarë, sipas asaj që tha Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola. “Kostoja e kësaj lufte sot dhe sfidat me të cilat përballemi është 120 miliardë dollarë për një vit. Nga këto, 60 mbulohen nga buxheti i Ukrainës. Dhe vitin tjetër, duhet të gjejmë edhe 60 të tjera”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar, megjithatë, se shpreson që konfliktet të përfundojnë këtë vit. “Shpresoj se do ta përfundojmë këtë luftë. Plani A është të ndalojmë luftimet, dhe plani B është 120 miliardë dollarë. Kaq është. Është një problem…
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në shtetin Uttarakhand të Indisë. Pamjet filmike tregojnë përmbytjen e qytetit Sahastradhara nga ujërat e baltës, duke shkaktuar dëme të mëdha në dyqane, rrugë dhe banesa, ndërsa banorët kërkonin strehim. “Dyqani im u përmbyt nga uji”, deklaroi një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI. Sipas gazetës Indian Express, 13 trupa janë nxjerrë ditën e martë në qytetin Dehradun dhe nga një tjetër trup në zonat Pithoragarh dhe Nainital. Uttarakhand përjeton shpesh përmbytje dhe rrëshqitje…
