Autor: TV News
Eksodi masiv në qytetin e Gazës vijon. Turma palestinezësh largohen nga zona në këmbë, ose me biçikleta dhe automjete, ndërsa ushtria izraelite vazhdon operacionin e saj tokësor.Sulmet ajrore të së mërkurës vranë dhjetëra njerëz në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze. Autoritetet izraelite njoftuan të martën fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë tokësor dhe ajror, që synon neutralizimin e Hamasit. Sulmi i organizatës palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ishte pika fillestare e luftës në Gaza. Në përgjigje, forcat izraelite kanë nisur operacione të gjera bombardimi që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të vendit, duke lënë pas dhjetëra mijëra…
Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa super ndeshje. Vëmendja do të jetë në ‘’Etihad Stadium”, atje ku pritet të ketë shumë rivalitet dhe spektakël, shkruan GazetaBlic Sport. Manchester City dhe Napoli do të përballen me fillim nga ora 21:00, me dy teknikët, Pep Guardiola dhe Antonio Conte, që synojnë fitoren e madhe me skuadrat e tyre. Ja formacionet e mundshme: Manchester City: Donnarumma; Lewis, Dias, Gvardiol, Ake; Rodri, Gonzalez; Savinho, Foden, Doku; Haaland Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Beukema, Buongiorno, Spinazzola; Lobotka; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Hojlund /GazetaBlic Sport/
Seanca plenare rinisi pas 5 minutash pushim, por opozita bllokoi Foltoren dhe nuk lejoi kreun e qeverisë Edi Rama të mbante fjalën e tij. Rama u largua nga Foltorja, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, kaloi për votim projketvendimet për miratimin e programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave. Peleshi: Kush është pro pogramit të qeverisë dhe përbërjes së minisitrave të tij? Hapet votimi…82 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Vendimi miratohet, seanca mbyllet këtu, seanca tjetër miratohet. vijon…
Melania Trump tërhoqi për një tjetër herë vëmendjen me zgjedhjen e saj, duke u paraqitur me një fustan të verdhë të markës Carolina Herrera gjatë darkës zyrtare në Kështjellën e Windsor, pranë Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla. Fustani me shpatulla jashtë, rripin në ngjyrë lejla dhe vathët smeraldë provokuan komente të shumta, me shumë kritikë mode që e vlerësuan paraqitjen si “e pazakontë” për një mbrëmje të këtij kalibri. Disa komentues e krahasuan ngjyrën e fortë të veshjes me “vezë të Pashkëve” apo edhe me “banane”, ndërsa të tjerë vërejtën se kombinimi i ngjyrave ishte i ngarkuar dhe pa harmoni.…
DashiPo kaloni një javë të mbushur me dashuri, edhe pse nuk mungojnë arsyet për stres. Disa keqkuptime të vogla në komunikim, të shkaktuara edhe nga ndikimi i kundërt i Mërkurit, mund të sjellin mosmarrëveshje me kolegë apo eprorë. DemiKalimi i Venusit ju bën dukshëm më romantikë dhe më të hapur ndaj dialogut. Nëse kohët e fundit kanë lindur tensione me partnerin, ky është momenti i duhur për t’i sqaruar gjërat me qetësi dhe pa mllef. Sa i përket shëndetit, po shijoni një periudhë të shkëlqyer. BinjakëtJeni duke u përpjekur të vendosni rregull në jetën tuaj dhe të planifikoni më mirë…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë me dije mëngjesin e sotëm se Diella, ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ka tashmë faqen e saj zyrtare në Facebook. Shefi i qeverisë, ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar, por edhe linkun e faqes zyrtare të Facebook. Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin…
Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa super ndeshje. Vëmendja do të jetë në ‘’Etihad Stadium” dhe në “St.James Park”, shkruan GazetaBlic Sport. Manchester City dhe Napoli do të përballen me fillim nga ora 21:00, ashtu si Newcastle dhe Barcelona. Formacionet e mundshme: Newcastle: Pope; Trippier, Schar, Burn, Livramento; Tonali, Guimaraes, Joelinton; Elanga, Woltemade, Gordon Barcelona: J. Garcia; Kounde, E. Garcia, Cubarsi, Martin; Casado, Pedri; Raphinha, Fermin, Rashford; Lewandowski /GazetaBlic Sport/
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar veçanërisht rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë. Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe…
Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa super ndeshje. Vëmendja do të jetë në ‘’Etihad Stadium” dhe në “St.James Park”, shkruan GazetaBlic Sport. Manchester City dhe Napoli do të përballen me fillim nga ora 21:00, ashtu si Newcastle dhe Barcelona. Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Galatasaray. /GazetaBlic Sport/
Ditën e martë do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak, në një mbledhje në selinë e PS, vendosën të paraqesin kërkesën për shkarkimin e qytetarit të parë të Tiranës duke përdorur nenin 62, pika 3 të ligjit për Vetëqeverisjen Vendore që thotë se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.” Të njëjtën kërkesë për shkarkimin…
