Seanca plenare rinisi pas 5 minutash pushim, por opozita bllokoi Foltoren dhe nuk lejoi kreun e qeverisë Edi Rama të mbante fjalën e tij.
Rama u largua nga Foltorja, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim.
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, kaloi për votim projketvendimet për miratimin e programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave.
Peleshi: Kush është pro pogramit të qeverisë dhe përbërjes së minisitrave të tij? Hapet votimi…82 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Vendimi miratohet, seanca mbyllet këtu, seanca tjetër miratohet.
vijon…

