Autor: TV News
Një incident ka ndodhur sot në Elbasan, ku shoferi i një prokurori të SPAK ka kërcënuar një shefin e qarkullimit rrugor në qytet, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës. Bëhet me dije se gardisti Mateo Ademi 25 vjeç, i cili është shofer i prokurorit të SPAK Alfred Shehu, kërcënoi shefin e qarkullimit në lidhje me një ngjarje të para disa ditëve. Bëhet fjalë për një gjobë, që gardisti Mateo Ademi kishte në Elbasan kur udhëtonte me makinën e tij private. Sot, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës, gardisti ndaloi para shefit të qarkullimit rrugor Elbasan dhe e kërcënoi. Në lidhje me këtë…
Manuel Neuer e ka filluar sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich. Në ndeshjen hapëse kundër Chelseat, bavarezët fituan 3-1. Kjo ndeshje ishte veçanërisht e veçantë për Neuerin, pasi në moshën 39 vjeç e 174 ditë ai e kaloi Lothar Matthaus, duke u bërë lojtari më i vjetër i Bayernit që ka luajtur në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes, Neuer komentoi mbi arritjen e tij të re: “Shpresoj të mos dukem aq i vjetër.” Por ai menjëherë e kuptoi se çfarë kishte thënë dhe e korrigjoi veten: “Epo, Lothar nuk duket i vjetër, por unë ende përpiqem…
Ndërsa renditi ato që ai i quajti sukseset e tij në përfundimin e luftërave në mbarë botën, presidenti Donald Trump përmend konfliktin e gjatë Armeni-Azerbajxhan dhe sërish ngatërroi Shqipërinë me Armeninë. Trump i bashkoi të dy udhëheqësit në Shtëpinë e Bardhë, ku ata nënshkruan një angazhim për të rënë dakord për paqe, pas dekadash konflikti të ndërprerë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Por, ndërsa tha se e “zgjidhi” konfliktin, ai iu referua Armenisë si “Shqipëria” dhe e quajti Azerbajxhanin sërish “Aberbajxhan”. Kjo është hera e tretë që ai ngatërron një nga vendet në javët e fundit.
Kancelari Friedrich Merz ka pranuar se Gjermania ka jetuar përtej mundësive të saj për vite me radhë, me ekspertët që paralajmërojnë se vendi rrezikon katastrofë ekonomike pa reformat e nevojshme. Deklarata e kancelarit ka shkaktuar trazira, pasi ai argumentoi se vendi nuk mund të përballojë më koston e sistemit të tij të pensioneve, i cili është rritur në 31% të PBB-së – një nga normat më të larta në Evropë. Merz paralajmëroi për një “transformim të thellë radikal” dhe nevojën për masa shtrënguese “të dhimbshme” për të siguruar që gjermanët e rinj të kenë një të ardhme. Këshilltari ekonomik Marcel…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të rinj Shqiptarë që veprojnë në Itali, si edhe përfaqësues të Shoqatës së Kontabilistëve Italianë. Presidenti Begaj përgëzoi iniciativën e të rinjve profesionistë shqiptarë për të kontribuar me potencialin dhe ekspertizën e tyre në Shqipëri, si edhe për krijimin e një ure komunikimi dhe bashkëpunimi midis profesionistëve të Diasporës dhe institucioneve shqiptare. Kreu i Shtetit shfrytëzoi këtë takim për të falënderuar edhe një herë Italinë mike për mirëintegrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane, si edhe për rolin e saj si partneri kryesor tregtar dhe një…
Ylli i Atalantës, Ademola Lookman, rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit pas një takimi me trajnerin Ivan Juric të enjten në mëngjes. Burime të shumta në Itali, përfshirë Gazzetta Dello Sport, pohojnë se Lookman rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit të Atalantës sot, të enjten, më 18 shtator. Sulmuesi nigerian u pezullua nga skuadra në gusht, pasi kishte kërkuar t’i bashkohej rivalëve vendas të Atalantës, Interit. Lookman pati një bisedë me trajnerin Juric para seancës stërvitore të sotme dhe gjithashtu foli me shokët e tij të ekipit, duke shpjeguar se kishte pasur një verë të vështirë, por duke…
Franca përballet me protesta masive, pasi qytetaret janë kundër masave të reja shtrënguese. Këto përfshijnë një rishikim të përfitimeve të papunësisë, shkëputjen e pensioneve nga inflacioni dhe rritjen e kostove mjekësore. Pritet që qindra mijëra persona t’i bashkohen grevave dhe demonstrative. 8 sindikata të mëdha kanë thirrur qytetarët të dalin nëpër rrugë kundër planeve buxhetore. Rënia e qeverisë së François Bayrou javën e kaluar nuk i ka penguar drejtuesit sindikatave, të vazhdojnë thirrjen e tyre për mobilizim. Autoritetet dhe shërbimet e inteligjencës vlerësojnë se midis 600,000 dhe 900,000 persona mund të marrin pjesë në gjithë vendin, përfshirë deri në 100,000…
Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka krahasuar talentin e ri të skuadrës, Kenan Yildiz, me legjendën Alessandro Del Piero. Capello shprehet se Yildiz bart numrin 10 me personalitet dhe qetësi, duke marrë mbi supe përgjegjësinë historike të kësaj fanelle të famshme. “Del Piero ka bërë historinë, ndërsa Yildiz po përpiqet ta shkruajë të tijën, por me qetësi, gjallëri dhe kënaqësi”, tha Capello në kolumnen e tij në “Gazzetta dello Sport”, duke theksuar se lojtari duket i përkushtuar dhe i lumtur në fushë.
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Stipe Mishetiq i parashtroi pyetje shtesë Paul Willimas, pas përfundimit të pyetjeve nga paneli i gjykatësve të Speciales. Avokati Mishetiq e nisi duke i paraqitur një artikull të REL të shkruar nga Tim Judah më 9 tetor 1998 ku flitej për luftën në Kosovë, Ibrahim Rugovën dhe UÇK-në. “Koka dhe truri pas përpjekjeve të qeverisë për të marrë kontrollin e UÇK-së, ishte Xhafer Shatri ministër informacioni i Rugovës duke punuar me Bujar Bukoshin, kreun e qeverisë”, citohet në artikullin e shfaqur nga avokati Mishetiq. Mishteiq e pyeti Williams nëse kishte njohuri që Bukoshi ishte…
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, do të paraqesin dëshmi shkencore dhe fotografi personale në një gjykatë amerikane për të provuar se zonja Macron është biologjikisht femër. Ky veprim është pjesë e një padie për shpifje kundër influencueses konservatore amerikane Candace Owens, e cila ka pohuar publikisht dhe vazhdimisht se Brigitte Macron ka lindur si mashkull. Avokati i çiftit, Tom Clare, foli për këtë çështje në podcast-in e BBC-së “Fame Under Fire”, duke thënë se pretendimet janë “jashtëzakonisht fyese” për zonjën Macron dhe se ndikojnë edhe te presidenti, megjithëse ai përpiqet ta mbajë fokusin në detyrat e…
