Autor: TV News
U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari. Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”. Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në afërsi të Vorës, që…
Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten. Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta. Incidenti ndodh vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.Lexo edhe :Related Posts Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar disa orë pas ngjarjes. Sipas ministrisë thuhet se MiG-31 rusë kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia në rajonin e Kaliningradit dhe hapësira ajrore estoneze nuk u shkel. “Fluturimi u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare mbi përdorimin e hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera, siç konfirmohet nga mjetet objektive të kontrollit. Gjatë fluturimit,…
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ndodhi gjatë natës pranë banesës së tij në Kamëz, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të pastër politik dhe hakmarrje ndaj qëndrimeve të tij ndaj qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Mziu tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 00:55, duke shtuar se fatmirësisht nuk pati asnjë dëm në njerëz, as për të dhe as për kalimtarët që mund të ndodheshin në zonë në ato momente. “Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale, por jam i gëzuar që nuk pati pasoja për…
SHBA-të i kanë vënë veton për të gjashtën herë një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve. E dërguara amerikane për Lindjen e Mesme, Morgan Ortagus, tha se teksti i kësaj rezolute nuk dënon Hamasin dhe nuk njeh të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. “Kundërshtimi i SHBA-së ndaj kësaj rezolute nuk do të jetë surprizë. Ajo nuk arrin të dënojë Hamasin ose të njohë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, dhe gabimisht legjitimon narrativat e rreme në…
Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka hyrë në një fazë funksionale pas shumë vitesh problematikash. “Administrimi i pasurive të sekuestruara më në fund ka filluar të bëjë sens. Merita është e ministrit që i dha vëmendjen e duhur kësaj njësie, por edhe e drejtoreshës që e vuri në vijë punën,” u shpreh Kryeministri. Ai kujtoi se për vite të tëra, njësia e administrimit të pasurive funksiononte në mënyrë të gabuar: “Ua merrnin kriminelëve me 1001 përpjekje dhe…
Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgënjeshtruar deklaratat e Listës Serbe lidhur me integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në sistemin e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rohde tha se deklarata e bërë një ditë më parë nga Lista Serbe se integrimi i këtyre institucioneve nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë negociate apo marrëveshje, “thjesht nuk është e vërtetë”. “Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshiu gjashtë pika për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq në marrëveshjen e fundit të Ohrit lidhur me udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes së…
Ngjyra me të cilën do të vishni muret e ambienteve tuaja të brendshme është shumë e rëndësishme për një jetë të mirë në shtëpi. Këtë e thotë psikologjia e ngjyrave, një fushë shkencore që analizon mënyrën se si ndikojnë ngjyrat tek emocionet e njeriut. Sipas mbështetësve të kësaj lënde, ngjyrat e përzgjedhura kanë aftësinë ta qetësojnë njeriun por edhe ta stresojnë atë. Portokallia Në Kuzhinë Ambientet e kuzhinës përshtaten shumë me emocionet që nxit ngjyra portokalli. Kjo ngjyrë është e ngrohtë, energjike dhe stimulon oreksin. Ajo nxit krijueshmërinë dhe bashkëbisedimin mes njerëzve. Ngjyra portokalli është ngjyra më sociale që ekziston.…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e javës tjetër të Këshillit Bashkiak, në të cilën pritet të vendoset për shkarkimin e tij nga detyra. Letra e plotë drejtuar Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës: E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni…
Një ngjasrje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali në Marcianise në provincën e Caserta ët Italisë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në ambientet e një fabrike për përpunimin mbeturinave “Ecopartenope”. Mediat italiane raportojnë se kanë humbur jetën tre puntorë, mes tyre edhe pronari i kompanisë të cilët po punonin pranë një depoje kur ndodhi shpërthimi. Një person i katërt rezulton ende i zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë. Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u…
Partia Demokratike depozitoi sot në Parlament kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në këtë kërkesë opozita liston shkeljet të cilat sipas saj kryeparlamentari Peleshi kreu në seancën për miratimin e qeverisë duke vënë në dukje se; Peleshi nuk mundësoi paraqitjen e programit politik nga kryeministri përpara procesit të votimit, iu mohoi të drejtën deputetëve për të bërë pyetje para votimit; nuk lejoi të zhvillohej debati parlamentar për qeverinë. Pjesë e kërkesës janë edhe shkeljet e pretenduara që Niko Peleshi kreu në seancën ku u miratuan ndryshimet në rregulloren e Parlamentit. “Kryetari i Kuvendit në këtë periudhë të…
