Autor: TV News
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, u shpreh se kryeministri Edi Rama shpiku ministren e Inteligjencës Artificiale “Diella”, pasi sipas saj, askush nuk po i firmoste urdhrat e paligjshëm. Deklarata e plotë: Refuzimi i administratës publike për të zbatuar urdhrat e paligjshëm, ka sjellë shpikjen e ‘ministres virtuale’ Diella nga Kryeministri Rama. Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të…
Kryeskauti i Real Madridit, Juni Calafat, është sërish në kërkim të talentit të madh të radhës, me Francesco Pio Esposito të Interit që del si një objektiv kryesor. Sipas Defensa Central, i njohur për sigurimin e yjeve si Vinicius Jr, Rodrygo Goes, Arda Guler, Endrick dhe Franco Mastantuono, Calafat e ka monitoruar nga afër sulmuesin 20-vjeçar italian, Sulmuesi i ri, me gjatësi 1.90 metra, është specialist në zonën e penalltisë me një talent për të përfunduar krosimet dhe është krahasuar me Joselun brenda klubit. Esposito, i cili shënoi 22 gola në 79 ndeshje gjatë dy periudhave të huazimit te Spezia, u…
Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës. Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi. Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë.
Një sulm kibernetik ndaj sistemeve të regjistrimit në aeroporte ka shkaktuar pengesa të mëdha në trafikun ajror dhe vonesa në disa nga aeroportet kryesore të Evropës, thanë zyrtarët të shtunën. Aeroporti i Brukselit tha se sulmi nënkuptoi që ishte i mundur vetëm regjistrimi manual para hipjes në avionë dhe se incidenti ka “ndikim të madh” në oraret e fluturimeve. “Një sulm kibernetik u krye të premten mbrëma, më 19 shtator, ndaj ofruesit të shërbimeve për sistemet e regjistrimit dhe hipjes, që preku disa aeroporte evropiane, përfshirë Aeroportin e Brukselit”, thuhet në një deklaratë. Autoritetet në Aeroportin Brandenburg të Berlinit thanë…
Një turist grek 72-vjeçar me inicialet S. N., ndërroi jetë ditën e sotme në një dhomë hoteli në Korçë, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Nga këqyrja fillestare e trupit nuk u konstatuan shenja dhune, dhe hetimet e para tregojnë se dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Autoritetet vijojnë veprimet procedurale për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.
Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Edi Rama apeloi se drejtësia është një hallkë e rëndësishme për shtetin shqiptar. Rama tha se drejtësia në vendin tonë është e pavarur dhe se pushteti ekzekutiv duhet të mbajë duar larg saj. “Pushteti gjyqësor është një pusht i pavarur nga ekzekutivi në letër, dhe prej disa vitesh në realitet.Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve. Është fakt që ne nuk kemi hyrë në…
Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të cilët tentuan të fusin mallra kontrabandë nga Greqia, veshje, produkte ushqimore dhe konfeksione të ndryshme. Në pranga kanë rënë Apostol Petro dhe Olger Hoxha si dhe u sekuestruan veshjet, produktet ushqimore dhe konfeksionet e ndryshme të kontrabanduara. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë: 1- autobusin me drejtues shtetasin Olger Hoxha, 48 vjeç, banues në Korçë; 2- automjetin me drejtues shtetasin Apostol Petro 54 vjeç, banues në Elbasan. Nga…
Trajneri i Kombëtares së SHBA-vë, Mauricio Pochettino, është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Manchester United nëse ata vendosin të ndahen nga trajneri aktual Ruben Amorim. Trajneri argjentinas thuhet se është në një listë të ngushtë prej pesë emrash, ndërsa presioni mbi Amorim rritet pas një fillimi katastrofik të sezonit. Sipas raporteve të shumta, hierarkia e United ka identifikuar tashmë disa pasardhës të mundshëm për Amorim, i cili ka mbikëqyrur nisjen më të keqe të klubit në një sezon në Ligën Premier në 33 vjet. Pochettino, i cili më parë ka drejtuar Tottenham dhe Chelsea në Ligën Premier, është…
Shqipëria po shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, duke synuar zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Me një vizion strategjik për vitet e ardhshme, Shqipëria është e vendosur për të rritur numrin e turistëve evropianë dhe globalë. Një pjesë kyçe e këtij vizioni është transformimi i infrastrukturës turistike të Shqipërisë dhe promovimi i trashëgimisë së pasur kulturore, duke u ofruar vizitorëve një shans për të eksploruar vendin si një “muze të hapur”. Qeveria shqiptare po zbaton një sërë iniciativash, nga nxitja e turizmit detar deri te zgjerimi i ofertave të sporteve dimërore në Alpet…
Sot zhvillohet java e tetë e Ligës së Parë të futbollit kosovar. Në program për ditën e sotme janë nëntë ndeshje. Vëmendja do të jetë në ndeshjen mes Trepçës dhe Suharekës. Ndeshjet tjera janë: Trepça ’89 – KEK-u; Vushtrria – Vojsa; Feronikeli ’74 – Tefik Çanga; 2 Korriku – Liria; Istogu – Rilindja; Prizreni – Dinamo; Vëllaznimi– Besa Pejë; Ramiz Sadiku – Kika, Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00.
