Autor: TV News

Estonia i ka kërkuar NATO-s aktivizimin e nenit 4 pas prekjes së hapësirës ajrore nga avionët luuftarakë rusë. Neni 4 mund të aktivizohet kur një shtet anëtar beson se po kërcënohet integriteti i tij territorial, siguria kombëtare apo pavarësia politike. Kryeministri estonez Kristen Michal deklaroi se NATO duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë ndaj çdo provokimi. Avionët luftarakë ruse që fluturuan mbi Estoninë të premten, shkaktuan shqetësime dhe reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në një konferencë për mediat u shpreh se kjo situatë nuk i pëlqen dhe mund të jetë një…

Read More

Një 41-vjeçar ka kërcënuar Drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj. Sipas policisë, dyshohet se Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, i njohur si “i forti i Sukthit”, kanosi drejtorin me qëllim që ky i fundit të punësonte mbesën e tij.   Ndaj Muçës, rëndon vepra penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërkohë që vijon hetimi për ngjarjen.

Read More

Skuadra e Real Madrid ka siguruar fitoren e radhës në La Liga. Mbretërit kanë triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Espanyol, shkruan GazetaBlic Sport. Militao dhe Mbappe shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso, e cila ka tashmë 5 fitore nga 5 ndeshjet e para në La Liga. /GazetaBlic Sport/

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin grek të Selanikut ditën e sotme, ku një burrë ka mbytur motrën e tij 59-vjeçare dhe më pas ka njoftuar policinë. Mediat helene raportojnë se 50-vjeçari përdori një qese për të mbytur motrën e tij në një apartament në rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou të Selanikut. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:00, menjëherë pas krimit 50-vjeçari njoftoi Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm, duke thënë: “Hajdeni se e vrava motrën time”. Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe gjeti trupin pa jetë të viktimës, ndërsa autorit i vunë prangat në vend. Rasti është…

Read More

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, njoftoi se Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara ka nisur punën për ‘zhdukjen’ e varrezave të makinave në qytetet e vendit. Rama thotë se hapësirat ku ndodheshin makinat e vjetra, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.   “Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku…

Read More

Juventus e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Serie A. ‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me Veronën, me ndeshjen që luhet në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport. Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është në bankën rezervë, por pritet të ketë minuta. Ja formacionet zyrtare: Hellas Verona: Montipò; Núñez, Nelsson, Frese; Belghali, Serdar, Akpa Akpro, Bernede, Bradaric; Giovane, Orban Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Gatti, Kelly; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Conceição, Yildiz; Vlahovic /GazetaBlic Sport/

Read More

Të paktën 14 njerëz javë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite natës në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë të shtunën. Izraeli i ka shtuar sulmet në një kohë kur vendet perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi lidhur me përshkallëzimin e luftës në Gazë, disa prej të cilave synojnë ta njohin shtetin palestinez në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme. Të premten, Ministria e Jashtme e Portugalisë tha se do ta njohë shtetin palestinez të dielën. Portugalia në mesin e disa vendeve të tjera perëndimore, përfshirë Mbretërinë e…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 169 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit gjatë 48 orëve të fundit duke vendosur monitorim të shtuar tek perdorimi i monopatinave. Sipas policisë, fokusi gjatë 48 orëve të fundit ka qenë monitorimi i drejtuesve të monopatinave, i hyrjes pa radhë në rrugë dhe i përdorimit të xhamave të zinj, pa autorizim. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë vënë 41 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal. Gjithashtu, janë vendosur 71 masa administrative ndaj drejtuesve të monopatinave që qarkullonin në…

Read More

Dashi -Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me të vogël do debatoni me të. Xhelozia do arrijë kulmin. Kujdes sepse jo çdo gjë mund të jetë e lejuar. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë që do iu jepen gjatë kësaj dite do jenë të mrekullueshme. Financat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni mjaft mire kur te shpenzoni për çdo gjë qe dëshironi. Demi – Rutina do e pushtojë gjate kësaj dite jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Nuk do keni dëshirë për ndryshime dhe…

Read More

Portugalia ka njoftuar se do t’a njohë zyrtarisht shtetin palestinez, duke u bërë një nga vendet perëndimore që po ndryshojnë politikën e tyre në kohën kur lufta në Rripin e Gazës nuk po tregon shenja përfundimi. Ministria e Jashtme e Portugalisë e bëri njoftimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet javën e ardhshme në New York. Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia pritet të shpallin vendime të ngjashme. Izraeli e ka dënuar këtë hap, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që ka thënë se “shpërblen terrorin” pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023 kundër…

Read More