Autor: TV News
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë në fokus të këtij aksioni kanë qenë varrezat e makinave. Rama tha se hapësirat ku ndodheshin makinat e vjetra, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore. “Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që na nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke e akuzuar qeverinë se ka dërguar në mënyrë të qëllimshme të burgosur dhe persona nga institucione psikiatrike drejt kufirit amerikan. trumpNë një deklaratë të publikuar të shtunën, Trump tha se Venezuela duhet të marrë menjëherë mbrapsht të gjithë ata që i ka “detyruar” të hyjnë në SHBA, në të kundërt – sipas tij – “do të paguajë një çmim të pallogaritshëm”. “Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike, përfshirë institucionet më të këqija…
AC Milan ishte shumë pranë golit ndaj Udineses. Santiago Gimenez lëshoi një mundësi shumë të mirë në minutën e 18-të, shkruan GazetaBlic Sport. Sulmuesi meksikan dështoi të shënonte i vetëm para portierit kundërshtar. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e kaluara ndaj Bolognas, Gimenez lëshoi shumë mundësi të mira për gol. Ja pamjet – VIDEO. The post Çfarë po ndodh me Gimenez?! Lëshon edhe sonte një rast të jashtëzakonshëm për gol appeared first on GazetaBlic.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka renditur Shqipërinë mes 71 veneve të cilat plotësojnë kërkesat për transparencën fiskale. Në raportin e DASH për vitin 2025-së, Shqipëria ishte mes 71 vendeve të cilat u vlerësuan se i përmbushnin kërkesat për transparencë fiskale, ndërsa 69 vende të tjera nuk arritën të “kalonin klasën”. Në raport theksohet gjithshtu se Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre. Në listën e vendeve që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe vende…
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka paralajmëruar një zhvillim të madh diplomatik ditën e nesërme (diel 21 shtator). Reuters raporton se ditën e nesërme Starmer do të njoftojë njohjen zyrtare të shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi është raportuar nga prestigjiozja “The Times”, sipas së cilës vendimi i qeverisë britanike do të shoqërohet edhe me një dënim të ashpër ndaj operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e ka përshkruar ndërhyrjen ushtarake të Izraelit si “të pamatur dhe të papranueshme”, ndërsa Starmer pritet të deklarojë se kjo ofensivë nuk i lë Britanisë…
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin Marcantonio Bentegodi. Verona dhe Juventus kanë barazuar me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Conceicao realizoi golin e avantazhit për ‘Zonjën e Vjetër’, kurse Orban barazoi shifrat nga penalltia. Edon Zhegrova debutoi në Serie A dhe luajti diçka më shumë se 10 minuta. /GazetaBlic Sport/ The post Zhegrova debuton në Serie A, Juventus ndalet në barazim nga Verona appeared first on GazetaBlic.
Prej rreth 24 orësh, një zjarr i fuqishëm po përfshin pyjet me pisha në fshatin Bulçar të Gramshit, duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore. Gazetari Shkelzen Henkoja raporton se për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në terren po punojnë zjarrfikësit e Gramshit dhe punonjës të bashkisë. Pavarësisht përpjekjeve intensive, situata mbetet problematike për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, që e bëjnë fikjen e zjarrit të ngadaltë dhe të rrezikshme. Autoritetet u bëjnë apel banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë vatrës së zjarrit dhe të ndihmojnë duke raportuar çdo zhvillim të…
Një sondazh i ri i publikuar nga INSA për gazetën gjermane BILD ka sjellë një tronditje në skenën politike gjermane. Për herë të parë, partia e djathtë ekstreme AfD ka kaluar në vend të parë, duke lënë pas koalicionin konservator CDU/CSU (Unionin). Sipas rezultateve, AfD renditet me 26% të mbështetjes, një rritje me një pikë nga java e kaluar, duke shënuar nivelin më të lartë historik në sondazhet e INSA. Ndërkohë, Unioni bie në 25%, duke humbur vendin e parë që tradicionalisht mbahej nga CDU/CSU ose SPD. Partia Socialdemokrate (SPD) rritet lehtë në 15%, ndërsa Të Gjelbrit pësojnë një rënie…
Kryeministri Edi Rama po prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili merr detyrën nga paraardhësi Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka theksuar se duhet konsoliduar pavarësia e sistemit gjyqësor, si një nga kushtet themelore të integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama: Besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie dhe në bashkëpunim me të gjithë, Besforti do t’ja dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tashmë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm Ulsi Manja. Në kushtet kur kemi marrë përsipër një transformimi epokal të marrëdhënies së pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i…
Chelsea ka mbetur me një lojtar më pak në derbin ndaj Manchester United. Portieri Sanchez është ndëshkuar me karton të kuq, shkruan GazetaBlic Sport. Krejt kjo pas një ndërhyrje në sulmuesin e Manchester United, Mbeumo. Ja pamjet – VIDEO. The post Start i tmerrshëm për skuadrën e Chelsea, portieri Sanchez ndëshkohet me karton të kuq appeared first on GazetaBlic.
