Autor: TV News

E mërkura mbrëma ishte e rezervuar për ndeshjet e futbollit në kuadër të Ligës së Evropës. Në mesin e përballjeve ishte edhe ajo mes Cërvena Zvdezdës dhe Celticut që po luhet në Beograd. Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tifozët huliganë të ekipit serb, të njohur si “Delije”, kanë shfaqur një koreografi skandaloze. Ajo iu kushtua terroristit të vrarë në aksionin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, Stefan Nedelkoviq. Sipas mediave serbe, Nedelkoviq ka qenë pjesë e këtij grupi huliganësh. Veç kësaj koreografie skandaloze, në stadium është dëgjuar edhe një këngë nacionaliste serbe “Oj, Kosovo, Kosovo…”.…

Read More

Donald Trump u paraqiti dje në Nju Jork udhëheqësve arabë dhe myslimanë “planin e tij me 21 pika” për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të qeverisur rajonin pas Hamasit. Sipas burimeve të Axios, Trump theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë, pasi “çdo ditë që vazhdon, Izraeli bëhet më i izoluar ndërkombëtarisht”. “Ne jemi optimistë, dhe do të thoja të sigurt, se në ditët në vijim do të kemi njëfarë progresi”, tha i dërguari special i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Parimet kryesore të “planit me 21 pika” Parimet qendrore të propozimit të Trump përfshijnë: – Lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura.…

Read More

Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, deklaroi gjatë mbledhjes me deputetët socialistë ku hapi dhe fushatën për bashkinë e Tiranës, deklaroi se zgjedhja e kryebashkiakes së re do t’i jepte përgjigje halleve të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij Rama kritikoi UKT-në, duke theksuar se situata e ujit të pijshëm në Tiranë është shumë problematike, ku asnjëherë më parë nuk ka qenë në këtë gjendje në të njëjtën perdiudhë. Sipas tij qeveria do të ndërhyjë në ujësjellësin e Tiranës, por dhe në të gjithë Shqipërinë. “Edhe në anketimin e fundit për Tiranën është e qartë se shumica e shqiptarëve nuk…

Read More

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Europa League. Dinamo Zagreb ka siguruar një fitore të madhe ndaj Fenerbahce, duke triumfuar me shifrat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Fitore ka siguruar edhe Roma ndaj Nice, me shifrat përfundimtare që ishin 1 me 2, kurse Baseli i Xherdan Shaqirit pësoi humbje me rezultat poashtu 2 me 1 nga Freiburg. Ja rezultatet e plota: /GazetaBlic Sport/  

Read More

Janë zbuluar detaje të reja pas raportimeve se dyshohet për rrëmbimin e një personi në zonën e Qafë Gjashtës, në Sarandë, ditën e sotme. Raportohet se shtetasi Francesko Mani me precedent penal është arrestuar në 10.12.2022 pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në aksin rrugor Sarandë-Lukove duke transportuar 3 emigrantë të paligjshem në automjetin tip Volkswagen me targe AB787FP, dhe nga verifikimi rezultoi pa leje drejtimi për të drejtuar një automjet.

Read More

Komisioni Evropian tha se po punon që potencialisht të vendosë tarifa ndaj importeve të naftës ruse, në dritë të presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump. Trump ka kërkuar që Evropa t’i ndalë importet e energjisë nga Moska para se të pajtohen për të vendosur sanksione ndaj Moskës lidhur me luftën në Ukrainë. Bashkimi Evropian veçse ka ulur për rreth 90 për qind importet e saj të naftës nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, dhe ka njoftuar se planifikon që të heqë dorë krejtësisht nga importet ruse deri në vitin 2027. Shtetet e BE-së, Hungaria dhe…

Read More

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka folur hapur për luftën e tij me alkoolin dhe ka pranuar se gruaja e tij, Coleen, e shpëtoi gjatë periudhës së tij më të errët. Duke folur me ish-shokun e skuadrës Rio Ferdinand, Rooney tha se po hynte në një periudhë të rrezikshme dhe nuk donte ta ndante barrën e tij me askënd. “Erdhi një kohë kur po e teproja. Ishte një periudhë kur po luftoja me alkoolin. Nuk mund të flisja me askënd, nuk doja që askush të mbante barrën time. Besoj vërtet se nëse nuk do të ishte ajo pranë meje,…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen që zhvilloi me ministrat dhe deputetët e Tiranës, theksoi se kryeqyteti nuk mund të vazhdojë të qeveriset si një trup pa kokë. Ai shpalli Ogerta Manastirliun si kandidaten e duhur për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ajo ka qartësinë dhe ambicien e nevojshme për ta udhëhequr qytetin drejt një të ardhmeje më të mirë. Rama theksoi se PS do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të japë zgjidhje për shqetësimet më të mëdha të qytetarëve, si furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve. Ai po ashtu njoftoi se do të ketë reformë…

Read More

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar bisedime me homologun e tij amerikan, Marco Rubio sipas mediave ruse. Kremlini informoi më parë se ai pritej të takohej me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas BBC, ekipi i Rubios ka dhënë detaje nga biseda. “Sekretari Rubio përsëriti thirrjen e Presidentit Trump që vrasjet të ndalen dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”, thuhet në deklaratën e shkurtër. Bisedimet ballë për ballë vijnë pasi Donald Trump sinjalizoi dje një ndryshim të dukshëm në qëndrimin…

Read More

Xherdan Shaqiri e fillon sonte misionin në Europa League me skuadrën e Basel. Zviceranët do të luajnë në transfertë me skuadrën e Freiburg, shkruan GazetaBlic Sport. Shaqiri është titullar i padiskutueshëm tek kampionët helvetikë. Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, kurse këto janë formacionet zyrtare.

Read More