Autor: TV News
Futbollisti i Barcelonës, Fermin Lopez, dha një intervistë për programin “El mon” në “RAC1”, në të cilën foli për mbërritjen e tij në akademinë e klubit, marrëdhënien me shokun e tij të skuadrës, Gavin, dhe ofertën e refuzuar nga Chelsea këtë verë. “Dita ime e parë në La Masia ishte më e keqja e jetës sime. Ishte hera e parë që isha larg shtëpisë dhe qava shumë. Barca ishte e interesuar për mua kur isha 11 vjeç, por babai im nuk pranoi të më linte të shkoja sepse isha shumë i vogël. Dy vjet më vonë, klubi na kontaktoi përsëri,…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se Rusia nuk dëshiron armëpushim. “Ukrainasit janë njerëz paqësorë edhe gjatë gjakderdhjes. Nuk ka armëpushim sepse “Rusia refuzon”, thotë ai, duke shtuar se ata rrëmbejnë “mijëra” fëmijë ukrainas. Zelensky tha se Rusia nuk i ka ndaluar bombardimet, madje as në zonat pranë objekteve bërthamore. Ai thotë se për shkak se institucionet ndërkombëtare janë “shumë të dobëta, kjo çmenduri vazhdon”. Presidenti ukrainas vëren se “edhe të jesh pjesë e një aleance ushtarake afatgjatë si NATO nuk do të thotë…
Në një postim të tij në Facebook, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë momentin e takimit të tij me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në postim, Presidenti Begaj theksoi se ky takim erdhi në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së, një iniciativë ndërkombëtare e rëndësishme për mbrojtjen e burimeve biologjike në detet dhe oqeane.“Është kënaqësi të takohem me Presidentin Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke…
Skuadra e Lirisë tani po shikon mundësitë për trajnerin e tyre të ri, pas largimit të Klodian Duros. Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Liridon Leci është emri më i nxehtë dhe kandidati në ‘pole position’ për t’u bërë trajner i klubit të madh kosovar. Liria ndodhet në vendin e 10’të në tabelë me 12 pikë, pas 8 xhirove në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Leci dhe Liria janë në bisedime, teksa marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë… /GazetaBlic Sport
Një situatë e pazakontë ndodhi në Nju Jork gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku masa të rrepta sigurie për lëvizjen e eskortës së Presidentit amerikan Donald Trump shkaktuan bllokim të përkohshëm të qarkullimit, duke i lënë disa liderë botërorë të presin në rrugë. Pas presidentit francez Emmanuel Macron, këtë herë në “kurthin” e masave të sigurisë ra edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili u detyrua të qëndronte në këmbë për disa minuta, në pritje që të përfundonte kalimi i eskortës së Trump. Ndryshe nga Macron, i cili e kaloi situatën me sportivitet dhe madje…
Një minator 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte në vendin e punës, në një subjekt minerar në Bulqizë. Dyshohet se Kujtim Dangri,u aksidentua gjatë punës, rreth orës 11:30 dhe për pasojë humbi jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë: Bulqizë /informacion paraprak Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt.
Skuadra e Lirisë ka njoftuar se Klodian Duro nuk ësht më trajner i tyre. Klubi prizrenas me një postim në rrjetet sociale njoftoi se Duro është larguar për arsye personale, teksa në ditët e ardhshme vendoset trajneri i ri. Ja njoftimi i klubit: “Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale. FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të…
Tajfuni Ragasa, cikloni tropikal më i madh në botë për këtë vit ka goditur pjesë të Tajvanit e Kinës në Azi, duke shkaktuar viktima, të humbur dhe miliona të zhvendosur. Hong Kongu dhe pjesë të Kinës jugore u vendosën në gatishmëri të lartë, ndërsa supertajfuni u afrua këtë të mërkurë me erëra dhe shira të fuqishëm, duke i detyruar autoritetet kineze të mbyllin shkollat dhe bizneset në të paktën 10 qytete. Gati 1.9 milion njerëz u zhvendosën në të gjithë provincën Guangdong, fuqinë ekonomike jugore të Kinës. Agjencia kombëtare e motit parashikoi se supertajfuni do të rriste intensitetin në orët në vijim, teksa…
Sali Berisha: Narko parlamenti i PS vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e parlamentit, Votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë. Qytetarët e panë se gjithçka është e pashpresë. Grupi mafioz ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, kushtetutë. Sot kishte mundësi të anulohej seanca dhe të rivendosej kushtetuta. Këta janë, Erion Veliaj, copy paste. Këta e kanë shumë të qartë që i pret fundi i Erionit. E drejta e vërteta vonon por nuk harron. Zbërtheni gjyqin e djeshëm të Erion Velisë, ishte supergjyqi i llojit të tyre. Njerëz që para disa muajsh kishin sulmuar…
Një nga ndeshjet më të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 do të luhet në muajin tetor. Serbia do të presë në shtëpi Shqipërinë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores. Një duel që veln më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një komb, si dhe ka në dorë “fatet” e ekipeve për rrugëtimin e tyre në Botëror. Për këtë përballje ka folur trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, i cili nga ceremonia e “Topit të Artë” theksoi se dueli me Shqipërinë dhe ai me Andorrën për ta janë vendimtarë. “Ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës,…
