Autor: TV News
Pas një ditë të lodhshme, çlodhja e trupit dhe muskujve janë thelbësor për një gjumë të mirë, të qetë dhe të rehatshëm. Por disa metoda natyrale të cilat mund t’i shndërrojmë edhe në zakone të mira të cilat na ndihmojnë të ndihemi mirë dhe të çlodhur në fund të ditës. Futja e Këmbëve në Ujë Të Ngrohtë me Sodë Mjafton të shtoni në një legen me ujë shumë të ngrohtë 3 lugë çaji me sodë, t’i përzjeni mirë e të mbani këmbët aty të paktën për gjysmë orë. Do të shikoni sesi dalëngadalë do ndjeni çlodhjen e të gjithë muskujve…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sot pjesëmarrës në Akademinë Përkujtimore të mbajtur me rastin e dyvjetorit të rënies së Rreshterit Afrim Bunjaku, i shpallur Hero i Kosovës. Ceremonia u zhvillua në nder të jetës dhe sakrificës së tij gjatë mbrojtjes së territorit të vendit në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Ngjarja u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës. Gjatë fjalimit të tij, Kurti e përshkroi këtë datë si një ndër më të rëndësishmet në rrugëtimin shtetformues të Kosovës, duke e cilësuar Bunjakun si shembull të…
Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë se vendet e NATO-s duhet të “përshpejtojnë” reagimin e tyre ndaj “ provokimeve të reja ” nga Rusia, veçanërisht në hapësirën ajrore të Evropës Lindore. “Kjo do të thotë që nëse dikush na provokon përsëri, do të na duhet të reagojmë pak më me forcë”, shpjegoi presidenti francez, duke folur nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së . Megjithatë, përballë këtyre provokimeve nga ushtria ruse, “ne nuk do të hapim zjarr”, shtoi ai, duke kundërshtuar homologun e tij amerikan Donald Trump , i cili tha…
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, beson se Lamine Yamal nuk e fitoi Topin e Artë për shkak të moshës së tij, por është i bindur se ylli i Barcelonës së shpejti do ta fitojë çmimin më prestigjioz individual. Yamal, i cili mbushi 18 vjeç në korrik, u rendit i dyti pas sulmuesit të Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele. “Nëse do të ishte mbi 23 vjeç, jam i sigurt se do ta kishte fituar edhe atë çmim, por meqenëse ishte më i ri, i dhanë tjetrin (trofeun e futbollistit të ri më të mirë)”, tha Tebas. Ndryshe nga Tebas, presidenti i…
“Një avion ushtarak rus fluturoi mbi një fregatë të Marinës Gjermane në Detin Baltik”. Kështu tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, në fjalimin e tij para Bundestag-ut, duke e krahasuar incidentin me ndërhyrjen e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore polake dhe estoneze. Këto incidente, që ndodhin vetëm brenda pak ditësh, “demonstrojnë qartë se Rusia po i teston gjithnjë e më shumë kufijtë e saj, përfshirë edhe kundër shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ai, informon “La Repubblica”. Tensionet gjatë javëve të fundit mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, teksa fillimisht me te dronë shkeli hapësirën ajrore…
“Një avion ushtarak rus fluturoi mbi një fregatë të Marinës Gjermane në Detin Baltik”. Kështu tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, në fjalimin e tij para Bundestag-ut, duke e krahasuar incidentin me ndërhyrjen e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore polake dhe estoneze. Këto incidente, që ndodhin vetëm brenda pak ditësh, “demonstrojnë qartë se Rusia po i teston gjithnjë e më shumë kufijtë e saj, përfshirë edhe kundër shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ai, informon “La Repubblica”. Tensionet gjatë javëve të fundit mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, teksa fillimisht me te dronë shkeli hapësirën ajrore…
Skuadra e Lirisë ka vendosur që të angazhojë Liridon Lecin si trajner të ri. Leci dhe Liria kanë arritur marrëveshje, por një marrëveshje e tillë nuk po i pëlqen një futbollisti që ka luajtur për vite të tëra tek kjo skuadër. Ish futbollisti Fitim Krusha, ka komentuar në postimin e klubit, duke qenë thellësisht kundër emërimit të Lecit në këtë pozitë. Ai mendon se dështimi i klubit me Lecin, do të ishte edhe më i madh. /GazetaBlic Sport/
Prokuroria ka marrë të pandehur Kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, për një sërë akuzash që lidhen me abuzime në tendera publikë dhe projekte infrastrukturore. Së bashku me të, janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Erion Isai, kryebashkiaku aktual i Kolonjës, është zyrtarisht i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre, si dhe falsifikim dokumentesh. Akuza i është komunikuar të martën nga Prokuroria, pas përfundimit të hetimeve paraprake. Çështja ka të bëjë me dy projekte konkrete: Ndërtimi i një segmenti rruge në aksin Korçë–Ersekë, i cili është shembur pak kohë…
Presidenti Donald Trump u premtoi udhëheqësve arabë gjatë një takimi se nuk do të lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të aneksonte Bregun Perëndimor, raporton Politico. Trump ishte i vendosur për këtë temë dhe presidenti premtoi se Izraelit nuk do t’i lejohej të aneksonte Bregun Perëndimor, i cili qeveriset nga Autoriteti Palestinez, jo nga Hamasi. Pavarësisht garancisë së Trump, një armëpushim për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare të Izraelit kundër Hamasit nuk ishte aspak afër. Sipas Politico, Trump dhe ekipi i tij paraqitën një dokument që përshkruante planin e administratës për t’i dhënë fund luftës. Trump u tha gazetarëve përpara…
Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë”, dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”. Pas hetimeve të kryera mbi tenderat e shpallur nga Bashkia Kolonjë, është rezultuar se shumica e tyre janë të parapara, me një ndarje tenderash që duket të jetë e paracaktuar. Po ashtu, raportohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar as me cilësinë e duhur, as sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor. Një rast konkret që përmendet është ai i rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave…
